Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Rritet numri i viktimave
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...

Bashkimi Europian ka shprehur "shqetësim serioz" për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve në Kosovë - nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
"BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve, dhe u bën thirrje të gjitha partive të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën", tha zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithë kandidatët e zgjedhur të jenë në gjendje t'i marrin mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës. KQZ-ja i miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, por jo rezultatet për Listën Serbe.
Moskonfirmimi i nëntë anëtarëve të Listës Serbe në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës u dënua ashpër nga vetë partia dhe Beogradi zyrtar. Tre anëtarë të KQZ-së votuan pro konfirmimit të rezultateve, dy anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.
Lista Serbe, parti e cila mbështetet nga Beogradi, paraqiti një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) më 2 shkurt, lidhur me vendimin e KQZ-së. Lista Serbe e përshkroi vendimin e 2 shkurtit si "të paligjshëm dhe diskriminues", duke thënë se ai anulonte më shumë se 42.000 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
Në ato zgjedhje, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb. Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se po i monitoron nga afër zhvillimet dhe bëri thirrje për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare zgjedhore.
"Ne bëjmë thirrje për publikim transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve si një mjet për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor", tha OSBE-ja.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti fitoi 51.10 për qind të votave, ose 57 ulëse parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës fitoi 20.19 përqind të votave (22 ulëse), Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 përqind (15 ulëse), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 5.50 përqind të votave, gjashtë ulëse në Kuvend.
Nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, nëntë u fituan nga Lista Serbe, ndërsa një shkoi për Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.
Dhjetë ulëse tjera janë të rezervuara për komunitetet joshumicë. Vendimin e KQZ-së e kritikuan një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara. Ambasada amerikane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i KQZ-së është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.
“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re. Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave. /REL
Publikimi nga qeveria amerikane i më shumë se 3 milionë do...
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, do të shkojë në Uas...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të kë...
Me hyrjen në fuqi të të ashtuquajturve "Ligjet e Mrdiqit",...
Në një klasë në Chennai të Indisë, rreth 20 infermierë po ...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të ri me raketa dhe dronë ...
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton dhe bashkëshortja e t...
Reshjet e dendura të dëborës u kanë marrë jetën 30 persona...
Dy kilogramë lëndë narkotike janë kapur ditën e sotme në p...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja ...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz është shprehur se E...
Ministri i Drejtësisë në Poloni, Waldemar Zurek është gjob...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka ur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka...
Tre persona kanë humbur jetën në Rusi pas rrëzimit të një ...
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos mira...
Një kryesues në Malishevë është intervistuar më 2 shkurt d...
Ish-ministri kinez i Drejtësisë, Tang Yijun, është dënuar ...
Djali i princeshës së kurorës së Norvegjisë, Marius Borg H...
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar lid...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...