Izraeli shton trysninë ushtarake në pjesën veriore të Gazës
Të paktën 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën në pjesën v...

Çmimi Nobel për Ekonomi u është ndarë tre ekonomistëve të cilët e kryen një hulumtim për të mësuar pse disa vende janë të pasura dhe të tjerat të varfra. Ata kanë dokumentuar se shoqëritë e lira dhe hapura kanë më shumë mundësi të begatojnë.
Ekonomistët Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson “kanë dëshmuar rëndësinë e institucioneve shoqërore për prosperitetin e një vendi”, tha të hënën komitetit i Nobelit i Akademisë Suedeze të Shkencave në një njoftim në Stokholm.
Acemoglu dhe Johnson punojnë në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Robinson punon në Universitetin e Çikagos.
Jakob Svensson, kryetar i Komitetit për Çmimin për Shkencat Ekonomike, tha se hulumtimi i tyre mundëson “të kuptohet shumë më thellësisht rrënja e shkaktarëve pse vendet dështojnë apo kanë sukses”.
Acemoglu, 57 vjeç, tha se është i mahnitur nga ky çmim.
“Kurrë nuk pret diçka të tillë”, tha ai.
Acemoglu tha se hulumtimi i nderuar me këtë çmim thekson vlerën e institucioneve demokratike.
“Mendoj se puna që e kemi bërë ne i bën mirë demokracisë”, tha ai.
Në punën e tyre, fituesit hulumtuan, për shembull, qytetin Nogales, i cili shtrihet në të dyja anët e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Megjithëse ndajnë të njëjtën gjeografi, klimë dhe kulturë, jeta e njerëzve në të dyja anët e kufirit dallon shumë. Në Nogales, Arizonë, në veri, banorët gëzojnë gjithmonë shëndet të mirë e jetojnë gjatë, dhe shumica e fëmijëve diplomojnë nga shkolla e mesme. Në jug, në Nogales të Meksikës, banorët janë shumë më të varfër, ndërsa atje ka edhe shumë korrupsion e krim të organizuar.
Ekonomistët gjetën se dallimi është se sistemi amerikan e mbron të drejtën e pronës dhe u jep qytetarëve mundësi të përfshihen në vendimmarrje në qeverinë e tyre.
Çmimi për ekonomi nuk është një prej pesë çmimeve të para që ishin ndarë më 1895, kur u krijua ndarja e Çmimit Nobel nga shpikësi i dinamitit, Alfred Nobel.
Çmimi Nobel për Ekonomi ka nisur që të ndahet nga viti 1969./ REL
Të paktën 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën në pjesën v...
Gjatë fundjavës, presidenti Joe Biden vizitoi zonat e prek...
Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka infor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 j...
Në Samitin e Procesit të Berlinit, kancelari, Olaf Scholz ...
Kina ka dislokuar avionë luftarakë dhe luftanije për të rr...
Procesi i Berlinit u krijua për të shoqëruar rrugëtimin e ...
Veprimet ushtarake të Izraelit në Liban kanë dëmtuar misio...
Një person është arrestuar pasi është kapur me armë gjahu ...
Katër ushtarë janë vrarë dhe më shumë se 60 persona të tje...
Situata e ekonomisë gjermane nuk është aspak e mirë për mo...
Heqja e përfitimeve sociale për grupe të caktuara refugjat...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë t...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në vitin e dytë dhe...
Arizona është një nga shtetet e rëndësishme të pavendosura...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të...
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëme...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog m...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OK...
Fushata e Donald Trump-it po ndryshon kurs dhe po nxit...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...