Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...

Kandidati republikan për president Donald Trump pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë në gati katër vjet. Takimi do të zhvillohet në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës.
Zoti Trump duket se do të synojë të riparojë marrëdhëniet që u dëmtuan në fund të presidencës së tij dhe të portretizojë vetën si një aleat dhe burrë shteti. Për zotin Trump, tashmë kandidati republikan për president, takimi mund të ndihmojë në forcimin e përpjekjeve të republikanëve për t’u shfaqur si partia më besnike ndaj Izraelit. Për kryeministrin izraelit Netanyahu, riparimi i marrëdhënieve me zotin Trump është me rëndësi të jashtëzakonshme duke mbajtur parasysh mundësinë që ai të jetë sërish president i Shteteve të Bashkuara, vendi kryesor në mbrojtje të Izraelit si dhe furnizuesi kryesor me armë.
Si President, zoti Trump shkoi përtej paraardhësve të tij në përmbushjen e dëshirave kryesore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por, me largimin nga Shtëpia e Bardhë, marrëdhëniet mes tyre u thyen, në fillim të vitit 2021, pasi zoti Netanyahu uroi me shpejtësi zotin Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2020.
“Bibi (Benjamin Netanyahu) mund të kishte heshtur”, tha zoti Trump asokohe në një intervistë për një gazetë izraelite. “Ai bëri një gaim të madh”.
Takimi i sotëm do të jetë një prove nëse marrëdhënia mund të përmirësohet. Të dy kanë interes të kalojnë dallimet mes tyre.
Për të dy, takimi do të vërë në dukje për qytetarët e vendeve respektive portretizimin që ata synojnë t’i bëjnë figurës së tyre si udhëheqës të fortë që kanë arritur të realizojnë akte me rëndësi në skenën botërore dhe se mund ta bëjnë përsëri një gjë të tillë.
Në fjalimin e tij para Kongresit të mërkurën, zoti Netanyahu shprehu mirënjohhe ndaj zotit Biden i cili ka vazhduar të ofrojë mbështetje ushtarake dhe diplomatike për ofesivën e Izraelit në Gazë pavarësisht kundërshtive brenda Partisë Demokrate.
Por zoti Netanyahu thuri lavde për zotin Trump, duke i cilësuar historike marrëveshjet rajonale të cilat u realizuan me ndërmjetësimin e ish-Presidentit dhe duke e falënderuar atë “për gjithçka që bëri për Izraelin”.
Ai renditi veprimet e administratës së zotit Trump, nga deklarimi zyrtar nga ana e Shteteve të Bashkuara se Izraeli ka sovranitet mbi Lartësitë e Golanit; tek politika më e ashpër e Uashingtonit ndaj Iranit dhe nga njohja nga administrata e zotit Trump e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, duke përmbysur kështu politikën e ndjekur prej një kohe të gjatë nga Shtetet e Bashkuara se statusi i Jeruzalemit duhej të vendosej në negociatat mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Në një intervistë për rrjetin Fox News dje, zoti Trump shprehu kritikat e tij mbi mënyrën se si po e zhvillon luftën Izraeli në Gazë, nga e cila janë vrarë deri më tani 39 mijë palestinezë./ Voa
Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris ...
Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin es...
Një rus, i dyshuar se qëndron prapa sulmit me makinë-b...
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Përgjithshme të Te...
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe ish-zonja e...
Diplomatët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë hodhën pos...
Parisi është gati që xixat dhe shkëlqimin e Olimpiadës t’u...
Disa orë përpara ceremonisë së hapjes së "Lojërave Olimpik...
Nga 45 vende të kontinentit evropian, Spanja është vlerësu...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri presio...
Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë, Ismael...
Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokrate mund të...
Hakerët verikoreanë kanë kryer fushatë globale të spiunazh...
Njerëzimi është duke vuajtur prej “epidemisë së nxehtë...
Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandid...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (...
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndr...
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...