Kur do të votohen në PD Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj?
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, tha se veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i komplikojnë kapacitetet e SHBA-së për të mbështetur Kosovën.
Kasanof, zëvendës i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, i bëri komentet për një grup gazetarësh në Prishtinë, në fund të vizitës së tij dyditore, gjatë së cilës takoi udhëheqësit më të lartë të shtetit, ata të opozitës, të Listës Serbe dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
“Në takimet e mia me presidenten dhe kryeministrin kam përsëritur dëshirën tonë për një partneritet më efektiv”, tha Kasanof.
“Gjithashtu, jam shprehur i kënaqur me rifillimin e qarkullimit të mallrave [nga Serbia në Kosovë] dhe që Kosova ka arritur të marrë vendin e saj në CEFTA dhe në Procesin e Berlinit”, shtoi zyrtari i lartë amerikan.
Kohëve të fundit, Qeveria e Kosovës është përballur shpesh me kritika nga SHBA-ja dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare, për shkak të disa veprimeve që ato i kanë cilësuar si të njëanshme - përfshirë heqjen nga përdorimi të dinarit serb dhe mbylljen e strukturave paralele serbe.
Zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë ambasadorin në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kanë thënë se këto veprime ndikojnë në cilësinë e marrëdhënieve SHBA-Qeveri e Kosovës.
Kasanof theksoi, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara “mbeten mbështetëse të fuqishme të popullit të Kosovës dhe të vendit demokratik, sovran dhe multietnik”.
“Ne vazhdojmë të mbështesim edhe integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe integrimin në strukturat evropiane, sidomos në kohën kur shohim aq ndryshime në Evropë. Mendojmë se ky vazhdon të jetë vendi i duhur për Kosovën. Kjo është diçka që ne duam ta avancojmë dhe duam të punojmë me Kosovën”, tha Kasanof.
Sipas tij, SHBA-ja pret që Kosova dhe Serbia t'i përmbushin të gjitha angazhimet që kanë marrë përsipër në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe me marrëveshjet e arritura në kuadër të tij.
Kjo, siç tha ai, përfshin edhe dërgimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese të vendit.
Kasanof tha, gjithashtu, se është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të angazhohet edhe me pjesëtarët e komuniteteve pakicë.
“Zgjedhjet në SHBA s'mund ta ndryshojnë në mënyrë dramatike politikën ndaj Kosovës”
I pyetur nëse zgjedhjet presidenciale në SHBA, që do të mbahen më 5 nëntor, mund të ndikojnë në çfarëdo mënyre në qasjen e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor në përgjithësi ose në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Kasanof tha:
“Politika e jashtme e SHBA-së bazohet në interesat tona kombëtare dhe nuk ka gjasa që interesat tona kombëtare të ndryshojnë në një shkallë të tillë që do ta ndikonte llogaritjen apo politikën në mënyrë dramatike, kur bëhet fjalë për Kosovën”.
Ai vuri në dukje se vizita e tij e parë në Kosovë ishte “kryesisht një vizitë dëgjimore” dhe “për të mësuar më shumë për çështjet”.
“Kam mësuar shumë dhe ato informacione do t'i transmetoj kur të kthehem në Uashington”, tha Kasanof.
Kasanof qëndroi në Prishtinë pas vizitave që bëri këtë javë në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.
Ky ishte turneu i tij i parë në rajon prej se mori detyrën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor në korrik të këtij viti./ Rel
Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të mar...
Uraganët Helene dhe Milton, të cilët kanë shkatërruar pjes...
Bashkimi Evropian (BE) do të vendosë sanksione të reja kun...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka telefonuar ...
Asnjë ushqim nuk ka hyrë në Gazën veriore që nga fillimi i...
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka pezulluar...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se është "e tmerrua...
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave t...
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se K...
Kombet e Bashkuara kërkojnë masa të menjëhershme për uljen...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka ...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar ...
Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur...
Normat e gabimeve në shpenzimet e BE-së janë rritur në një...
Pjesë të çatisë së stadiumit të bejsbollit "Tropicana Fiel...
Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën mosh...
Ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se e ka eliminu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nis...
Uragani Milton goditi gjatë natës Floridën. Uragani i kat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...