
Ligjvënësit republikanë zgjodhën përmes një votimi të premten zotin Jim Jordan si kandidatin e tyre të ri për të marrë kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve, një aleat i ngushtë i republikanit Donald Trump që po kërkon të rimarrë postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.
Zgjedhja e zotit Jordan, një nga themeluesit e Grupit për Lirinë, do ta vëndoste linjën e ashpër konservatore në një pozitë qendrore të udhëheqjes në vend.
Një numër i madh mbështetësish të profilit të lartë, përfshirë komentatorin Sean Hanity të kanalit televiziv Fox News, u bënë trysni publike ligjvënësve që ta mbështesin zotin Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve pas shkarkimit të republikanit Kevin McCarthy nga ky post.
Ligjvënësi nga Ohajo, Jim Jordan, do të përpiqet të bashkojë republikanët e përçarë që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve përpara një votimi të përgjithshëm, i cili mund të shtyhet për javën që vjen. Republikanët votuan 124-81 për të emëruar ligjvënësin Jordan në postin e lartë të Kongresit amerikan.
“Unë mendoj se Jordan-i do të bëjë një punë të shkëlqyer”, tha zoti McCarthy përpara votimit. “Duhet të vazhdojmë në rrugën e duhur”.
Beteja ka qënë e ashpër mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për zgjedhjen e drejtuesit të partisë pas shkarkimit të paprecedentë të zotit McCarthy nga një numër i vogël ligjvënësish të vijës së ashpër.
Ngërçi midis fraksioneve, tashmë në javën e dytë, e ka futur Dhomën e Përfaqësuesve në kaos, duke i ndalur të gjitha veprimet e organit legjislativ.
Vëmendja u përqendruar tek zoti Jordan, kryetar i Komisionit Juridik dhe themeluesi i Grupit të Lirisë, i përbërë nga ligjvënës të vijës së ashpër, pasi udhëheqësi i mazhorancës Steve Scalise hoqi dorë nga kandidatura e tij kur u bë e qartë se disa ligjvënës do të refuzonin të mbështesnin emërimin e tij. Por jo të gjithë republikanët e mbështesin kandidaturën e zotit Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Zoti Jordan njihet për aleancën e tij të ngushtë me zotin Trump, veçanërisht kur presidenti i atëhershëm po përpiqej të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që u pasua me trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.
Dhoma e Përfaqësuesve po hyn në javën e dytë pa një kryetar dhe në thelb nuk është në gjendje të funksionojë. Ndërkaq po rritet trysnia politike mbi republikanët për të ndryshuar kurs dhe për të rivendosur kontrollin e shumicës e për të siguruan funksionimin normal të Dhomës.
Një nga arsyet lidhet me buxhetin për të financuar qeverinë, gjë që nëse nuk ndodh, rrezikon mbylljen e saj brenda një muaji.
Ligjvënësit gjithashtu duan që Kongresi të bëjë një deklaratë të fortë mbështetjeje për Izraelin në luftën kundër Hamasit, por një rezolutë dypartiake është anashkaluar për shkak të ngërçit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Po kështu, Shtëpia e Bardhë pritet të kërkojë së shpejti fonde për Izraelin, Ukrainën dhe mbushjen e rezervave amerikane me armë.
Demokratët kanë mbështetur udhëheqësin e tyre, Hakeem Jeffries, gjatë votimeve tjera për kryetar të Dhomës dhe pritet të veprojnë njësoj edhe kësaj radhe.
Një këshilltar i udhëheqësve demokratë, që foli me kusht që të mos i bëhej emri publik, tha se demokratët janë të gatshëm të mbështesin një kandidat kompromisi mes dy partive, por sipas tyre, republikanët nuk i kanë kontaktuar mbi këtë çështje./ VOA
Më shumë se 3300 persona kanë mbetur të vrarë nga luftimet...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Anto...
Presidenti i SHBA Joe Biden ka deklaruar se ditën e so...
Drejtori për shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdi...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është drejtua...
Protestat pro Palestinës kanë vazhduar në të gjithë botën ...
Disa orë pas fillimit të sulmit të tmerrshëm të Hamasit, S...
Qeveria e Kosovës mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të re...
Një gazetar i agjencisë së lajmeve “Reuters” është vra...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock do të ...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit vijon të jetë shumë e a...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan këtë të premt...
UNICEF ka ngritur alarmin duke deklaruar se numri i fë...
Ushtria izraelite ka lëshuar fletëpalosje nga qielli m...
Thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri t...
Senatorja e Shteteve të Bashkuara, Jeanne Shaheen, tha të ...
Tubimet në mbështetje të Gazës janë organizuar sot në ...
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka thënë të prem...
Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rë...
Protesta në botën islamike për luftimet midis Izraelit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...