Kosova bën hapa para/ Avancon statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe depute...

Sulmet dhe kërcënimet ndaj medias janë në rritje në rang botëror. Ekspertët thonë se gratë gazetare janë më të rrezikuara ndaj ngacmimeve. Pavarësisht rreziqeve, shumë gazetare nuk pranojnë të heshtin dhe vazhdojnë të raportojnë.
Forcimi i zërave të grave në botë, Zonja e Parë Jill Biden përshëndet fitueset e Çmimit “Gratë e Guximshme” për vitin 2024.
Njëra prej tyre është gazetarja dhe avokatja nga Uganda, Agather Atuhaire. E vlerësuar si një zë i besueshëm për drejtësi dhe përgjegjësi sociale, puna e kësaj gazetareje ka ndihmuar duke sjellë ndryshime.
Por me një çmim. Raportimi mbi njerëz të fuqishëm, të bën pre të kërcënimeve, thotë ajo.
“Unë kam qenë një person i shkujdesur. Asnjëherë nuk mendoja të vështroja pas krahëve apo të kontrolloja se çfarë po haja. Por, kjo ka qenë jeta që kam bërë në pak a shumë këto tre vitet e fundit. Cdo ditë, një armik i ri”.
Pavarësisht nga rreziqet, gazetarja Atuhaire thotë se ajo do të vazhdojë të flasë me zë të lartë.
“A e dini se cila është gjëja më e keqe që mund t’iu ndodhë në rast se flisni? Ndoshta mund të vdisni, por ama kështu mund të keni frymëzuar dikë tjetër për të folur”, shton ajo.
Gazetarët, veçanërisht ato gra, po vihen gjithnjë e më shumë në shënjestër, thonë analistët e medias.
“Dhe ne shohim se kjo po ndodh më shumë ndaj grave se sa ndaj burrave. Veç kësaj, ajo çka po shohim në ditët e sotme është se gratë po bëhen objektiv për lajme të rreme dhe fushata dezinformuese”, shprehet analistja e medias, Elisa Lees Muñoz.
Në vende si Afganistani, zëri i grave po dobësohet. Rikthimi i talebanëve çoi në largim të gjerë grave nga media, kufizim të të drejtave të tyre për të udhëtuar dhe vendosjen e rregullave të forta për veshjen, që e bëjnë të punuarit, të vështirë.
“Po shohim se janë në pamundësi bazike për të qenë pjesë e industrisë së lajmeve. Pikërisht për këtë nuk po e dëgjojmë dot zërin e tyre. Edhe pse, atje, sigurisht që ka gra jashtëzakonisht të zonja, të cilat po guxojnë të raportojnë nga këto vende dhe ne të njihemi me ngjarjet që ato sjellin”, shprehet Elisa Lees Muñoz, analiste e medias.
Gazetaret që janë në gjendje të raportojnë thonë se puna e tyre ka një ndikim të fortë.
“Ndjeva se pikërisht kjo ishte mundësia për të ndikuar mbi botën në mënyrë kuptimplotë dhe për ta bërë këtë përmes një ndërthurjeje prekëse, falë emocionit që përcillet përmes fotografisë, por dhe mendimit se çfarë mishëron fotografia”, shprehet fotoreporterja Corinne Dufka.
Fotoreporterja Dufka ka mbuluar konflikte dhe luftra civile. Përgjatë karrierës së saj, ajo ka qenë ndër të paktat gra që mbulonte ngjarje të tilla.
“Doja të pasuroja kronikat historike të konflikteve, kam mbuluar disa ngjarje që kanë qenë pak të mbuluara dhe vazhdojnë të mos raportohen ose kenë pak mbulim në media, por gjithashtu edhe të kontribuoja tek roli i grave në këtë gjini (zhaner) të gazetarisë, si fotoraportimi”, thekson ajo.
Në një kohë që studimet tregojnë se gazetaret janë objektiv i kërcënimeve dhe ngacmimeve, mbrojtësit e të drejtave të tyre duan ta mbushin këtë hendek. Synimi i tyre kryesor, më shumë gra nëpër redaksi, mbrojtje dhe mbështetje më e mirë për to./ VOA
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, dhe depute...
Rusia shkeli hapësirën ajrore të Polonisë të dielën në...
Rezultatet përfundimtare të rundit të parë të zgjedhjeve p...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshkruar 2...
Si sot 25 vite më parë, Organizata e Traktatit të Atlantik...
Forcat ajrore ukrainase njoftuan të shtunën se rrëzuan 31 ...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin po ngre alarmin ...
25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin ...
Gazetarët kanë notuar të shtunën në 10 plazhe Brighton nëp...
Bilanci i viktimave nga sulmi në Rusi është thelluar. "FS...
Kongresi amerikan miratoi në orët e para të së shtunës një...
Një person i arrestuar, i cili dyshohet se ka kryer sulmin...
Bllokimi i dhjetëra kamionëve me ndihma në anën egjipt...
Gjermania po planifikon të vendosë kontrolle të përkoh...
Pas sulmit të mbrëmjes së djeshme, presidenti rus, Vla...
Zyrtarët koreano-veriorë dhe ata kinezë janë takuar këtë j...
Andrey Vorobyev, guvernatori i rajonit të Moskës, thot...
Një nga sulmet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit në R...
Katër agresorët, të cilët u arrestuan në rajonin e Bry...
Katër persona të përfshirë në sulmin në sallën e koncertev...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...