Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Melonin
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...

9 persona u vrane dhe qindra vetë u plagosën, në periferitë e Bejrutit dhe në pjesë të tjera të Libanit, pasi u shpërthyen në dorë pajisjet celulare të komunikimit, sipas njoftimeve nga mediat dhe zyrtarë të sigurisë.
Ata po mbanin në duar ‘pagers’, pajisje të vogla komunikimi, të ndryshme nga telefonët celularë, që përdoren për dërgimin e mesazheve dhe sinjaleve.
Një zyrtar i lartë i zbulimit ushtarak dhe një zyrtar tjetër që kishte dijeni për ngjarjen, të cilët folën në kushte anonimiteti për agjencinë e lajmeve Associated Press, thanë se pajisjet ‘pagers’ që mbanin anëtarë të grupit Hezbollah shpërthyen. Zyrtari i dytë tha se besohet se bëhet fjalë për një sulm izraelit.
Agjencia Associated Press iu drejtua ushtrisë izraelite e cila refuzoi të komentonte.
Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, e cila është e afërt me Gardën e fuqishme Revolucionare të Iranit, tha në një postim në rrjetin Telegram, se Mojtaba Amani, ambasadori i Iranit në Liban, ka marrë plagë sipërfaqësore dhe është nën kujdes mjekësor në spital.
Në fotografi dhe video të marra në lagjet periferike në jug të Bejrutit, që po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në mediat lokale, duken njerëz të shtrirë në tokë me plagë në duar.
Udhehqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte paralajmëruar më parë pjesëtarët e grupit që të mos mbanin telefona celularë, pasi sipas tij mund të gjurmoheshin nga izraelitët, për të parë levizjet e tyre dhe për të ndërmarrë sulme.
Ministri i Shëndetësisë së Libanit u bëri thirrje të gjithë spitaleve të jenë në gjendje gatishmërie.
Fotografët e agjencisë së lajmeve Assciated Press pranë spitaleve thanë se dhomat e urgjencës ishin të tejmbushura me pacientë, shumica e tyre me plagë në gjymtyrë, disa në gjendje të rëndë.
Agjencia shtetërore e lajmeve tha se spitalet në Libanin jugor, Luginën lindore Bekaa dhe periferitë jugore të Bejrutit, të gjitha zona ku Hezbollahu ka prani të fortë, kanë bërë thirrje për të dhuruar gjak.
Sipas kësaj agjencie, në këto zona, për shpërthimin e pajisjeve ‘pagers’ u përdor teknologji e avancuar dhe për pasojë mbeten të plagosur dhjetra vetë.
Një zyrtar i Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se ishin plagosur së paku 150 vetë, përfshirë pjesëtarë të grupit.
“Armiku (Izraeli) është përgjegjës për këtë incident”, tha ai.
Sipas tij, pajisjet e reja ‘pagers’ që po mbanin anëtarët e Habollahut ishin me bateri me litium, të cilat mesa duket shpërthyen.
Bateritë e litiumit, kur mbinxehen, mund të nxjerrin tym, të shkrijnë apo edhe të marrin zjarr.
Bateritë e rikarikueshme të litiumit përdoren gjerësisht në kompjutera, telefona celularë dhe makina elektrike. Zjarri i shkaktuar nga djegja e tyre arrin temperatura të larta, deri në 590 gradë celsius.
Incidenti ndodh në një kohë që tensionet mes Libanit dhe Izraelit janë shtuar. Grupi militant libanez Hezbollah dhe forcat izraelite janë përleshur pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë, mes Izraelit dhe Hamasit, ky i fundit aleat i Hezbollahut./ VOA
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime të...
Vlerësimi për kancelarin gjerman, Olaf Scholz ka arrit...
Kundërshtarët e Amerikës po shtojnë përpjekjet për të ndik...
Kompania “Meta” njoftoi se ndaloi mediat shtetërorë ruse t...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen...
Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republika...
Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjar...
Gjendje damatike prej reshjeve dhe përmbytjeve në mjaft pj...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëto...
Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rus...
Ryan Routh, 58 vjeç, i dyshuari për atentatin ndaj kandida...
Situata e përmbytjeve nga stuhia “Boris” në Evropën Qe...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të ...
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë të hën...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar us...
Ukraina tha të hënën se u ka kërkuar Kombeve të Bashku...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anulua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, pritet të k...
Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve t...
Një shpërthim ka tronditur qendrën e Këlnit në Gjermaninë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...