Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Autoritetet ndërkombëtare në Kosovë kanë kritikuar Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), i cili nuk e certifikoi subjektin politik Lista Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 28 dhjetor.
Vetëm dy vota ishin për, nga dy anëtarët e partisë Vetëvendosja në KQZ, ndërsa pesë anëtarët e tjerë abstenuan. Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë shprehu keqardhje për vendimin e KQZ-së, duke thënë se kjo "reflekton politizim të procesit zgjedhor nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera, gjë që bie ndesh me parimet e një procesi të rregullt dhe gjithëpërfshirës”.
"Sjellje të tilla janë të dëmshme për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagimin e BE-së.
Edhe misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Kosovë theksoi se është "seriozisht i shqetësuar për rritjen e polarizimit politik brenda KQZ-së, i cili reflektohet në sjelljen gjatë votimit që duket se udhëhiqet nga interesa partiake, e jo nga kritere ligjore dhe parime demokratike".
"Sjellja e tillë minon paanshmërinë dhe besueshmërinë që janë thelbësore për një organ të pavarur të administrimit të zgjedhjeve", thuhet në reagimin e OSBE-së.
Reagimi amerikan dhe gjerman
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se "përpjekjet e saj për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë me vizion afatshkurtër dhe përçarës”.
"Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë me vizion afatshkurtër dhe përçarës. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla dëmtojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, duke përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të çuar përpara mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, nga ana e tij, shkroi se "procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrimet politike që bëhet nga akterët politikë”.
"Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të KQZ-së në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, shkroi Rudolph.
Hargreaves: Veprimet dëmtojnë reputacionin e Kosovës
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se veprimet si ky i KQZ-së "e kërcënojnë reputacionin e Kosovës si demokraci multietnike”.
"Jam thellësisht i shqetësuar me përpjekjen e fundit të aktorëve politikë për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në procesin zgjedhor. Veprime të tilla kërcënojnë ta shkatërrojnë reputacionin e fituar me mund të Kosovës si një demokraci multietnike dhe të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët e ngushtë”, shkroi Hargreaves.
Ndërsa ministri serb i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, e cilësoi këtë vendim si "plotësisht të papranueshëm".
"Kjo tregon jo vetëm mungesën e kapaciteteve demokratike, por edhe një qëndrim plotësisht të papranueshëm ndaj tërë një komuniteti kombëtar”, tha Gjuriç. Ai beson se "me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, ky vendim do të rishikohet”.
LS ka të drejtë të ankohet
Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka të drejtë të ankohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Kjo është hera e tretë që KQZ nuk e certifikon fillimisht këtë parti, pasi ngjashëm veproi edhe për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në të dy rastet e mëhershme, PZAP-ja refuzoi vendimin e KQZ-së. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëseve të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa në zgjedhjet lokale të 12 tetorit ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe, duke u rikthyer në pushtet pasi në vitin 2022 i kishte braktisur institucionet e Kosovës.
KQZ gjatë mbledhjes së fundit bëri të ditur se për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë aplikuar 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Në këtë mbledhje, KQZ certifikoi 22 subjekte politike. /DW
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se “nuk do të is...
Autobusët e transportit publik e rifilluan punën të mërkur...
Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jas...
Këngëtarja e njohur, Sabrina Carpenter, ka reaguar ashpër ...
Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti ja...
BE dhe Kanadaja njoftuan të hënën se ishte arritur një mar...
Dëmi moral dhe simbolik, ose, më saktë, politik, i shkaktu...
Bashkimi Europian synon t'u japë fund të gjitha importeve ...
Pesë orë bisedime midis presidentit rus Vladimir Putin dhe...
Unioni Kombëtar i Gazetarëve dhe Federata Ndërkombëtare e ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, pasi një paci...
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 ...
Kandidati presidencial peruan, Rafael Belaunde u qëllua kë...
Protestat e fermerëve në Greqi morën një tjetër përshkallë...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të martë mb...
Papa Leo XIV e përfundoi qëndrimin e tij në Liban duke bër...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi posht...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifik...
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kërkesat e E...
Kompania ajrore ‘Airbus’ ka konfirmuar se po përballet me ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...