Rama me banorët: Hyrja e SPAK në këtë proces nuk është për projektin e Zvërnecit
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...
Në takimin me banorët në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka...

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor, por pa buxhet të miratuar dhe pa mjete për organizimin e tyre.
Qeveria në detyrë nuk i ka ndarë ende fondet e kërkuara për procesin zgjedhor, duke rrezikuar jo vetëm mbajtjen e zgjedhjeve, por edhe funksionimin financiar të shtetit në fillim të vitit të ardhshëm.
Kosova po hyn në një periudhë vendimtare politike, me zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të caktuara për 28 dhjetor, por pa siguruar ende mjetet financiare për organizimin e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paralajmëruar se përkundër afateve të ngushta, Qeveria në detyrë nuk i ka ndarë buxhetin e kërkuar prej 11.5 milionë eurosh, duke rrezikuar zbatimin e proceseve kyçe si shtypja e fletëvotimeve, dërgimi i tyre jashtë vendit dhe përgatitjet logjistike për ditën e votimit.
Në mbledhjen e sotme, KQZ ka diskutuar për procedurat emergjente që do të mundësonin nisjen e tenderëve për shërbimet zgjedhore, megjithëse pa buxhet asnjë proces nuk mund të fillojë zyrtarisht.
Drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, ka konfirmuar se që nga kërkesa e bërë më 26 nëntor, Ministria e Financave nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
“Më 25 nëntor 2025, KQZ ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës. Ne menjëherë të nesërmen, përmes kërkesës, përmes arkivit dhe email-it, i kemi dërguar në Ministrinë e Financave. Aktualisht nuk kemi asnjë njoftim lidhur me kërkesën që është parashtruar”.
Sipas planit të miratuar nga KQZ më 25 nëntor, kostoja për organizimin e zgjedhjeve arrin 11,493,526 euro, ku vetëm 3.7 milionë euro janë të destinuara për dërgimin e fletëvotimeve për votuesit jashtë Kosovës. Votimi me postë është paraparë të nisë më 12 dhjetor, por pa mjetet e nevojshme financiare, rrezikon të mos realizohet në kohë.
Përveç vonesave në sigurimin e mjeteve për KQZ-në, Kosova po përballet edhe me një rrezik më të madh: hyrjen në vitin 2026 pa buxhet shtetëror të miratuar.
Ligji për Menaxhimin e Financave Publike parasheh që buxheti duhet të miratohet deri më 30 tetor, por shpërndarja e Kuvendit dhe funksionimi i Qeverisë në detyrë e kanë pamundësuar këtë.
Në këto kushte, çdo pagesë, përfshirë pagat e punëtorëve publikë, pensionet, furnizimet e institucioneve, si dhe karburantet për Policinë dhe ushtrinë, mund të ndalet nga 1 janari, nëse nuk krijohen organet e reja të zgjedhura dhe nuk votohet buxheti.
Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se një situatë e tillë do të paralizonte funksionimin e institucioneve publike dhe do të krijonte krizë të zinxhirtë financiare në vend.
Sipas tyre, në rast se nuk miratohet buxheti në kohë, Qeveria nuk ka të drejtë ligjore të bëjë asnjë pagesë, përveç atyre minimale të emergjencës, duke përfshirë pagat bazë, sigurimet shëndetësore dhe shërbimet jetike.
Meqë Kosova ka një Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara, procesi i miratimit të buxhetit për vitin 2026 është bllokuar.
Ligji për menaxhimin e financave publike kërkon që buxheti të miratohet deri më 30 tetor, por me shpërndarjen e Kuvendit, kjo nuk ka ndodhur. Tash, ekziston rreziku real që Kosova të hyjë në vitin 2026 pa buxhet funksional.
Nëse deri më 1 janar nuk konstituohet Kuvendi dhe nuk miratohet buxheti, do të bllokohen të gjitha pagesat – nga pagat dhe pensionet, deri te furnizimet për Policinë, ushtrinë dhe institucionet publike.
Në ligjin për Qeverinë nuk përmendet termi Qeveri në detyrë, por Qeveri në dorëheqje, e cila përkufizohet si qeveri që funksionon pas shpërndarjes së Kuvendit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
Ligji parasheh që një qeveri e tillë nuk mund të miratojë ligje të reja, por mund t’i propozojë Kuvendit miratimin e buxhetit të shtetit.
Qeveria në detyrë e Kosovës e kishte miratuar buxhetin për vitin 2026 i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë se ku buxhet nuk është votuar në Kuvend.
Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kishe ngul këmbë gjatë miratimit të tij se Qeveria e tij në detyrë “mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse është e përcaktuar me ligj”, si dhe i bëri thirrje Kuvendit ta votojë.Kurti tha se buxheti i ri parasheh rreth 1 miliard euro investime kapitale.
“Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”./ Revista Monitor
Kandidati presidencial peruan, Rafael Belaunde u qëllua kë...
Protestat e fermerëve në Greqi morën një tjetër përshkallë...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të martë mb...
Papa Leo XIV e përfundoi qëndrimin e tij në Liban duke bër...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi posht...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifik...
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kërkesat e E...
Kompania ajrore ‘Airbus’ ka konfirmuar se po përballet me ...
Ligjvënësit europianë nuk arritën në një dakordësi sa i pë...
Zyrtari i lartë i Komisionit Europian, Stefano Sannino, is...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të martën se Sh...
Policia belge bastisi shërbimin diplomatik të BE-së në Bru...
Vendet e Bashkimit Europian kanë shpenzuar 343.2 miliardë ...
Drejtori ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella, ka deklarua...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kritikuar vonesat në l...
Firmat e armatimeve nuk kanë fituar kurrë kaq shumë sa në ...
Kompanitë Shein dhe Temu po përballen me presion në rritje...
Pensionistët e huaj që ëndërrojnë ta kalojnë pensionin e t...
Nëse ka ndonjë mënyrë se si zyrtarët e Bashkimit Europian ...
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një komandant i lartë i ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...