
Republikani Steve Scalise i dha fund përpjekjes së tij për t'u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, pasi nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme brenda republikanëve për të fituar postin.
Zoti Scalise ua njoftoi vendimin kolegëve të tij republikanë në një takim me dyer të mbyllura të enjten vonë në mbrëmje.
Hapat e ardhshëm mbeten të pasigurt, pasi Dhoma e Përfaqësuesve aktualisht nuk po funksionon, ndërkohë që shumica republikane përpiqet të zgjedhë një kryetar pas shkarkimit nga kjo detyrë e Kevin McCarthy-it, falë një iniciative të nxitur nga disa ligjvënës republikanë të vijës së ashpër.
I emëruar nga republikanët për të kandiduar si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm një ditë më parë, ligjvënësi Steve Scalise hasi në një problem të njohur; kolegët skeptikë republikanë konservatorë, që refuzuan t'i japin atij mbështetje. Pa votat e tyre zoti Scalise nuk do të siguronte dot shumicën për të fituar këtë post.
Shumë ligjvënës të vijës së ashpër, duke marrë sinjalet e tyre nga Donald Trump-i, janë futur në një luftë të zgjatur për të zëvendësuar Kevin McCarthy-n pas largimit të tij nga detyra, gjë që shënoi histori. Ata kanë thënë se edhe udhëheqësi i shumicës zoti Scalise, nuk ishte një zgjedhje më e mirë dhe se ai duhet të përqendrohet te problemet e tij me shëndetin ndërsa lufton me kancerin. Deri tani nuk është përcaktuar ndonjë datë për votim për postin e kreut të Dhomës.
Dhoma e Përfaqësuesve po hyn në javën e dytë pa një kryetar dhe në thelb nuk është në gjendje të funksionojë. Ndërkaq po rritet trysnia politike mbi republikanët për të ndryshuar kurs dhe për të rivendosur kontrollin e shumicës e për të siguruan funksionimin normal të Dhomës.
Një nga arsyet lidhet me buxhetin për të financuar qeverinë, gjë që nëse nuk ndodh, rrezikon mbylljen e saj brenda një muaji. Ligjvënësit gjithashtu duan që Kongresi të bëjë një deklaratë të fortë mbështetjeje për Izraelin në luftën kundër Hamasit, por një rezolutë dypartiake është anashkaluar për shkak të ngërçit në Dhomën e Përfaqësuesve. Po kështu Shtëpia e Bardhë pritet të kërkojë së shpejti para për Izraelin, Ukrainën dhe mbushjen e rezervave amerikane me armë.
Demokratët kanë mbështetur udhëheqësin e tyre, Hakeem Jeffries, gjatë votimeve tjera për kryetar të Dhomës dhe pritet të veprojnë njësoj edhe kësaj radhe. Një këshilltar i udhëheqësve demokratë, që foli me kusht që të mos i bëhej emri publik, tha se demokratët janë të gatshëm të mbështesin një kandidat kompromisi mes dy partive, por sipas tyre, republikanët nuk i kanë kontaktuar mbi këtë çështje./ VOA
Ushtria izraelite u bëri thirrje të premten të gjithë civi...
Luftimet mes Izraelit dhe Hamasit vijojnë të jenë të ashpr...
Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humani...
Një grua shpenzoi më shumë se 4000 paund dhe u martua me v...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha n...
Britania e Madhe do të dërgojë avionë vëzhgimi dhe dy ...
Shkencëtarët po testojnë një vaksinë novatore për aler...
Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione nda...
Ndërsa luftimet në Izrael dhe Gaza kanë lënë në hije disku...
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO...
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko thotë se ...
Një rrëfim i trishtë vjen nga një baba në Izrael, i ci...
Për ata që kërkojnë një përvojë të paharrueshe për Hal...
Autoritetet siriane kanë njoftuar se forcat izraelite kanë...
Qëllimi i vizitës në Kosovë dhe Serbi i përfaqësuesve ...
Këshilli Norvegjez për Refugjatë (KNR) i ka bërë thirrje t...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken gjatë fjalës...
Ministria e Mbrojtjes së Izraelit njofton se më shumë se 5...
Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e fosh...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...