Egjipti: Nuk do të pranojmë ndryshime të sigurisë në kufirin me Gazën
Egjipti nuk do ta pranojë asnjë ndryshim të masave të ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të mërkurën se përshkallëzimet befasuese kërcënojnë dështimin e përpjekjeve për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës.
Blinken tha se Shtetet e Bashkuara janë duke i vlerësuar shpërthimet e pejxherëve - pajisjeve të telekomunikimit me valë – të martën në Liban, për ta cilat u akuzua Izraeli.
Ai i bëri këto komente në Egjipt, ku ndodhet për bisedime rreth negociatave për armëpushim në Gazë, si dhe për marrëdhëniet SHBA-Egjipt.
Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Egjiptin, janë duke punuar për ta ndërmjetësuar një marrëveshje për armëpushim, gati një vit pasi shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
Këto vende janë duke bërë përpjekje gjithashtu edhe për t’i ulur tensionet, pasi liderët izraelitë kanë kërcënuar me përshkallëzimin e veprimeve ushtarake kundër Hezbollahut në Liban.
“Vazhdimisht, kur SHBA-ja dhe ndërmjetësit e tjerë ndërkombëtarë besojnë se po shënojnë përparim për arritjen e marrëveshjes për armëpushim për luftën e Izraelit dhe Hamasit në Gazë, ne shohim një ngjarje që e bën përparimin edhe më të vështirë, që mund ta pengojë atë”, tha Blinken, i pyetur për shpërthimet e djeshme në Liban.
Shpërthimet e njëkohshme të pejxherëve – të përdorur nga anëtarët e Hezbollahut në Liban, i vranë 12 njerëz, përfshirë një fëmijë, të martën.
Izraeli nuk ka folur publikisht nëse është përgjegjës apo jo.
Blinkeni foli edhe për vrasjen e gjashtë pengjeve izraelite nga Hamasi në fillim të këtij muaji në Gazë.
Në kohën kur erdhi lajmi për vrasjen e gjashtë pengjeve, negociatorët kishin arritur përparim për kohën dhe hollësitë e një marrëveshjeje këmbimi, sipas të cilës do të liroheshin pengjet në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, tha Blinken.
Blinkeni i përsëriti të mërkurën komentet e administratës së SHBA-ja ende është duke mbledhur informata për rrethanat e sulmeve me pejxherë, duke mos dhënë më shumë hollësi.
Ai mbajti takime me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattaf el-Sissi dhe me ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty./ REL
Egjipti nuk do ta pranojë asnjë ndryshim të masave të ...
Policia australiane ka depërtuar në “Ghost”, një aplikacio...
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuar...
Vullnetarët dhe punonjësit e urgjencës punuan për të sigur...
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë d...
Pajisjet e komunikimit, që njihen si ‘pagers’, të përdorur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula kërkoi të zh...
Hetuesit amerikanë po kontrollojnë llogaritë e mediave soc...
9 persona u vrane dhe qindra vetë u plagosën, në periferit...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime të...
Vlerësimi për kancelarin gjerman, Olaf Scholz ka arrit...
Kundërshtarët e Amerikës po shtojnë përpjekjet për të ndik...
Kompania “Meta” njoftoi se ndaloi mediat shtetërorë ruse t...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen...
Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republika...
Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjar...
Gjendje damatike prej reshjeve dhe përmbytjeve në mjaft pj...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëto...
Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rus...
Ryan Routh, 58 vjeç, i dyshuari për atentatin ndaj kandida...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...