
Ambasada e Francës në Kosovë ka komentuar mbi deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron për pezulimin e vizave me Kosovën.
"Sot, më 18 tetor, asgjë nuk është vendosur për të penguar liberalizimin e vizave më 1 janar. Nuk ka asnjë vendim teknik për të vënë në pikëpyetje liberalizimin e vizave për Kosovën", u tha nga ambasada e Francës në Kosovë.
Në përgjigje për "SchengenVisaInfo.com", ambasada ka thënë se Macron nga Tirana, dëshironte t'i transmetonte një mesazh politik Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë arsye, ai pret që "autoritetet në Kosovë si dhe ato në Serbi t'i mbajnë premtimet e tyre dhe të angazhohen për të bërë përparim në javët e ardhshme” për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që synon të arrijë një marrëveshje normalizimi.
Sipas ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Gero, deklarata e Macron-it për vizat është keqinterpretuar. Ai u shpreh për mediat vendase se nuk ka vendim për pezullimin e vizave për Kosovën nga Franca dhe se liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.
Burime nga Brukseli thanë për "Radion Evropa e Lirë" se pezullimi i vizave është i mundur vetëm përmes procedurave në Këshillin e BE-së, duke përdorur rregulloren për mekanizmin e pezullimit të vizave nga viti 2018.
Burime diplomatike brenda BE-së sqaruan se nuk është e mundur që një vend të pezullojë liberalizimin e vizave për një vend tjetër dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes një rregulloreje të Këshillit të BE-së.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se institucionet franceze e kanë njoftuar se procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët nuk është shtyrë./CNA
Kisha ortodokse greke e Shën Porfirit është goditur ng...
Duke deklaruar se udhëheqja amerikane “mban botën së bashk...
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në “Open” se kryemin...
Arkeologët kanë zbuluar varrin e një gruaje të fuqishme që...
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje të enjt...
Rishi Sunak ka premtuar se Mbretëria e Bashkuar do të qënd...
Sidney Powell, ish-avokatja e Donald Trumpit, ish-presiden...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka qortuar ashpër pres...
Një raport i Pentagonit mbi fuqinë ushtarake të Kinës ...
Rusia arrestoi të mërkurën një gazetare të Radios Evro...
Zyrtari për media i Qeverisë në Gaza, ka thënë të enjt...
BE ka kërkuar nga TikTok dhe Meta që t'i japin BE-së i...
Policia italiane vijon megaoperacionin e nisur në vitin 20...
Parlamenti Evropian e ka miratuar rezolutën e propozuar pë...
Mediat palestineze raportojnë se gruaja e parë dhe e v...
Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor, Sht...
Terrori i Hamasit kundër Izraelit dënohet ashpër, Izra...
Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë që kanë përdorur arm...
Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor,...
Zyrtari i lartë i DASH, Josh Paul, ka dhënë dorëheqjen...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...