VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Të paktën 10 persona u vranë dhe 40 u plagosën në pjesën veriore të Gazës të hënën pasi një tank izraelit qëlloi ndaj një grupi njerëzish që po prisnin në radhë për bukë, njoftuan autoritetet shëndetësore palestinezë. Ky zhvillim vjen ndërsa që po rriten shqetësimet se Izraeli po planifikon të largojë të gjithë banorët nga kjo pjesë e rajonit.
Punonjësit e shëndetësisë thanë se një dron izraelit gjithashtu sulmoi dhjetëra banorë derisa prisnin të furnizoheshin me ushqime në Xhabalia, një prej tetë kampeve të refugjatëve. Në mesin e viktimave kishte gra dhe fëmijë, thanë ata.
Ushtria izraelite tha se po e hetonte ngjarjen.
Xhabalia ka qenë në qendër të vëmendjes së ofensivës izraelite në këto dhjetë ditët e fundi. Ushtria ka rrethuar kampin dhe ka dërguar tanke në dy qytetet pranë, Beit Lahija dhe Beit Hanoun, me qëllim që, siç thanë ata, të çrrënjosin militantët e Hamasit që po përpiqen të rigrupohen.
Me ushtrinë izraelite që po u bën thirrje palestinezëve të evakuohen në pjesën jugore të Rripit të Gazës ndërkohë që shtojnë trysninë ndah Hamasit dhe Hamasin që u thotë të mos largohen sepse është me shumë rrezik, disa ditët e fundit i ngjajnë fazave të para të luftës.
Pjesa veriore e Gazës, ku jetojnë mbi gjysma e popullatës 2.3 milionëshe të këtij territori, është qëlluar rëndë në fazën e parë të sulmit të Izraelit ndaj territorit, që filloi para një viti.
Qindra mijëra banorë të pjesës verirore të Gazës u zhvendosën nga shtëpitë e tyre në muajt e parë të luftës, të detyruar të bëjnë një gjë të tillë për shkak të urdhrave izraelite për evakuim dhe ofensivës tokësore ushtarake, ndërkohë që afro 400,000 njerëz qëndruan atje, sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara.
Por muajsh të tërë luftimesh intensive në atë pjesë, Izraeli ridërgoi forca në Xhabalia për të çrrënjosur militantët e Hamasit pas njoftimeve se ata po rigrupohen për të planifikuar më shumë sulme.
Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik thonë se militantët e tyre po kryejnë sulme ndaj forcave izraelite me raketa anti-tank dhe granata dore.
Për banorët, situata vazhdon të përkeqësohet.
“Jemi goditur me sulme ajrore e tokësore, për një javë pa ndërprerë, ata duan që ne të largohemi, duan të na dënojnë që po refuzojmë t’i lëshojmë shtëpitë tona”, tha 26 vjeçarja Marwa, e cila u largua me familjen e saj për t’u strehuar në një shkollë në qytetin e Gazës.
Njerëzit frikësohen se nuk do të mund të kthehen kurrë më nëse largohen drejt jugut, tha ajo.
Të hënën pasdite, Hamasi tha se Izraeli synon t’i detyrojë të largohen të gjithë banorët e Gazës veriore përmes bombardimeve të vazhdueshme dhe përmes bllokimit të ndihmave, ushqimeve dhe karburantit.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë kundër këtij krimi të luftës sepse forcat pushtuese po mbyllin territorin dhe po pengojnë hyrjen e ndihmave dhe ilaçeve”, tha zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri. “Duke e bërë një gjë të tillë shkakton vdekjen e ngadalshme krahas vrasjeve të përditshme të drejtpërdrejta që po i kryhen,” shtoi ai.
Disa banorë po ashtu shqetësohen se Izraeli po planifikon të zbrazë Xhabalinë dhe mbase tërë pjesën veriore të Gazës sipas një propozimi të hartuar nga ish gjeneralët izraelitë, që po qarkullon, në bazë të së cilit civilët do të largoheshin nga pjesa veriore e Gazës dhe militantët e mbetur do të viheshin nën shtetrrethim deri në dorëzimin e tyre.
Izraeli ka mohuar një plan të tillë.
“Nuk e kemi marr një plan të tillë”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Nadav Shoshani. “Po sigurohemi që po i kursejmë civilët nga dëmtimi ndërkohë që përballemi me celulat terroriste në Xhabalia”, deklaroi ai.
Autori kryesor i planit, Giora Eiland tha se plani i tij synon të ushtrojë trysni ndaj Hamasit për t’i liruar pengjet duke i dhënë fund kontrollit që ky grup ushtron ndaj territorit dhe duke mos lejuar arritjen e ndihmës tek ata, në vend se të dërgohen forca izraelite për të luftuar me militantët e grupit.
Planet e Izraelit për të ardhmen e Gazës, përtej qëllimit të deklaruar për shkatërrimin e Hamasit, mbesin të paqarta.
Kombet e Bashkuara thonë se popullsia civile po përballet me kushte shumë të vështira në Xhabalia.
“Mbi 50,000 njerëz janë zhvendosur nga zona e Xhabalisë, e cila është shkëputur nga pjesët tjera, ndërkohë që të tjerët vazhdojnë të jenë të ngujuar në shtëpitë e tyre gjatë bombardimeve dhe luftimeve të shtuara,” tha koordinatori i OKB-së Muhannad Hadi të dielën.
“Operacionet e fundit ushtarake në pjesën veriore të Gazës kanë detyruar mbylljen e puseve të ujit, furrave të bukës, pikave ku merren ilaçet dhe strehimoret si dhe kanë çuar drejt pezullimit të shërbimeve mbrojtëse, trajtimit të urisë dhe shkollave të përkohshme. Njëkohësisht, spitalet po shohin një shtim të pacientëve të plagosur.”
Ushtria izraelite nuk u deklarua rreth këtyre çështjeve./ VOA
Gjatë fundjavës, presidenti Joe Biden vizitoi zonat e prek...
Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka infor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se, nisur nga 1 j...
Në Samitin e Procesit të Berlinit, kancelari, Olaf Scholz ...
Kina ka dislokuar avionë luftarakë dhe luftanije për të rr...
Procesi i Berlinit u krijua për të shoqëruar rrugëtimin e ...
Veprimet ushtarake të Izraelit në Liban kanë dëmtuar misio...
Një person është arrestuar pasi është kapur me armë gjahu ...
Katër ushtarë janë vrarë dhe më shumë se 60 persona të tje...
Situata e ekonomisë gjermane nuk është aspak e mirë për mo...
Heqja e përfitimeve sociale për grupe të caktuara refugjat...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë t...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në vitin e dytë dhe...
Arizona është një nga shtetet e rëndësishme të pavendosura...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të...
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëme...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog m...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OK...
Fushata e Donald Trump-it po ndryshon kurs dhe po nxit...
Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video pro...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...