Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Luftëtarët e Hamasit ka të ngjarë që kanë përdorur armë të Koresë së Veriut gjatë sulmeve të tyre më 7 tetor ndaj Izraelit. Agjencia "Associated Press" tha se ky përfundim është nxjerrë pas analizimit të një videoje dhe armëve që janë kapur nga Izraeli, pavarësisht se Pheniani ka mohuar se i shet armë këtij grupi militant palestinez.
Videoja është analizuar nga dy ekspertë për armët e Koresë së Veriut. Agjencia "Associated Press" ka analizuar armët e kapura në fushëbetejë, por është bazuar edhe në inteligjencën ushtarake të Koresë së Veriut, dhe sipas AP-së, videoja tregon se Hamasi ka përdorur raketahedhës krahu F-7, armë që zakonisht luftëtarët e përdorin kundër autoblindave.
Këto dëshmi hedhin dritë në dërgesat e paligjshme të armëve që Koreja e Veriut – shtet i goditur nga sanksionet ndërkombëtare – përdor në mënyrë që të financojë programet e saj të armëve.
Armët F-7 mund të mbushen me shpejtësi, që i bëjnë ato armë të vlefshme për forcat guerile. Granatahedhësi F-7 është dokumentuar se janë përdorur edhe në Siri, Irak, Liban dhe Rripin e Gazës tha N.R. Jenzen-Jones, ekspert i armëve që punon në Armament Research Services.
“Koreja e Veriut për një kohë të gjatë ka mbështetur grupet palestineze dhe armët verikoreane edhe në të kaluarën janë dokumentuar në mesin e dërgesave të ndaluara”, tha Jenzen-Jones për "Associated Press".
Hamasi ka publikuar fotografi të trajnimeve ku shfaqen luftëtarët e tij me armë sikurse granatahedhës dhe elemente të tjera që përkojnë me F-7, tha Matt Schroeder, hulumtues në institutin Small Arms Survey, i cili ka shkruar një udhëzues për armët e lehta të Koresë së Veriut.
“Nuk është befasi që shohim armë të Koresë së Veriut te Hamasi”, tha Schroeder.
Arma verikoreane F-7 i ngjan granatahedhësit të epokës sovjetike RPG-7, por ka disa dallime.
Armët që janë kaluar nga ushtria izraelite u janë shfaqur gazetarëve. Në mesin e armëve ka edhe elemente të tjera që i përkasin granatahedhësve F-7.
Gjatë një takimi me gazetarë, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut në mënyrë specifike ka identifikuar F-7 si një prej armëve të Veriut që besohet se Hamasi ka përdorur gjatë sulmeve ndaj Izraelit. Ushtria izraelite nuk i është përgjigjur AP-së lidhur me origjinën apo prodhuesin e këtyre granatahedhësve, duke argumentuar se lufta që po vazhdon ndaj Hamasit e parandalon të komentojë për këtë temë.
Koreja e Veriut, përmes agjencisë së lajmeve KCNA, javën e kaluar ka mohuar pretendimet se Hamasi ka përdorur armë të saj, duke i cilësuar këto pretendime si “të pabaza dhe të rreme” që sipas Phenianit janë të orkestruara nga Shtetet e Bashkuara.
Videot dhe fotografitë e propagandës së Hamasit, që janë publikuar në të kaluarën, kanë shfaqur militantët duke përdorur raketa kundërtanke Bulsae të Koresë së Veriut. Jenz-Jones tha se beson se bazuar në videot dhe fotografitë, militantët e Hamasit po ashtu kanë përdorur pushkë 58, të Koresë së Veriut, që është një variant për Kallashnikovin.
Irani po ashtu ka modeluar disa prej raketave të tij balistike bazuar në variantet që ka Koreja e Veriut.
Irani për një kohë të gjatë mbështet Hamasin dhe e ka përgëzuar pas sulmeve të 7 tetorit ndaj Izraelit./ Rel
Pak orë pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit më 7 tetor,...
Zyrtari i lartë i DASH, Josh Paul, ka dhënë dorëheqjen...
Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi dhe presiden...
Ligjvënësi republikan Jim Jordan nuk arriti të marrë votat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kë...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi të mërkurën se ...
Parlamenti rus ka miratuar projektligjet për tërheqjen...
Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtje...
Sipas ekspertëve në Izrael, vizita e sotme e President...
Monique Jeremiah ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell t...
Deputeja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar p...
Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka t...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se kanë vendosur ...
Këtë vit Panairi i Frankfurtit mbledh më shumë se 4200...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat ...
Alarmi për bombë ka shkatuar panik në disa aeroporte të Fr...
Presdienti amerikan, Joe Biden ndodhet në Izrael, ku k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...