“Mos më përdorni mua për agjendën tuaj çnjerëzore”/ Çfarë ndodhi mes Sabrina Carpenter dhe Shtëpisë së Bardhë
Këngëtarja e njohur, Sabrina Carpenter, ka reaguar ashpër ...

Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për ta stabilizuar rajonin, duke vlerësuar se Rusia, përmes Serbisë, është faktori kryesor për destabilizim.
Duke hapur seancën dëgjimore të martën vonë, kryetari republikan i Nënkomitetit për Europën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Europë”.
Marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë ta minojë Bashkimin Europian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit, tha Self.
Përkeqësimi i situatës në Bosnje e Hercegovinë ka çuar, sipas tij, në “rritje të madhe të përdorimit të kompetencave juridikisht të diskutueshme” të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.
Në rast konflikti, aleatët e NATO-s – Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – do të jenë drejtpërdrejt në shënjestër, gjë që mund të çojë në aktivizimin potencial të nenit 5 të Aleancës, tha Self, duke shtuar se aleatët e NATO-s në Ballkan duhet të ndërtojnë së bashku pengesë politike dhe ushtarake, por se Kosova do të jetë veçanërisht e ekspozuar për shkak se nuk është pjesë e aleancës perëndimore.
Kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, tha Self, duke nënvizuar se Kina po e përdor ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi.
Përveç kësaj, shtoi ai, Kina po nënshkruan marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin me synimin e ruajtjes së aparatit të saj keqdashës dhe shfrytëzimit të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.
Rusia gjithashtu ndikon në rritjen e tensioneve në Bosnje, në Republikën Sërpska dhe në Serbi, theksoi Self, duke vënë në pah se ish-presidenti i entitetit serb në Bosnje, Millorad Dodik, po vazhdon të përdorë kapitalin e tij politik për ta kontrolluar Republikën Sërpska dhe për të vepruar në interes të Rusisë duke kërcënuar me ndarjen e saj nga Bosnja.
Nga ana tjetër, sipas tij, Serbia, pavarësisht dërgimit indirekt të armëve në Ukrainë, ka gjithashtu lidhje mbrojtëse me Rusinë dhe Kinën, dhe promovon propagandën kineze dhe ruse. Ai vuri në dukje se për të përfunduar ndikimin politik të Moskës, duhet trajtuar çështja e varësisë së Serbisë nga energjia ruse.
Pavarësisht këtyre sfidave, ende ekzistojnë mundësi për përmirësimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe lidershipi amerikan duhet të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e rikthimit të konflikteve, tha Self, duke përshëndetur administratën Trump për riangazhimin në këtë, siç e quajti ai, “rajon shpesh të neglizhuar”.
William R. Keating, anëtari me rang më të lartë demokrat në Nënkomitet shprehu bindjen se SHBA duhet të vazhdojë të mbështesë të ardhmen e Bosnjës, përfshirë Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë (OHR).
Ai kritikoi administratën Trump për heqjen e sanksioneve ndaj Dodik-ut dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët, siç tha ai, kanë treguar pak gatishmëri për të ndryshuar sjelljen në Republikën Sërpska.
Duke theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për vite ka minuar sundimin e ligjit dhe ka forcuar lidhjet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë, ai i bëri thirrje sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, të forcojë luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit në Serbi, si dhe t’i bëjë të qartë Beogradit se forcimi i lidhjeve me Moskën dhe Pekinin nuk është i përputhshëm me synimin e deklaruar për t’u integruar në komunitetin transatlantik.
Ai u shpreh i bindur se një angazhim më i madh amerikan në Ballkan do ta afronte rajonin me anëtarësimin në BE dhe i bëri thirrje administratës Trump të sigurojë aleatët dhe partnerët në rajon se SHBA do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar ndaj së ardhmes së tij.
