Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Ligjvënësi republikan Jim Jordan nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t'u zgjedhur kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve edhe pas një raundi të dytë votimi që u mbajt të mërkurën, duke dështuar të bindë kundërshtarët e tij brenda grupit republikan, që ta mbështesin atë.
Nëse do të zgjidhej, zoti Jordan do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-kryetarin Kevin McCarthy, i cili u shkarkuar nga kjo pozitë, nga vetë republikanët.
Për të dytën ditë me radhë ligjvënësi Jim Jordan, që ka marrë mbështetjen e ish-Presidentit Donald Trump, nuk arriti të sigurojë 217 votat e nevojshme për t’u bërë kryetar, pasi 22 republikanë dhe të 212 demokratët, votuan kundër tij.
Por edhe pas këtij dështimi zoti Jordan tha se nuk ka në plan të tërhiqet.
Ai është zotuar të qëndrojë në garën për kryetar pavarësisht se raundi i dytë dëshmoi një rënie në mbështetje. Të martën 20 republikanë votuan kundër tij, ndërsa të mërkurën 22 nuk i dhanë atij mbështetje.
Zoti Jordan tha se do të takohej me secilin prej ligjvënësve individualisht dhe se nuk e dinte se kur do të kërkonte që të mbahej një raund i tretë votimi. Ditën e mërkurë atij i nevojiteshin 18 vota për t'u bërë kryetar i Dhomës.
Dhoma e Përfaqësuesve është futur tashmë në ditën e 16-të të saj pa një udhëheqës, duke pezulluar punën e Kongresit, e duke paralizuar përgjigjen ndaj shqetësimeve që lidhen me konfliktit në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, ose për të ndërmarrë veprime për të shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë për shkak të përplasjeve lidhur me buxhetin.
Totali i votave të ligjvënësit Jim Jordan prej 199 të tilla, ishte më pak se 200 vota republikanësh që ai siguroi të martën, në votimin e parë. Kjo shifër është edhe më e vogël sesa arriti të sigurojë Kevin McCarthy, në cilindo nga 15 raundet e votimit, që çuan tek zgjedhja e tij si kryetar i Dhomës.
Edhe pse zoti Jordan thotë se do të vazhdojë të qëndrojë në garë republikanë të tjerë kanë thanë se ka ardhur koha për të shqyrtuar një opsion tjetër, që do t'i jepte fuqi më të madhe ligjvënësit Patrick McHenry, i cili mban përkohësisht detyrën e kryetarit.
"Unë nuk shoh që rezultati të ndryshojë", u tha gazetarëve ligjvënësi Mike Lawler. "Ne duhet të fuqizojmë Patrick McHenry-n, që të shërbejë si kryetar i përkohshëm, në mënyrë që të mund të bëjmë punën për të cilën jemi ngarkuar nga populli amerikan".
Kjo ide është hedhur si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët, si dhe nga dy ish-kryetarë republikanë të Dhomës, Newt Gingrich dhe John Boehner.
Sipas një propozimi të paraqitur nga ligjvënësi Mike Kelly, zoti McHenry do të emërohej si kryetar deri më 17 nëntor ose derisa të zgjidhej një kryetar i përhershëm. Një propozim i tillë mund t'i japte kohë edhe më shumë zotit Jordan për të siguruar mbështetje që të zgjidhet në detyrën e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve./ VOA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kë...
Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi të mërkurën se ...
Parlamenti rus ka miratuar projektligjet për tërheqjen...
Policia është përleshur me protestuesit të mërkurën gjatë ...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtje...
Sipas ekspertëve në Izrael, vizita e sotme e President...
Monique Jeremiah ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ...
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell t...
Deputeja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar p...
Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka t...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën se kanë vendosur ...
Këtë vit Panairi i Frankfurtit mbledh më shumë se 4200...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat ...
Alarmi për bombë ka shkatuar panik në disa aeroporte të Fr...
Presdienti amerikan, Joe Biden ndodhet në Izrael, ku k...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i cilësoi si “shk...
Një nga platformat më të mëdha në botë për udhëtarët në bo...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar në lidhje me ...
Disa vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut po ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...