Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...
Dje është zhvilluar mbledhja e e dytë e Këshillit Kombëtar...

Disidenti rus, Aleksei Navalny, kundërshtari më i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, ka besuar se do të vdiste në burg, sipas një libri, që pritet të publikohet më 22 tetor.
Revista amerikane, The New Yorker ka publikuar të premten pjesë të librit në të cilin është përfshirë ditari i Navalnyt në burg, dhe dorëshkrime tjera të tij.
“Do të kaloj pjesën e mbetur të jetës në burg dhe do të vdes këtu”, ka shkruar ai më 22 mars 2022.
“Nuk do të kem kujt t’i them lamtumirë… të gjithë përvjetorët do të festohen pa mua. Nuk do t’i shoh kurrë nipat dhe mbesat e mia”.
Navalny ka qenë duke kryer dënimin me 19 vjet burg, nën akuzat për “ekstremizëm”, në një burg në Arktik.
Vdekja e tij më 16 shkurt, në moshën 47-vjeçare, është dënuar ashpër nga Perëndimi dhe shumica e kanë fajësuar Putinin.
Navalny është arrestuar në janar të vitit 2021, pasi kthimit në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar pas një helmimi me agjent nervor në një qytet rus.
“E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është që t’ia dorëzojmë atdheun një bande të plaçkitësve, hajnave dhe hipokritëve”, ka shkruar ai më 17 janar 2022.
Në dorëshkrimet e tij vërehet vetmia në burg, por pa i humbur dozat e humorit.
Për shembull, më 1 korrik 2022, Navalny e ka përshkruar ditën e tij të zakonshme: zgjimi në orën 6:00, mëngjesi në 6:20 dhe nisja e punës në 6:40.
“Në punë, rrini të ulur për shtatë orë duke qepur në makinë”, ka shkruar ai.
“Pas punës, vazhdoni të rrini të ulur për disa orë në një stol druri, para portretit të Putinit. Ky quhet ‘aktivitet disiplinor’”.
Libri, i quajtur “Patriot”, do të publikohet prej shtëpisë botuese amerikane, Knopf, e cila planifikon të publikojë edhe versionin rus.
“Është e pamundshme të lexosh ditarin e Navalnyt në burg pa u tmerruar nga tragjedia e vuajtjeve të tij, nga vdekja e tij”, ka thënë redaktori i New Yorkerit, David Remnick.
Në dorëshkrimin e fundit të tij, më 17 janar 2024, Navalny i përgjigjet pyetjes që i kanë bërë shumë persona në burg, se pse është kthyer në Rusi.
“Nuk dua të heq dorë nga shteti im, apo ta tradhtoj atë. Nëse bindjet tuaja do të thonë dika, duhet të përgatiteni për t’i mbajtur ato, dhe për të bërë sakrifica, nëse është e nevojshme”, ka thënë ai./ Rel
Një vajzë 20-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga anij...
Ushtria izraelite lëshoi të shtunën urdhra të rinj për pal...
Deputetët e partive opozitare në parlamentin e Kosovës, bë...
Qeveria e Kosovës njoftoi se do ta ndihmojë Bosnje e Herce...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të premt...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Ka...
Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të mar...
Uraganët Helene dhe Milton, të cilët kanë shkatërruar pjes...
Bashkimi Evropian (BE) do të vendosë sanksione të reja kun...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka telefonuar ...
Asnjë ushqim nuk ka hyrë në Gazën veriore që nga fillimi i...
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka pezulluar...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se është "e tmerrua...
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave t...
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se K...
Kombet e Bashkuara kërkojnë masa të menjëhershme për uljen...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka ...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar ...
Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...