Florida, mes shkatërrimit të shkaktuar nga uragani Milton
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëme...


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të shtunën në mbrëmje për afrim të trupave ushtarake rreth 50 metra afër vijës kufitare në komunën e Kamenicës, në lindje të Kosovës, ndërsa Beogradi tha të dielën se trupat vepruan brenda zonës tokësore të sigurisë dhe në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Kurti publikoi disa fotografi të forcave serbe duke e cilësuar provokim lëvizjen e trupave afër kufirit.
“Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, shkroi kryeministri Kurti, duke nënvizuar se qeveria e Kosovës “ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”.
Të dielën ministri serbe e Mbrojtjes tha se pohimet e kryeministrit Kurti janë “vazhdimësi e fushatës dezinformuese kundër Forcave të Armatosura të Serbisë dhe forcave të sigurisë” së Serbisë.
Sipas kësaj ministrie “postimi në rrjetet sociale tregon se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë në Zonën e Sigurisë Tokësore kryejnë detyra të rregullta për sigurimin e vijës administrative dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”.
Ministria serbe tha se trupat e saj “kanë penguar veprimtaritë e paligjshme të prerjes dhe bartjes së lëndëve drunore në territorin e Kosovës, me ç‘rast hajdutët e drunjve kanë ikur në Kosovë”.
Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rreth 350 kilometra e gjatë dhe patrullohet nga forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe në afërsi edhe nga forcat e policisë së Kosovës.
Vitin e kaluar NATO-ja shtoi praninë e trupave pas tensioneve që kulmuan me 24 shtator kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer policie.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë trysni të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjen të cilën kryeministri Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kurti e arritën në shkurt dhe mars të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshin detyrimin e Kosovës për të themeluar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe dhe detyrimin e Serbisë të njohë de fakto pavarësinë e Kosovës, të cilën Beogradi ende vazhdon ta kundërshtojë./ REL
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëme...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog m...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OK...
Fushata e Donald Trump-it po ndryshon kurs dhe po nxit...
Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video pro...
Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes...
Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, ...
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedura...
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objek...
Banorët e Floridës po kthehen në shtëpitë e tyre pas evaku...
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritje...
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", komandanti i mar...
Një urdhër-arresti ndërkombëtar është lëshuar për ish-ylli...
Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që j...
Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shty...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brend...
Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën pë...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gëzon “shëndet...
Hezbollahu njoftoi se goditi me raketa një bazë ushtarake ...
Disidenti rus, Aleksei Navalny, kundërshtari më i ashpër i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...