Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...

Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për serbët në Kosovë, u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.
“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ai i bëri komentet në kërkesën e Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar disa kërkesa dhe masa të Vuçiç-it, që parashtroi javën e kaluar.
Mes tjerash, ato përfshijnë shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, si dhe kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre.
Komunat në veri, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë serbë i bojkotuan zgjedhjet në atë zonë.
Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.
Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë.
“Marrëveshjet e dialogut i parashikojnë hapat dhe procedurat që kjo të ndodhë, në përputhje dhe duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës”, tha Stano.
“Në këtë kontekst, impelementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shumë i rëndësishëm”, shtoi ai, duke iu referuar, po ashtu, kërkesës së Vuçiç-it për themelimin e këtij asociacioni në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka komentuar deri më tash kërkesat e Vuçiç-it.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Qeverinë e tij që nga e premtja e kaluar, por nuk ka marrë përgjigje.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Vuçiç po tenton të ruajë në Kosovë “atë që nuk e ka më”.
“Vuçiç, faktikisht, po e kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcënim, i cili, ta them të drejtën, nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi, sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë... Është shans i humbur i qytetarëve që kanë mendime të tjera për të marrë pjesë në procesin politik edhe për të qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, tha Konjufca. Stano përsëriti thirrjet për shmangien nga retorika nxitëse dhe, siç tha, hapat e njëanshëm.
“Retorika nxitëse dhe mashtruese, si dhe veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara shkojnë kundër dialogut. Ato vënë në rrezik normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe sigurinë e qytetarëve të tyre”, tha Stano.
“Rruga përpara për të dyja palët është konfirmimi i angazhimit të tyre konstruktiv në procesin e normalizimit. Rasti i parë për këtë është takimi i kryenegociatorëve më 17 shtator në Bruksel”, tha zëdhënësi i BE-së.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian “do të vazhdojë t’u qëndrojë pranë qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi, në aspiratat e tyre përkatëse për t’u anëtarësuar në BE”.
Radio Evropa e Lirë mori vesh nga burime të besueshme në BE se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit në Bruksel./ Rel
Një shpërthim ka tronditur qendrën e Këlnit në Gjermaninë ...
Për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve intensive ...
Qyteti i Bohumin ka kaluar natën e tij më të keqe që nga v...
FBI tha se Donald Trump "duket se ishte objekt i një përpj...
Në debatin mes kandidates demokrate për presidente Kam...
Në kancelarinë e Berlinit ekziston mendimi, se ka ardh...
DW: Presidente Jahjaga, tashmë ka disa vite që është p...
Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqi...
Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, 8 shtator...
Shefi ekzekutiv i kompanisë anglo-amerikane të miniera...
Një raketë, që u lëshua nga rebelët jemenas, Huthi, të...
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se çështja nës...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka b...
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbi...
Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre m...
Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së...
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron a...
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit ...
Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enj...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thir...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...