Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori gjithë vëmendjen javën e kaluar, kur tha se presidenti rus, Vladimir Putin, “nuk tallet” kur kërcënon me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë.
Ditë më parë, edhe senatori republikan, Marco Rubio, anëtar i Komitetit të Inteligjencës në SHBA, tha se ka frikë se Rusia mund të kryejë një sulm konvencional kundër një vendi anëtar të NATO-s. Kjo, sipas tij, për të penguar ndihmën ushtarake të aleancës për Ukrainën, e cila po lufton forcat pushtuese ruse.
Analistët, megjithatë, thonë se Putin ka më shumë gjasa të përdorë mjete të tjera, më pak kinetike, në përpjekje për të frikësuar Perëndimin.
Në këtë aspekt, ata përmendin sulmet e mundshme kundër tubacioneve të gazit, kabllove të të dhënave, por edhe satelitëve që rrotullohen rreth Tokës.
“Të gjitha këto metoda sulmesh do të ishin më logjike për Rusinë” sesa një sulm i drejtpërdrejtë ushtarak kundër objekteve të NATO-s, ose përdorimi i armëve bërthamore, thotë Sean Monaghan, analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, i cili më herët ka shërbyer edhe në Ministrinë britanike të Mbrojtjes.
Sulmi i mundshëm rus në një vend anëtar të NATO-s, sipas tij, do të nxiste reagimin e aleancës 30-anëtarëshe.
“Lufta me Ukrainën nuk është ekzistenciale [për Rusinë]. Lufta me NATO-n do të ishte ekzistenciale”, thotë ai.
Në rastin e tubacioneve nënujore të gazit ka akuza se Rusia e ka kryer tashmë një sulm të tillë.
Shpërthimet që kanë goditur dy tubacione që çojnë gazin natyror rus në Gjermani, në fund të muajit të kaluar, janë shenjë e gjërave që do të vijnë, thotë Monaghan.
Sipas hetuesve danezë dhe suedezë, tubacionet Rrjedha e Veriut 1 dhe Rrjedha e Veriut 2, që kontrollohen nga Rusia, kanë pësuar dëme të mëdha në fund të shtatorit, pas shpërthimit të disa qindra kilogramëve eksplozivë.
Biden dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë i kanë cilësuar këto shpërthime si “sabotim”.
Zyrtarët i kanë shmangur në masë të madhe akuzat e drejtpërdrejta, por shumë në Perëndim thonë se besojnë se Rusia i ka sabotuar tubacionet e saj, për të penguar ndihmën e Evropës për Ukrainën.
Rusia, ka muaj, që i ka zvogëluar eksportet e gazit për në Evropë - gjë që ka shkaktuar rritje çmimesh dhe ka thelluar krizën energjetike në kontinent.
Kremlini i ka mohuar akuzat dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara, të cilat, fillimisht, kanë qenë kundërshtare të këtyre tubacioneve.
Shpërthimet në tubacione kanë rritur shqetësimet në Perëndim për sulme të Rusisë kundër tubacioneve dhe kabllove nënujore evropiane.
Më 8 tetor, dëmtimi i kabllove në tokë ka ndaluar për disa orë trafikun hekurudhor në Gjermaninë veriore.
Operatori shtetëror hekurudhor ka thënë se bëhet fjalë për “sabotim” dhe ka nisur hetime për rastin.
Monaghan thotë se sulmet kundër një infrastrukture të tillë kritike janë të mohueshme dhe “qëllimisht nuk e kalojnë pragun që kërkon përgjigje [ushtarake]”.
William Courtney, ish-diplomat karriere që ka marrë pjesë në bisedimet për mbrojtje midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, thotë gjithashtu se Rusia ka më shumë gjasa ta përshkallëzojë situatën duke sulmuar tubacionet, kabllot e internetit ose satelitët.
Sulmi kundër Polonisë mund të mos jetë i suksesshëm, thotë ai - vendi ka shumë forca të armatosura dhe është në gatishmëri të lartë.
“Në vend që ta godasë territorin e një anëtari të NATO-s, Rusia mund të synojë një objektiv që është më i mjegullt sa i përket mënyrës se si do të përgjigjej NATO-ja”, thotë Courtney, i cili tani është analist në Institutin RAND në Uashington.
Rusia, në të kaluarën, ka kryer sulme të mëdha hibride kundër anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të tjera.
Në vitin 2007, Rusia ka kryer një sulm të koordinuar kibernetik kundër Estonisë, që ka zgjatur një javë. Në shënjestër kanë qenë ueb-faqet e Qeverisë, bankave, kompanive të telekomunikacionit, ofruesve të internetit dhe mediave.
Sulmi ka ndodhur pasi Talini ka zhvendosur një memorial të diskutueshëm të luftës sovjetike nga qendra e qytetit. Në kulmin e sulmit, kartat bankare dhe rrjetet e telefonisë celulare kanë qenë të ngrira përkohësisht.
Rusia ka qenë e dyshuar edhe për incidente të tjera.
Në vitin 2021, kabllot nënujore në brigjet e Norvegjisë janë prerë dhe marrë.
