Navalny shkroi se e dinte që do të vdiste në burg
Disidenti rus, Aleksei Navalny, kundërshtari më i ashpër i...

Hezbollahu njoftoi se goditi me raketa një bazë ushtarake izraelite të shtunën, ndërkohë që forcat izraelite luftonin kundër militantëve në Liban dhe Gazë në ditën më të shenjtë në kalendarin hebre, festën e Yom Kippurit. Ndërkaq në Bejrut gjendet kryetari i parlamentit iranian, i cili vizitoi një ndër objektet e goditura nga sulmet izraelite dhe u zotua për vazhdimësinë e mbështetjes për Libanin.
Për shkak të Yom Kippurit, ditës më të rëndësishme në besimin hebre, dyqanet qëndruan të mbyllura në mbarë Izraelin. Ndërsa hebrejtë besimtarë agjërojnë, nuk lejohen udhëtimet ajrore dhe u ndalua edhe transporti publik.
Por ndërsa vendi vazhdon të jetë në luftë kundër Hezbollahut dhe Hamasit, forcat izraelite mbeten të angazhuara në luftime në kufijtë veriorë dhe jugorë, mes kritikave të shumta për plagosjen e katër paqeruajtësve të OKB-së në Liban. Në incidentin e dytë brenda dy ditëve, u plagosën dy paqeruajtës nga Sri Lanka. Ushtria izraelite tha se pati reaguar ndaj një kërcënimi të menjëhershëm nga një vendndodhje në afërsi të forcave paqeruajtëse.
Ndërkohë, Kryetari i parlamentit iranian të shtunën vizitoi vendin e një sulmi ajror izraelit në Bejrut nga i cili u vranë dhe u plagosën dhjetëra persona, duke u zotuar se Teherani do të vazhdojë të mbështesë libanezët dhe palestinezët në luftën kundër Izraelit.
Mohammad Bagher Kalibaf vizitoi zonën e goditur të shtunën pasi u takua me kryeministrin e përkohshëm Najib Mikati, i cili tha se përparësia e Libanit tani ishte të punonte për arritjen e një armëpushimi. Zyra e tij tha se qeveria e Libanit vazhdon t’i përmbahet një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 2006, të miratuar në fund të një lufte 34-ditore midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe se ishte e përgatitur të rriste praninë e ushtrisë libaneze përgjatë kufirit të vendit me Izraelin.
Kjo ishte vizita e dytë e një zyrtari iranian në Bejrut në ditët e fundit pasi ministri i jashtëm i vendit vizitoi Libanin në fillim të këtij muaji.
Irani është mbështetësi kryesor i organizatës Hezbollah, që është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Hezbollahu ka pësuar humbje të mëdha gjatë javëve të fundit, pasi fillimisht nga sulmet izraelite u vra edhe vetë udhëheqësi kryesor Hassan Nasrallah dhe një varg drejtuesish të lartë./ Voa
Disidenti rus, Aleksei Navalny, kundërshtari më i ashpër i...
Një vajzë 20-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga anij...
Ushtria izraelite lëshoi të shtunën urdhra të rinj për pal...
Deputetët e partive opozitare në parlamentin e Kosovës, bë...
Qeveria e Kosovës njoftoi se do ta ndihmojë Bosnje e Herce...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të premt...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Ka...
Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të mar...
Uraganët Helene dhe Milton, të cilët kanë shkatërruar pjes...
Bashkimi Evropian (BE) do të vendosë sanksione të reja kun...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka telefonuar ...
Asnjë ushqim nuk ka hyrë në Gazën veriore që nga fillimi i...
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka pezulluar...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se është "e tmerrua...
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe i forcave t...
Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut tha të premten se K...
Kombet e Bashkuara kërkojnë masa të menjëhershme për uljen...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, e ka ...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...