Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Franca u gdhi e qetë të hënën pas një jave trazirash që tronditën vendin, të nxitura nga vrasja e një 17 vjeçari nga një oficer policie. Viktima ishte me origjinë algjeriane dhe aktivistët thonë se ai u vra për shkak të përkatësisë së tij etnike. Ngjarja ka ringjallur një debat të vjetër në Francë mbi paragjykimet etnike dhe racore.
Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha të hënën se në vend ishte rivendosur rendi publik, ndërsa vizitoi një zyrë postare të dëmtuar në qytetin Reims. Por ai shtoi se policia, do të vazhdojë të jetë e mobilizuar, në të gjithë vendin.
“Duhet të marrim pak kohë për të reflektuar dhe të përpiqemi të flasim me njerëzit për projektet e strehimit. Po kështu jemi te vendosur edhe ndaj banditëve. Mendoj se ky është ekuilibri i mirë dhe nuk duhet të gjejmë justifikime sociale aty ku nuk ka”, tha ai.
Edhe në Nanterre, një lagje në periferi të Parisit, atje ku u vra 17 vjeçari, situata dukej se ishte qetësuar.
“Shpresojmë që drejtësia për Nahelin të vendoset. Po kështu të dëgjohet dhe respektohet thirrja për të ndaluar dhunën dhe shkatërrimet, siç kërkoi familja e Nahelit dhe në veçanti gjyshja e tij”, tha Kryetari i Bashkisë së Nanterres Patrick Jarry.
Megjithatë gjatë natës, duke u gdhirë e hënë, ndërtesat publike, makinat dhe koshat e plehrave, vazhduan të ishin objekt i vandalizmit. Ministria e Brendshme njoftoi se kishte kryer 157 arrestime gjatë natës, nga 3354 arrestime gjithsej, që nga 27 qershori, kur nisën trazirat.
Dhuna pasoi vdekjen e 17-vjeçarit të identifikuar si Nahel M. Ai u ndalua nga policia nën dyshimet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Oficeri i policisë i përfshirë në ngjarje tha se druhej se adoleshenti do të godiste dikë me makinën e tij, por aktivistët thonë se vrasja e 17 vjeçarit, ndodhi për shkak të etnisë së tij.
“Këto janë ato që ndodhin kur je francez, por me origjinë të huaj. Ne nuk konsiderohemi francezë. Ata shohin vetëm ngjyrën e lëkurës sonë, prej nga vijmë. Nuk mund të vrasësh dikë pa arsye… kjo duhet të ndalet”, tha Tracy Ladji, përfaqësuese e organizatës ‘SOS Racisme’, pjesëmarrëse në një nga protestat, që pasuan vrasjen e 17 vjeçarit.
Në një deklaratë të zyrës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut thuhej se ngjarja duhet t’i shërbejë Francës si një motiv për të trajtuar seriozisht çështjet e thella të racizmit dhe diskriminimit në zbatimin e ligjit.
Prej 27 qershorit rreth 45,000 oficerë u dislokuan në mbarë vendin për të vënë nën kontroll situatën. Sipas ministrisë së Brendshme në të gjithë vendin janë sulmuar me dhjetëra oficerë policie dhe rreth 300 automjeve dhe 34 godinave u është vënë zjarri.
Por qetësimi i situatës në vend nuk i ka shuar pikëpyetjet se çfarë pritet të ndodhë më pas në Francë./ VOA
Shtetet e Bashkuara u rekomandojnë shtetasve amerikanë të ...
BRUKSEL (AP) - Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtu...
Pas agresionit në Ukrainë, shumë evropianë tani e shohin R...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Joe Biden do të nis...
Papa Françesku ka thënë se djegia e një kopjeje të librit ...
Ukraina njoftoi sot se forcat e saj, gjatë javës së shkuar...
Lista Serbe ka kërkuar në emër të popullit serb në Kosovë ...
Policia e Kosovës tha se në orët e para të 3 korrikut ka n...
Takimet midis Aleksandër Llukashenkos dhe Vladimirit Putin...
Rikthimi i vapës së stinës së verës, na rikthen në vëmendj...
Rusia është një burim i pafund mësimesh për Kinën. Në ...
“E majta po shkon drejt pushtetit në të gjithë Evropën...
Familjarët e 17 vjeçarit që u vra nga një polic në Francë ...
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Amerikane dhe ushtari i Forcave S...
Kompania e energjisë Shell po vazhdon ta tregtojë gazin ru...
Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin ...
Të shtëna me armë ka pasur në qytetin amerikan të Baltimor...
Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar ...
Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për pr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka cilësuar sa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...