Max Primorac, hulumtues në Qendrën për Liri Margaret Thatcher pranë Fondacionit konservator Heritage, vlerësoi se “Ballkani nuk është në gjendje të mirë” dhe shtoi se “Bosnja është një shtet i dështuar” 30 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit për paqe dhe miliardave të shpenzuara në ndihmë nga SHBA-ja.
Ai tha se Bosnja është “në krizë të përhershme” dhe se është koha të përfundojë “dështimi katastrofik i ndërtimit të shtetit”, duke theksuar se sovraniteti i vendit duhet të rivendoset duke mbyllur Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë “që shkarkon liderë të zgjedhur, vendos veto mbi ligjet dhe ndalon këdo që nuk i pëlqen”.
Departamenti i Shtetit duhet të ndalojë përpjekjen për të krijuar një shtet të centralizuar të dominuar nga myslimanët, gjë që shkel garancinë e Dejtonit për barazinë e tre popujve dhe shtyn serbët drejt shkëputjes, tha Primorac, duke shtuar se kroatët vuajnë diskriminim të madh brenda komunitetit më të madh mysliman dhe se u mohohet e drejta për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.
“Megjithatë, rajoni nuk do të stabilizohet derisa Serbia të normalizohet”, theksoi Primorac, duke vlerësuar se udhëheqësit serbë “mbeten të lidhur me agjendën proruse që nxit destabilitet” në vendet fqinje, veçanërisht në Kosovë dhe Mal të Zi, dhe u jep mundësi Moskës, Pekinit dhe Teheranit të minojnë krahun jugor të NATO-s.
Ai vlerësoi se përgjigjja rajonale duhet të jetë të tërhiqet Serbia dhe të përjashtohen Kina, Rusia dhe Irani, duke nënvizuar se “vetëm lidershipi amerikan mund ta bëjë këtë”, dhe se “lidershipi global i presidentit Trump, i bazuar në paqen përmes forcës dhe diplomacisë praktike, i ofron Serbisë dhe Ballkanit një rrugë historike drejt integrimit me Perëndimin”.
Gazi dhe nafta amerikane mund të ndihmojnë në ndërprerjen e varësisë së Ballkanit nga Rusia, në heqjen e fondeve për makinerinë e luftës së Vladimir Putin-it dhe në minimizimin e ndërhyrjes së Moskës në rajon, tha Primorac, duke vlerësuar se qeveria amerikane kishte të drejtë të vendoste sanksione ndaj NIS për shkak të pronësisë ruse.
“Shtëpia e Bardhë duhet të caktojë ambasadorë politikë në Ballkan për të promovuar një agjendë të fokusuar në biznes, por të jetë e gatshme të përdorë viza, sanksione bankare dhe të tjera, si dhe stimuj tregtarë e investues për ta nxjerrë rajonin nga duart ruse, kineze dhe iraniane”, tha ai.
Luke Coffey, hulumtues në Qendrën për Europën dhe Euroazinë në Institutin Hudson, tha se Rusia e sheh Ballkanin si zonë për shkaktim të destabilitetit dhe për përçarjen e aleancës transatlantike, ndërsa Serbia mbetet ndihmës i Rusisë dhe shërben si bazë kryesore ruse në rajon.
“Ndërsa Serbia herë pas here pretendon një qasje të balancuar të politikës së jashtme, realiteti është se Beogradi është i ankoruar thellë në orbitën ruse dhe kjo nuk do të ndryshojë së shpejti”, tha Coffey.
Ai shtoi se Kremlini përdor Republikën Sërpska për të përhapur më tej paqëndrueshmëri, duke theksuar se Dodik, edhe pse është shkarkuar nga funksioni, mbetet me ndikim dhe vazhdon të avokojë për shkëputje, gjë që është mbështetur prej vitesh nga Rusia dhe Serbia. Ai gjithashtu kritikoi heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij.
Coffey vlerësoi se Marrëveshja e Dejtonit është një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë dhe se zhbërja e saj do të krijonte paqëndrueshmëri të mëtejshme.
