Izraeli vret një komandant të lartë të Hezbollahut në Bejrut
Izraeli kreu një sulm të rrallë ajror, i cili në shënjestë...

Pronari i kompanisë fiktive bullgare “Norta Global”, që dyshohet se është përgjegjës për shitjen e radiomarrësve që shpërthyen në të gjithë Libanin, u zhduk në ditën e shpërthimit dhe që atëherë është në kërkim.
Sipërmarrësi Rinson Jose (39 vjeç), i cili jeton në Norvegji dhe është me origjinë nga India, renditet si pronar i “Norta Global”.
Të martën, Jose duhej të linte apartamentin e tij në periferi të Oslos dhe të shkonte në një udhëtim pune të planifikuar më parë, por punëdhënësi i tij kryesor, konglomerati norvegjez i medias NHST Media Group, nuk ishte në gjendje ta kontaktonte dhe të mërkurën në mbrëmje informoi shërbimin e inteligjencës norvegjeze për zhdukjen e tij.
Një ditë më pas, policia lokale njoftoi se kishte nisur një "hetim paraprak për informacionin që ka dalë në dritë". “Ne jemi në dijeni të informacionit, por nuk kemi asnjë koment për të”, tha Unni Grøndal, një zëdhënëse e policisë norvegjeze në Oslo.

Nuk ka asnjë provë për momentin që të sugjerojë se Jose e ndihmoi qëllimisht Izraelin të ndërhynte te radiomarrësit për të bombarduar anëtarët e Hezbollahut ose se ai ishte në dijeni për operacionin e Tel Avivit.
Jose u transferua në Norvegji në vitin 2015 pas dy vitesh punë për një kompani londineze. Ai jeton në Oslo me gruan e tij dhe ka nënshtetësi norvegjeze, ndërsa fqinjët e tij në një periferi të qetë të kryeqytetit norvegjez i thanë Reuters se nuk dinin shumë për të.
Megjithatë, një nga miqtë e tij i tha uebsajtit norvegjez të lajmeve ‘VG’ se ajo u trondit kur mësoi se emri i tij lidhej me shpërthimet në Liban.
"I gjithë rrethi im i miqve e pëlqente atë. Ai i ruajti flokët e tij për vite me radhë që t'ua dhuronte pacientëve me kancer. Për mua, ai është një burrë me zemër të madhe", tha ajo.

Sa i përket “Norta Global”, kompania u themelua në prill 2022. Selia e kompanisë është e regjistruar në një ndërtesë në qytetin e Sofjes ku janë të regjistruara gati 200 kompani të tjera. Kompania reklamonte shërbime këshillimi, integrimi të teknologjisë, rekrutimin dhe kontraktimin në faqen e saj zyrtare përpara se të fshihej të enjten.
"A jeni duke kërkuar për një kompani të aftë për t'ju ndihmuar të keni sukses apo për të gjetur zgjidhjen e duhur teknologjike për ju? ‘Mos kërkoni më tej’”, lexohej në faqen e internetit, e cila kishte versione në anglisht, bullgarisht dhe norvegjisht.
Reuters shkruan se ka kontaktuar me Jose, por ai i ka dhënë fund telefonatës kur është pyetur për biznesin në Bullgari. Më herët uebsajti hungarez Telex pretendoi se ‘Norta Global’ ishte e përfshirë drejtpërdrejt në prokurimin e radiomarrësve, duke pretenduar se kompania "organizoi dërgesën dhe ia shiti pajisjet Hezbollahut”.
Por më pas Agjencia Shtetërore Bullgare për Sigurinë Kombëtare njoftoi se kompania bullgare nuk kishte lidhje me blerjen e radiomarrësve që shpërthyen.
Izraeli kreu një sulm të rrallë ajror, i cili në shënjestë...
Qeveria e Serbisë i ka nisur të premten procedurat për rik...
Hezbollah – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste...
Bullgaria nuk ka importuar, eksportuar apo prodhuar pejxhe...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leye...
Një kirurg libanez ka përshkruar se si fluksi i madh i...
Izraeli ka kryer sulme të gjera ajrore në Libanin jugo...
Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje a...
Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresid...
Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udh...
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera...
Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur l...
Lumi Senio ka vërshuar në Castel Bolognese Ravena dhe uji ...
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 450 të tje...
Hakerat iranianë duket se janë përpjekur të nxisin interes...
Pajisjet elektronike të komunikimit me mesazhe ‘pager’ të ...
Radiot e dorës që përdoren për komunikim nga organizata He...
Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka...
Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...