Sa i pazakontë ka qenë ky sezon uraganesh?
Uraganët Helene dhe Milton, të cilët kanë shkatërruar pjes...

Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdestarinë për fëmijën pas njohjes së atësisë, nëse prindi tjetër nuk bën kundërshtim brenda një muaji. Ndër tjetrash, këtë parashikon reforma e ligjit të familjes, të cilën Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann dëshiron ta aprovojë në një afat të shkurtër.
Po ashtu duhet të forcohet edhe pozita juridike e vetë fëmijëve. Kështu, për shembull, një fëmijë i prindërve të ndarë mund të paraqesë një kërkesë për rimarrjen e një vendimi për kujdestarinë e dhënë që nga mosha 14 vjeç. Në propozimin e reformës theksohet e drejta e fëmijës për të ditur origjinën e tij, në rast të adoptimeve.
Buschmann donte t'i propozonte qeverisë për diskutim reformën e tij të ligjit familjar tani në vjeshtë. Por disa parti brenda koalicionit mendojnë se duhet të bëhen edhe disa ndryshime të tjera. Për të përshpejtuar të gjithë procesin, Buschmann ka ftuar përfaqësuesit e autoriteteve juridike në një takim më datën 25 tetor.

Kjo reformë është sigurisht interesante për njerëzit që duan të birësojnë një fëmijë. Në këtë fushë është planifikuar liberalizimi i rregullave aktuale. Në të ardhmen, edhe çiftet e pamartuara mund të adoptojnë një fëmijë. Sipas propozimeve të reja,çiftet lezbike nuk duhet të kalojnë procesin e adoptimit në qoftë se njëra nga dy gratë që janë bashkë lind një fëmijë me ndihmën e spermës së dhuruar. Në propozim thuhet: "Përveç nënës së lindjes futet edhe materniteti i një gruaje të dytë, në mënyrë që një fëmijë të ketë tashmë dy nëna në bazë të ligjit për prejardhjen”.
Ligji për origjinën duhet të përfshijë edhe udhëzime për njerëzit që ndryshojnë gjininë e tyre, për ata që nuk identifikohen me asnjë gjini si dhe për ata që janë interseksual. Për Buschmann, në këtë reformë është e rëndësishme që të krijohen ligjërisht modele të reja familjare, por njëkohësisht të mos ndryshohen disa pika të rëndësishme. Ato përfshijnë, për shembull: "Një fëmijë mund të ketë në të ardhmen vetëm dy prindër të ligjshëm, si dhe: "Një grua që lind një fëmijë është gjithmonë nëna e fëmijës, pa u kontestuar roli i saj ligjor".
Baballarët në veçanti duhet të përfitojnë nga një pikë e reformës. Kjo nënkupton se prindi që kujdeset më pak për fëmijën duhet të paguajë më pak alimentacion, përveç nëse është rënë dakord për modelin 50:50. Por kujdesi nuk mund të jetë më i vogël se 29 për qind.

Nëse ka mosmarrëveshje për çështjet e përditshme ndërmjet prindërve që kanë kujdestarinë e përbashkët, atëherë prindi me të cilin fëmija një kohë më të gjatë, do të ketë të drejtën të vendosë oër këto çështje. Për shembull, nëse fëmija do të shkojë në mësime noti të enjten apo jo, këtë mund ta vendosë vetëm ky prind. Por parashikohen edhe shumë raste kur duhet të arrihet marrëveshje mes prindërve, në qoftë se aktivitetet e zvoglojnë kohën që prindi tjetër duhet të kalojë me fëmijën. Ndërsa disa çështje duhet të vendosen bashkë nga prindërit.
Reforma parashikon ndryshime edhe në qëndrimin ndaj dhunës në familje, ku forcohet mbrojtja e fëmijëve. Ligji për mbrojtjen nga dhuna duhet të lejojë gjykatat të urdhërojnë që dhunuesi të marrë pjesë në ndonjë kurs për tejkalimin e problemeve. Gjithashtu gjykata duhet të vendosë, nëse është e nevojshme të ndërpritet kontakti i prindit dhunues me fëmijën për të garantuar mirëqenien e fëmijës dhe të prindit tjetër./ DW
Uraganët Helene dhe Milton, të cilët kanë shkatërruar pjes...
Bashkimi Evropian (BE) do të vendosë sanksione të reja kun...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka telefonuar ...
Asnjë ushqim nuk ka hyrë në Gazën veriore që nga fillimi i...
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka pezulluar...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se është "e tmerrua...
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave t...
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se K...
Kombet e Bashkuara kërkojnë masa të menjëhershme për uljen...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka ...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar ...
Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur...
Normat e gabimeve në shpenzimet e BE-së janë rritur në një...
Pjesë të çatisë së stadiumit të bejsbollit "Tropicana Fiel...
Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën mosh...
Ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se e ka eliminu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nis...
Uragani Milton goditi gjatë natës Floridën. Uragani i kat...
Uragani Milton po godet bregun perëndimor të Floridës, duk...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...