Çfarë dihet për mjetet shpërthyese që kishin si objektiv Hezbollahun?
Pajisjet elektronike të komunikimit me mesazhe ‘pager’ të ...

Hakerat iranianë duket se janë përpjekur të nxisin interesin e ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden me informacione të vjedhura nga fushata e kundërshtarit të tij Donald Trump, përfshirë dërgimin e e-maileve drejt njerëzve të lidhur me presidentin demokrat, në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024, tha FBI-ja dhe agjenci të tjera federale të mërkurën.
Nuk ka prova se ndonjë nga personat që ka marrë e-mailin është përgjigjur, thanë zyrtarët, duke penguar që informacioni i hakeruar të bëhej publik në muajt e fundit të fushatës zgjedhore.
Hakerët i dërguan e-mailet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut tek individë që ishin të lidhur me fushatën e Presidentit Joe Biden, përpara se ai të tërhiqej nga gara.
Sipas një deklarate të qeverisë amerikane, e-mailet “përmbanin një fragment të shkëputur nga materiale të vjedhura, jopublike nga fushata e ish-Presidentit Trump”.
Ky njoftim, është përpjekja e fundit për të nxjerrë në pah atë që zyrtarët thonë se është synim i vazhdueshëm i Iranit për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024-ës, përfshirë një sulm kibernetik që kishte si objektiv fushatën e ish-Presidentit Trump.
FBI-ja, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe të Infrastrukturës deklaruan se sulmi kibernetik ndaj fushatës së zotit Trump dhe një përpjekje për qasje të paautorizuar ndaj informacioneve të ndjeshme të fushatës Biden-Harris janë pjesë e një tentative për të minuar besimin e votuesve në zgjedhje dhe për të nxitur konflikt.
Në 10 gusht, ekipi i fushatës së zotit Trump tha se kishte qenë objektiv i një sulmi kibernetik dhe se aktorë iranianë kishin vjedhur dhe shpërndarë dokumente të brendshme me të dhëna të ndjeshme.
Së paku tri mediave, ‘Politico’, ‘New York Times’ dhe ‘Washington Post’, iu ofruan materiale të brendshme të fushatës së ish-Presidentit Donald Trump. Deri tani, asnjë prej tyre nuk ka dhënë asnjë hollësi mbi materialet që u janë dërguar.
Përmes një deklarate, Morgan Finkelstein, zëdhënësi i fushatës së zonjës Kamala Harris, tha se ekipi i Nënpresidentes kishte bashkëpunuar me organet ligjzbatuese sapo kishte mësuar se individë të lidhur me ekipin e zotit Biden ishin në mesin e atyre që kishin marrë e-mailet.
“Nuk jemi në dijeni se ndonjë material i është dërguar direkt fushatës, por disa individë kanë marrë e-maile në adresën e tyre personale”, tha zoti Finkelstein.
Karoline Leavitt, zëdhënësja e fushatës së ish-Presdentit Trump, e cilësoi përpjekjen e fundit për të dërguar informacione të vjedhura te fushata e Presidentit Biden si “një provë tjetër se iranianët po ndërhyjnë aktivisht në zgjedhje” për të ndihmuar zonjën Harris.
Më herët, Irani ka refuzuar ndërhyrjen në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara.
Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë "Reuters" për koment./ Voa
Pajisjet elektronike të komunikimit me mesazhe ‘pager’ të ...
Radiot e dorës që përdoren për komunikim nga organizata He...
Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka...
Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën ...
Në një intervistë për një media shqiptare në Amerikë, ...
Gjermania filloi të hënën kontrollet në gjitha pikëkal...
Një kompani tajvaneze tha sot se kishte autorizuar për...
Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan sot Izraelin për ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë ...
Ditën e djeshme shpërthyen pajisjet e komunikimit, që njih...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Egjipti nuk do ta pranojë asnjë ndryshim të masave të ...
Policia australiane ka depërtuar në “Ghost”, një aplikacio...
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuar...
Vullnetarët dhe punonjësit e urgjencës punuan për të sigur...
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë d...
Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’, të përdorur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula kërkoi të zh...
Hetuesit amerikanë po kontrollojnë llogaritë e mediave soc...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...