“Edhe pse SHBA nuk është vend ballkanik, ajo mund të jetë fuqi ballkanike, dhe presidenti Trump duhet të marrë hapa për të siguruar mbrojtjen e interesave kombëtare amerikane atje”, tha Coffey.
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, tha se ndonëse asnjë aktor i vetëm – vendës apo ndërkombëtar – nuk është plotësisht përgjegjës për tensionet dhe dobësitë e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, “një parakusht për stabilitet mbetet i paplotësuar: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për rajonin”.
Ai theksoi se ka ardhur koha që SHBA të jetë më e vendosur në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike, duke shtuar se rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila, sipas tij, nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit.
“Fatmirësisht, administrata është në pozitë të mirë për të orientuar Beogradin në këtë drejtim”, tha Joseph, duke përmendur protestat njëvjeçare në Serbi që kërkojnë përgjegjësi nga Qeverisë pas shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, i cili ishte rindërtuar në kuadër të nismës kineze “Rripi dhe Rruga”.
Rruga drejt stabilitetit të qëndrueshëm kalon përmes Beogradit, jo përmes lutjeve ndaj qeverisë, por përmes një qasjeje të fortë dhe partneriteti të vërtetë, tha Joseph, duke shpjeguar se kjo nënkupton se SHBA nuk duhet të bjerë pre e kërkesave ruse apo serbe për të fituar kohë për t’u larguar nga NIS.
Duhet të ushtrohet presion mbi Beogradin që të shtetëzojë NIS-in, si dhe të kërkohet mbyllja e menjëhershme e mediave ruse RT dhe Sputnik, të cilat operojnë në Serbi, vendosja e sanksioneve kundër Rusisë dhe mbyllja e qendrës ruse të ndihmës humanitare në jug të Serbisë, për të cilën dyshohet se përdoret për mbledhje të dhënash të inteligjencës, tha Joseph.
SHBA mund të ndërpresë marrëdhëniet destruktive të Serbisë me Rusinë dhe Kinën duke zgjidhur ngërçin me Kosovën, dhe sipas tij, “përgjigjja përfundimtare nuk është dialogu i udhëhequr nga BE, por rruga drejt anëtarësimit në NATO si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin”.
“Presidenti Trump është në pozitë të mirë për të paraqitur një ofertë kaq transformuese”, tha Joseph, duke theksuar se administrata Trump është gjithashtu në pozitë të mirë për të bashkëpunuar me OHR-në për të zgjidhur çështjen kyçe të pronës shtetërore në Bosnje, duke hapur mundësi për investitorët amerikanë në vend. /REL
Këngëtarja e njohur, Sabrina Carpenter, ka reaguar ashpër ...
Federica Mogherini, Stefano Sannino dhe Cesare Zegretti ja...
BE dhe Kanadaja njoftuan të hënën se ishte arritur një mar...
Dëmi moral dhe simbolik, ose, më saktë, politik, i shkaktu...
Bashkimi Europian synon t'u japë fund të gjitha importeve ...
Pesë orë bisedime midis presidentit rus Vladimir Putin dhe...
Unioni Kombëtar i Gazetarëve dhe Federata Ndërkombëtare e ...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, pasi një paci...
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 ...
Kandidati presidencial peruan, Rafael Belaunde u qëllua kë...
Protestat e fermerëve në Greqi morën një tjetër përshkallë...
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi këtë të martë mb...
Papa Leo XIV e përfundoi qëndrimin e tij në Liban duke bër...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, hodhi posht...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifik...
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se kërkesat e E...
Kompania ajrore ‘Airbus’ ka konfirmuar se po përballet me ...
Ligjvënësit europianë nuk arritën në një dakordësi sa i pë...
Zyrtari i lartë i Komisionit Europian, Stefano Sannino, is...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të martën se Sh...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...