Enrico Barduani, komandant i ri i KFOR-it
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duke punuar për të parandaluar një luftë të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët, pasi 22 njerëz janë vrarë nga sulmet në qendër të Bejrutit.
Blinken ka folur një ditë pasi sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar dy ndërtesa në Bejrut, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht.
“Ne vazhdojmë të angazhohemi intensivisht për të parandaluar një konflikt më të gjerë në rajon”, u ka thënë Blinken gazetarëve pas një Samiti të Azisë Lindore në Laos, duke shtuar se është “shumë me rëndësi” për Izraelin që të garantojë se civilët janë të mbrojtur gjatë konfliktit.
Burimet libaneze kanë thënë se të paktën një figurë e lartë e Hezbollahut është shënjestruar në sulme, të tretat me radhë në Bejrut, prej kur Izraeli ka nisur fushatën në jug të Libanit, muajin e kaluar, kundër milicisë së Hezbollahut, të përkrahur nga Irani.
Këto veprime kanë rritur frikën për ndonjë luftë të madhe rajonale.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Televizioni Al-Manar i Hezbollahut ka thënë pas sulmeve se tentimet për të vrarë Wafiq Safanin, një zyrtar të lartë të sigurisë së grupit, kanë dështuar.
Në raportime është thënë se Safa nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave të shënjestruara.
Safa udhëheq një departament përgjegjës për të punuar me agjencitë e sigurisë së Libanit, kanë thënë burimet.
Në një tjetër incident, më 10 tetor, forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit, kanë thënë se një tanke izraelite ka goditur ndërtesën ku gjendet selia e tyre në qytezën Naqoura, dhe për pasojë janë plagosur dy paqeruajtës.
Kombësia e paqeruajtësve nuk është bërë e ditur.
Misioni i Kombeve të Bashkuara ka thënë përmes një deklarate se si pasojë e sulmeve izraelite janë dëmtuar edhe makinat, si dhe një sistem komunikimi./ REL
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka ...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar ...
Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur...
Normat e gabimeve në shpenzimet e BE-së janë rritur në një...
Pjesë të çatisë së stadiumit të bejsbollit "Tropicana Fiel...
Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën mosh...
Ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se e ka eliminu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nis...
Uragani Milton goditi gjatë natës Floridën. Uragani i kat...
Uragani Milton po godet bregun perëndimor të Floridës, duk...
Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan ...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka deklaruar s...
Uragani “Milton” do të jetë "vdekjeprurës dhe katastrofik"...
Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrta...
Zyrtarët palestinezë njoftuan të mërkurën se si pasojë e s...
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “kor...
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, ka thënë ...
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “kor...
Ajo i përket një pakice shumë të vogël: Alice Weidel ë...
Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...