Pritja në vijat frontale të Ukrainës, një luftë nervash
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...

Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e paraqitur nga qeveria e kryeministrit Rishi Sunak për ndalimin e migracionit të paligjshëm. Projekligji parashikon që azilkërkuesit që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani, përmes varkave, do të mbahen të ndaluar për 28 ditë dhe më pas do të deportohen, me përjashtime të vogla. Përfaqësuesit e opozitës e kundërshtuan ashpër planin, që sipas tyre vë në rrezik personat e pambrojtur.
Partia Laburiste e opozitës në Britaninë e Madhe tha se plani i qeverisë për migracionin është një kartë në favor të trafikantëve, që do të vinte në rrezik personat më të pambrojtur.
Në debatin e së hënës të parlamentit britanik mbi projektligjin për migracionin e paligjshëm, që zgjati disa orë, përfaqësuesja e opozitës Yvette Cooper kritikoi ashpër qeverinë.
“Mesazhi i qeverisë britanike për trafikantët është ky: Mos u shqetësoni, për sa kohë ju sillni njerëz në mënyrë të paligjshme këtu, ne nuk do t’i ndihmojmë. Në fakt, mesazhi real është se do ndihmojmë kriminelët. Ne do t’i kërcënojmë të ardhurit me ndalim dhe deportim të menjëhershëm, kështu që ju mund të shtoni edhe më shumë kontrollin ndaj viktimave të trafikimit. Ky projekligj është një kartë e bardhë në favor të trafikantëve, është dita e skallvërisë moderne”, tha Yvette Cooper nga Partia Laburiste
Projektligji i propozuar kërkon që personat të cilët arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme me varkë në Britani të ndalohen për 28 ditë dhe më pas të deportohen. Përjashtim bëjnë vetëm fëmijët, ata që nuk janë të aftë për të kryer udhëtime ajrore për arsye mjekësore, njerëzit në rrezik të dëmtimit serioz dhe rastet me hapësira të kufizuara për apelim.
Emigrantët, që janë viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, nuk do të mund të përdorin ligjet ekzituese në Britani për të parandaluar dëbimin.
“Shihni sa poshtë kanë rënë ata dhe çfarë nuk po bëjnë për ta poshtëruar vendin tonë krenar? , tha Yvette Cooper nga Partia Laburiste
Zonja Cooper shtoi se projektligji është hartuar për qëllime politike dhe se kryeministri Rishi Sunak nuk do t’ia dijë për reputacionin ndërkombëtar, apo se në fund çmimin për këtë plan do ta paguajnë personat më të pambrojtur.
Kritika lështoi edhe ish-kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May.
“E mirëpres marrëveshjen e fundit të firmosur me Francën, sepse e di që do të ketë një lloj ndikimi. Megjithatë, kush mendon se ky projekligji do t’i japë fund një herë e mirë migracionit dhe trafikimit njerëzor, e ka gabim, sepse një pjesë e mirë, për të mos thënë shumica e personave që qëndrojnë këtu në mënyrë të paligjshme, nuk kanë ardhur me varka. Kanë hyrë në mënyrë të ligjshme dhe kanë shkelur vizat”, tha ajo.
Qeveria britanike thotë se azilkërkuesit që po hyjnë në mënyrë të paligjshme në Britani janë më shumë emigrantë ekonomikë sesa refugjatë duke sjellë si shembull rritjen e migrantëve nga Shqipëria, një vend europian që Britania e Madhe e konsideron të sigurt.
Grupet në mbrojtje të refugjatëve thonë se shumica e atyre që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit janë persona që po i largohen luftës, përndjekjes, ose urisë, nga vende si Afganistani, Irani dhe Iraku.
Në shumicën e rasteve të shqyrtuara, atyre u është dhënë azil në Britaninë e Madhe./ VOA
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e ...
Cikloni shkatërrues “Freddy”, ka goditur Afrikën Jugore, i...
Forcat ukrainase dhe ato ruse janë bllokuar në betejën...
Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar ...
Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck, e Ministri i Buj...
Numri i krimeve të urrejtjes në Shtetet e Bashkuara u rrit...
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, premtoi të hënën r...
Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Britania zbuluan të hën...
Administrata e Joe Biden tha të hënën se po miraton projek...
Presidenti kinez Xi Jinping po planifikon të udhëtojë në R...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas të SHBA-ve, ku nj...
Shtetet evropiane rritën importet e tyre të armëve të rënd...
Qyteti i Bakhmutit, në lindje të Ukrainës, u përfshi sot n...
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara po marrin masa urgjent...
Kremlini ka thënë të hënën se shpërblimi me "Oscar" për do...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...