Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Arizona është një nga shtetet e rëndësishme të pavendosura në garën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara. Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Donald Trump e dinë se fitorja në shtetin jugperëndimor të Amerikës është çelësi i rrugës së tyre drejt Shtëpisë së Bardhë. Gazetarja e Zërit të Amerikës Aline Barros bisedoi me votues të këtij shteti mbi ndikimin e çështjes së imigracionit në zgjedhjet e këtij viti.
Nënpresidentja Kamala Harris bëri udhëtimin e saj të parë në kufirin SHBA-Meksikë si kandidate presidenciale demokrate në fund të muajit të kaluar.
Ajo inspektoi një segment të murit kufitar në Dagllas të Arizonës, të ndërtuar gjatë presidencës së Barack Obamës. Më vonë, në një tubim fushate në të njejtin qytet, zonja Harris tha se kufiri i vendit duhet të kontrollohet mirë, por ajo gjithashtu bëri thirrje për një mënyrë më të mirë për të mirëpritur emigrantët e ligjshëm.
“Ne duhet të reformojmë sistemin tonë të imigracionit për t’u siguruar që ai të funksionojë në mënyrë të rregullt, të jetë njerëzor dhe ta forcojë vendin tonë”, tha ajo.
Disa banorë të Arizonës thonë se emigracioni është arsyeja kryesore pse ata do të votojnë për ish-presidentin Donald Trump, i cili ka premtuar të jetë më i ashpër ndaj imigracionit të paligjshëm.
“Nuk kam asnjë problem me imigracionin e ligjshëm.”
Por, votuesja republikane Jane Degrezia thotë se ata që kalojnë ilegalisht nuk duhet të jenë në Shtetet e Bashkuara.
“Është shumë e padrejtë për vendin tonë. Është e rrezikshme.”
Nga mbi 4.1 milionë votuesë në Arizona, rreth 35% prej tyre janë të regjistruar si republikanë, ndërsa pak më shumë se 29% janë të regjistruar si demokratë. Rreth 34% e votuesve bien në kategorinë "të tjera", që përfshin të pavarurit dhe ata që nuk janë në linjë me partitë kryesore.
"Grupi i votuesve të pavarur në Arizona vërtet po rritet."
Mark Kimble është kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve të Rregullta për Qytetarët në Tuson të Arizonës. Ai është regjistruar si votues i pavarur. Ai thotë se emigracioni nuk është çështje kryesore për të gjithë votuesit.
“Republikanët kanë prirje të thonë se emigracioni është çështje parësore. Demokratët kanë më shumë gjasa të thonë se çështja kryesore është aborti. Të pavarurit kanë më shumë prirje të thonë aborti, por jo shumica dërrmuese e tyre.”
Arizona është i vetmi shtet i pavendosur që kufizohet me Meksikën dhe që ka pasur një numër rekord të emigrantëve në vitin 2023.
Në ditën kur zonja Harris vizitoi kufirin, zoti Trump, në një tubim elektoral në Miçigan, premtoi përsëri mbylljen e kufirit.
“Do të fillojmë operacionin më të madh të dëbimit në historinë amerikane. Nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ai.
Por Daniel Gutierrez, një votues i ri në Arizona, thotë se do të dëshironte të shihte një sistem imigrimi që nuk do t’i mbante familjet të ndara për kaq shumë kohë.
“Është e rëndë të shohësh familjet e ndara.”
Gutierrez thotë se babai i tij është një mbështetës i zotit Trump, ndërsa nëna e tij thotë se do të votojë për demokraten Kamala Harris.
Ndërsa ai vetë thotë se do të mbështesë Partinë Demokrate.
“Kam vendosur të votoj për Partinë Demokratike.”
Ndërsa disa banorë të Arizonës e dinë se për kë do të votojnë në nëntor, të tjerët janë më të përqendruar në rritjen e pjesëmarrjes në votime. Joseph Garcia është drejtor ekzekutiv i organizatës “Sí Se Vota”.
“Ne duam që votuesit të jenë të informuar për çështjet e tyre me përparësi të madhe dhe të vendosin vetë se si do të votojnë”, thotë ai.
Dhe këta votues mund të ndihmojnë në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale më 5 nëntor./ VOA
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të...
Në Florida, zyrtarët thonë se po vijojnë vlerësimet e dëme...
Presidenti rus, Vladimir Putin, është i hapur për dialog m...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje OK...
Fushata e Donald Trump-it po ndryshon kurs dhe po nxit...
Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video pro...
Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes...
Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, ...
Bashkimi Evropian është shumë afër t’i përmbyllë procedura...
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objek...
Banorët e Floridës po kthehen në shtëpitë e tyre pas evaku...
Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritje...
Në një intervistë për "Zërin e Amerikës", komandanti i mar...
Një urdhër-arresti ndërkombëtar është lëshuar për ish-ylli...
Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që j...
Boeing do t’i mbyllë 17.000 vende të punës, dhe do ta shty...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brend...
Polonia planifikon të pezullojë përkohësisht të drejtën pë...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gëzon “shëndet...
Hezbollahu njoftoi se goditi me raketa një bazë ushtarake ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...