Sensorët e bashkëngjitur kabllove kanë pasur kapacitet për të marrë informacione për nëndetëset ruse. Kjo ka bërë që disa të besojnë se Moska mund të ketë qenë prapa incidentit.
Më pas, më 7 janar të këtij viti, një nga dy kabllot nënujore me fibra optike, që mundësojnë lidhje interneti dhe komunikimi midis Norvegjisë dhe arkipelagut Svalbard në Oqeanin Arktik, është këputur.
Kabllot, gjithashtu, ofrojnë energji për Agjencinë Hapësinore të Norvegjisë që të drejtojë Stacionin Satelitor Svalbard - njërin nga vetëm dy stacionet tokësore që mund të shkarkojnë të dhëna nga satelitët në orbitën polare.
Rusia, më herët, ka shprehur shqetësim se ky stacion mund të përdoret për të shkarkuar të dhëna nga satelitët ushtarakë, si dhe nga satelitët komercialë.
Gjithashtu në janar, admirali Sir Tony Radakin, shef i Shtabit të Mbrojtjes britanike, ka shprehur shqetësim për “rritjen e aktivitetit të nëndetëseve ruse” gjatë dy dekadave të fundit.
Në një intervistë për gazetën The Times të Londrës, ai ka thënë se Rusia ka aftësi detare për t’i vënë në rrezik dhe “për t’i shfrytëzuar potencialisht” kabllot nënujore.
Monaghan thotë se ka trafik të madh të të dhënave që kalon përmes një numri të vogël kabllosh nën Detin Baltik, Detin e Veriut dhe Oqeanin Atlantik.
“Ekonomitë perëndimore janë të varura nga ky shkëmbim i të dhënave, pasi ne kemi kryesisht ekonomi digjitale, dhe Rusia e di këtë”, thotë ai.
“Pra, unë i shoh shpërthimet në gazsjellës si një lloj paralajmërimi i nënkuptuar për aftësitë e avancuara nënujore, të cilave NATO-ja duhet t’u përgjigjet”, shton Monaghan.
Sipas tij, Rusia ka “forca jashtëzakonisht të mëdha detare, hapësinore dhe kibernetike, që janë të afta të shkaktojnë dëme aty ku dhemb”.
Caqet e mundshme të Rusisë nuk janë vetëm nën det.
Nëntorin e kaluar, Rusia ka kryer testin e parë të një rakete anti-satelitore, me ngjitje të drejtpërdrejtë, duke shkatërruar një objektiv të epokës sovjetike në orbitën e ulët të Tokës dhe duke shkaktuar shqetësime për aftësitë e saj hapësinore.
Konstantin Vorontsov, udhëheqës i delegacionit rus në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çarmatimit, ka thënë muajin e kaluar se përdorimi i aseteve satelitore komerciale dhe civile nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, për të ndihmuar Ukrainën, “paraqet përfshirje indirekte në konfliktet ushtarake” dhe se “kuazi-infrastruktura civile”, siç është shprehur ai, mund të bëhet objektiv legjitim për hakmarrje.
Forcat e Ukrainës janë mbështetur shumë në qasjen satelitore, për të kryer operacione kundër forcave ruse.
Kompania SpaceX e Elon Muskut ka dërguar më shumë se 15.000 terminale Starlink në Ukrainë, për të rritur mbulueshmërinë me internet, pas një sulmi kibernetik të Rusisë kundër infrastrukturës ukrainase.
Planet Labs dhe Maxar Technologies, firma komerciale të imazheve satelitore, kanë ofruar gjithashtu informacione të rëndësishme të inteligjencës, duke shpërndarë imazhe me rezolucion të lartë nga fushëbeteja.
Courtney thotë se NATO-ja, me gjasë, është duke mbikëqyrur më shumë infrastrukturën e cenueshme. Ai thotë se nuk mund të spekulojë se si do t’i përgjigjej NATO-ja një sulmi të tillë./REL
Për Vladimir Putin e sivjetshmja ishte një ditëlindje e ve...
Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kritik...
Departamenti i Drejtësisë i kërkoi të premten një gjykate ...
Brenda 24 orëve niveli i mbushjes së depozitave të gazit n...
"Serbia duhet të ndryshojë tani praktikën e vizave", kërko...
Breshëria e raketave të presidentit rus Vladimir Putin kun...
Arabia Saudite i refuzoi si “të pabazuara në fakte” kr...
Rusia u ka premtuar strehim falas banorëve të rajonit ...
Kryeministrja britanike, Liz Truss, e ka shkarkuar min...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmë...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, më 14 tetor hodhi pos...
Rusia ua ka ndaluar hyrjen ministrit të Jashtëm të Malit t...
Grupi punues i Këshillit të BE-së diskutoi për herë të parë ...
Parlamenti i Turqisë miratoi të enjten një ligj të propozuar...
Komisioni i Kongresit që heton sulmin ndaj Kapitolit të Sh...
Shtetet e Bashkuara publikuan këtë javë Strategjinë e Sigu...
Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, u motivua nga këto...
“Pse kështu duket një ushtri fitimtare?”- thotë me zë të l...
Presidenti rus Vladimir Putin i tha të enjten homologu...
Burra të veshur me të zeza, duke ngarë motoçikleta, sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...