"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar kërkesën e ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Radeta Basta, që Qeveria serbe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Disa sjellje të çuditshme: Amerika po i bën presion Serbisë, dhe ministri serb po kërkon kundërshtimin e Rusisë. Ndoshta është më mirë nëse ministri serb do të fliste ashpër kundër presionit ndaj shtetit të tij?”, shkroi Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.
Deri më tani, ky është reagimi i vetëm i Rusisë për deklaratën e bërë nga Basta më 13 mars.
Ministri serb deklaroi se Serbia po përballet me presion, pasi siç tha ai, nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Moskës.
“Rusia, për dallim nga SHBA-ja, gjithmonë ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Dhe çështja nuk ka të bëjë vetëm me të vërtetën historike, por me një fakt të qartë: me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të ndalojë, por vetëm do të rritet”, tha Maria Zakharova.
Basta është ministri i parë i Qeverisë serbe, i cili që ka nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, publikisht është deklaruar në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Ai ka shpjeguar se kjo do të duhej të bëhet për shkak të ekonomisë serbe dhe interesave kombëtare.
“E shoh sesa presion po vendoset mbi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe nuk mund të pranoj që të vazhdojmë të jemi të heshtur”, deklaroi ministri serb i Ekonomisë.
Ministri Basta është zyrtar i partisë Serbia e Bashkuar që është partnere e koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë të Ivica Daçiçit.
Këto parti janë në pushtet së bashku me Partinë Progresive Serbe të presidentit Vuçiq.
Ivica Daçiç, që është ministër i Jashtëm i Serbisë, tha se partia e tij mbështet qëndrimin e marrë vitin e kaluar nga Këshilli për Siguri Kombëtare i shtetit.
“Serbia dënon shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por nuk është në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha Daçiç më 13 mars.
Ai tha se qëndrimi i ministrit Basta nuk paraqet qëndrimin e partnerëve të koalicionit.
Serbia është shtet kandidat për anëtarësim në BE, por nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
Serbia, që gëzon raporte të ngushta me Rusinë, po ashtu është shteti i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës, por ka përkrahur disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që kanë dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës./ REL
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e ...
Cikloni shkatërrues “Freddy”, ka goditur Afrikën Jugore, i...
Forcat ukrainase dhe ato ruse janë bllokuar në betejën...
Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar ...
Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck, e Ministri i Buj...
Numri i krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, premtoi të hënën r...
Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania zbuluan të hën...
Administrata e Joe Biden tha të hënën se po miraton projek...
Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve, ku nj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...