web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Papa Francesku shfaqet i lodhur, nuk përfundon lutjen/ Besimtarët të shqetësuar

24 Mars 2024, 22:37, Kosova & Bota CNA
Papa Francesku shfaqet i lodhur, nuk përfundon lutjen/ Besimtarët
Papa Francesku

Papa Francesku nuk lexoi lutjen që kishte përgatitur për meshën e të Dielës së Palmës, ndërsa u shfaq i lodhur gjatë meshës në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan Në fund të leximit të atit të shenjë u mbajt një moment heshteje.

Kjo është hera e parë që një Papë nuk bën lutjen e të Dielës së Palmës.

"Lutjet e mia shkojnë për viktimat e sulmit terrorist të kryer mbrëmjen tjetër në Moskë... Mendimet e mia shkojnë gjithashtu tek Ukraina dhe Gaza. "Unë mendoj në një mënyrë të veçantë për Ukrainën e torturuar ku kaq shumë njerëz e gjejnë veten pa energji elektrike për shkak të sulmeve intensive ndaj infrastrukturës, të cilat, përveçse shkaktojnë vdekje dhe vuajtje, paraqesin rrezikun e një katastrofë humanitare. Le të mendojmë për Gazën që vuan kaq shumë”, tha Papa. 

Në meshën e kësaj të diele në Vatikan ishin të pranishëm 30 kardinalë, 20 peshkopë dhe 350 priftërinjtë.

Në sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur edhe 25 mijë besimtarë. Përgjatë viteve të fundit, Papa Francesku është përballur me një sërë problemesh shëndetësore./ CNA





Lajmet e fundit nga