"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...

Energjia diellore në komunitet po shndërrohet në një nga zgjidhjet për burime energjetike që nuk ndotin mjedisin. Panelet diellore, të gjendura në zonat urbane, në çatitë e ndërtesave të larta, të godinave të apartamenteve dhe magazinave, kanë filluar të luajnë një rol më të madh në përpjekjet e Amerikës për krijimin e një rrjeti energjie të gjelbër. Siç njofton nga Nju Jorku korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Aron Ranen, kjo merr rëndësi të veçantë ndërsa vala e të nxehtit po përfshin mbarë botën.
Ndërsa Amerika dhe mbarë bota kërcënohen nga ngrohja globale, dhe vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë globin, shumë njerëz po punojnë për të gjetur zgjidhje për uljen e ndotjes nga gazi karbonik, për të cilin shkencëtarët thonë se kontribuon për këto temperatura të larta.
“Vala e të nxehtit, në veçanti këtë javë, ka qenë ekstreme, në Evropë dhe në mbarë botën. Personalisht kujdesem shumë për mjedisin dhe kështu që po përpiqem të ngre një kompani të energjisë së pastër të përqendruar në zonat urbane, për të ndihmuar kundër ndryshimit klimatik”, thotë Russell Wilcox, themelues i kompanisë “Urban Energy”.
Panelet diellore si këto në lagjen Brooklyn të Nju Jorkut, ushqejnë me energji rrjetin elektrik, duke ofruar kështu energji të gjelbër nga e cila mund të përfitojnë të gjithë konsumatorët.
“Funksionojmë si një lloj mini-centrali energjie nëpër çatira, për ta ushqyer rrjetin me sa më shumë energji të pastër të jetë e mundur”, thotë zoti Wilcox.
Energjia e prodhuar nga ky sistem panelesh transmetohet në katin e nëndheshëm të godinës, ku kalon drejtpërdrejt në rrjetin elektrik të Nju Jorkut.
“Energjia vjen në formën e rrymës direkte dhe paisjet e shndërrojnë në rrymë alternative. Këtu gjendet edhe një sahat i kompanisë energjetike që mat sasinë e energjisë diellore që është prodhuar”, thotë zoti Wilcox.
Pasi hyn në rrjet, energjia shkon te të gjithë konsumatorët. Procesi i krijimit të energjisë diellore në komunitet, ka filluar të zërë vend në Amerikë.
22 shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë politika që mbështesin përdorimin e energjisë diellore në komunitet.
Shkencëtarët ngrenë pikëpyetjen nëse energjia diellore do të ruajë ritmin e duhur.
“Nuk e di, por mendoj se na duhet, qoftë edhe nëse përmbush vetëm një pjesë të vogël të nevojave”, thotë Vijay Modi, profesor i Universitetit të Kolumbias.
Ai thotë se situata është kritike dhe se duhet të hidhen të gjithë në veprim.
“Urgjenca e ndryshimit klimatik, që shumë njerëz po e quajnë krizë klimatike... shikoni edhe valën e të nxehtit ku gjendemi. Nëse shumë individë bëjnë pjesën e tyre, kjo mund të marrë vlerë të madhe”, thotë Vijay Modi, profesor i Universitetit të Kolumbias.
Burimet e rinovueshme të energjisë përbëjnë rreth 20% të energjisë që prodhohet në Shtetet e Bashkuara. Nga kjo vetëm 3% është energji diellore. Megjithatë, me angazhimin e marrë nga Presidenti Joe Biden për të arritur në nivelin zero të ndotjes nga sektori energjetik brenda vitit 2035, dhe me ndihmën që ofrojnë këto panele diellore, këto shifra me siguri që do të rriten.VOA
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, bëri thirrje t...
Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e B...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa lokacion...
Pas tensionimit të situatës në veri, ka reaguar edhe z...
Në veri të Kosovës janë bllokuar pikat kufitare me Ser...
Rreth orës 20:45 në veri të Mitrovicës janë ndalur sir...
Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka...
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë t...
Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim ...
Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kami...
Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekr...
Institucionet e Kosovës janë të bashkuara dhe të përku...
Forcat amerikane dhe rumune kryen stërvitje të përbash...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat...
Një zëdhënës i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoga...
Princi Charles i Uellsit ka marrë një donacion prej 1 ...
Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në porti...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet ...
Lëkundje tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Ser...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...