Rusia sulmon me raketa balistike gjatë natës Kievin
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet sot me një grup të vogël ministrash të lartë për t’i shqyrtuar planet që ushtria izraelite t’i marrë nën kontroll më shumë territore në Rripin e Gazës, me gjithë kundërshtimet në rritje brenda dhe jashtë vendit për luftën që ka zgjatur pothuajse dy vjet.
Netanyahu do të mbledhë kabinetin e sigurisë pas një takimi 3-orësh këtë javë me shefin e ushtrisë, të cilin zyrtarët izraelitë e përshkruan si të tensionuar, duke thënë se kreu i ushtrisë kishte kundërshtuar zgjerimin e fushatës ushtarake.
Sondazhet tregojnë se shumica e izraelitëve duan që lufta të përfundojë me një marrëveshje që do të çonte në lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë.
Qeveria e Netanyahu-t ngul këmbë në fitore të plotë kundër Hamasit - grupit militant palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.
Synimi që forcat izraelite të futen në zona që nuk i kontrollojnë ende në enklavën e shkatërruar palestineze ka shkaktuar shqetësim në Izrael.
Forumi i Familjeve të Pengjeve, që përfaqëson të afërmit e të rrëmbyerve që mbahen në Gazë, i kërkoi shefit të shtabit të ushtrisë, Eyal Zamir, ta kundërshtojë zgjerimin e luftës dhe i bëri thirrje Qeverisë ta pranojë një marrëveshje që do ta përfundonte luftën dhe do ta siguronte lirimin e pengjeve të mbetura.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, theksoi të mërkurën se ushtria do t’i zbatojë vendimet e qeverisë deri në arritjen e të gjitha synimeve të luftës.
Udhëheqësit izraelitë kanë kërkuar prej kohësh që Hamasi të çarmatoset dhe të mos ketë më asnjë rol në një Gazë të demilitarizuar dhe që pengjet të lirohen.
OKB-ja i ka quajtur raportimet për një zgjerim të mundshëm të operacioneve ushtarake të Izraelit në Gazë si “thellësisht shqetësuese”.
Ushtria izraelite thotë se kontrollon rreth 75 për qind të Gazës. Shumica e popullsisë prej rreth 2 milionë banorësh është zhvendosur disa herë gjatë 22 muajve të fundit dhe organizatat humanitare paralajmërojnë se banorët janë në prag të urisë ekstreme.
Rreth 200 palestinezë kanë vdekur nga uria që nga fillimi i luftës, gati gjysma prej tyre fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Netanyahu përballet me trysni të madhe ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje armëpushimi, por përballet gjithashtu edhe me trysni të brendshme nga koalicioni i tij për të vazhduar luftën.
Disa aleatë të ekstremit të djathtë në Qeverinë e tij kanë kërkuar që Gaza të pushtohet plotësisht dhe që Izraeli t’i rivendosë vendbanimet hebraike atje, dy dekada pas tërheqjes.
Ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, u tha gazetarëve të mërkurën se shpreson që Qeveria të miratojë marrjen nën kontroll të pjesës tjetër të Gazës nga ushtria.
Lufta nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, në sulmin e 7 tetorit 2023 dhe morën peng 251 të tjerë.
Shumica e pengjeve janë liruar përmes armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera. Nga rreth 50 që mbeten ende në Gazë, besohet se rreth 20 janë ende gjallë.
Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk specifikon se sa prej tyre ishin luftëtarë apo civilë, por thotë se rreth gjysma ishin gra dhe fëmijë./ REL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje...
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë tronditi rajonin e Mesin...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar letrën q...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vl...
Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radha...
Të hënën e 4 gushtit, Enver Bajraktari u gjet i groposur n...
Në një kohë kur autoritetet iraniane po përballen me pasoj...
Tarifat e reja gjithëpërfshirëse të Presidentit të SHBA-së...
Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka njoftuar se kandidati i koa...
Gazeta prestigjoze amerikane New York Times, duke iu refer...
Një person është arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në ...
Udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Armenisë do të takohen me ...
Pesë ushtarë në Fort Stewart u qëlluan sot në një incident...
Zjarri më i madh i rënë në Francë këtë verë po përhapet në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se dëmi n...
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka ndarë këtë të mërkurë një...
Një biznesmen turk që lundronte nga Yalova, Turqi, drejt G...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të m...
I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe ai i Rusisë, Vlad...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnje dhe Hercegovinës, gjat...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...