Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...

Në debatin mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump më pak se dy muaj përpara ditës së zgjedhjeve, dolën në pah edhe dallimet e tyre për çështjen e emigracionit. Por, pavarësisht qëndrimeve të tyre të ndryshme mbi këtë çështje, asnjëri kandidat nuk ka ofruar deri më tani një propozim gjithëpërfshirës për emigracionin.
Emigracioni ishte një temë e rëndësishme gjatë debatit të parë presidencial. Ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris nuk iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me numrin e shtuar të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, ish- Presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet e tij të rreme se emigrantët kanë shkaktuar një rritje të krimit, duke thënë në të gjithë botën krimi është ulur, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është rritur për shkak të hyrjes në vend të miliona emigrantëve.
Studimet tregojnë se emigrantët kanë më pak gjasa të kryejnë krime sesa njerëzit e lindur në Shtetet e Bashkuara.
Por në tubimet e tij elektorale, zoti Trump mban një qëndrim të ashpër për emigracionin, duke premtuar se do të intensifikojë përpjekjet e tij për trajtimin e kësaj çështjeje nëse bëhet sërish president.

"Nëse fitoj, në ditën e parë, ne do të fillojmë operacionin më të madh të dëbimit të emigrantëve në historinë e Amerikës", tha ai.
Ekspertët e emigracionit kanë ngritur pikëpyetje mbi këtë plan.
“Për çfarë bëhet fjalë? A do të ketë oficerë policie dhe zyrtarë të emigracionit që do të shfaqen në banesat e të gjithëve, duke u kërkuar dokumentet e identifikimit”, pyet David Dyssegaard Kallick, drejtor i organizatës Nisma për Studimin e Emigracionit.
Kur zonja Harris u pyet për kalimet e paligjshme në kufi, që shënuan një rritje gjatë administratës së Presidentit Biden përpara se të ulej në muajt e fundit, ajo akuzoi zotin Trump se u kishte kërkuar republikanëve në Kongres që të bllokonin një projekt-ligj dypartiak të reformës së emigracionit. Ajo ka thënë gjatë fushatës se mbështet projektligjin dypartiak mbi sigurinë e kufirit, që përfshin rritjen e numrit agjentët të rojës kufitare.
“Nëse zgjidhem presidente, unë do ta nënshkruaj këtë projektligj. Ne mund të ruajmë trashëgiminë e Amerikës si një vend krenar i përbërë nga emigrantë dhe njëkohësisht të reformojmë sistemin tonë të emigracionit. Ne mund të krijojmë një rrugë për marrjen e shtetësisë dhe të sigurojmë kufirin tonë”, tha zonja Harris.
Ekspertët theksojnë se pa angazhim të Kongresit, reforma e duhur e sistemit të emigracionit është e paarritshme.
“Asnjëri prej tyre nuk foli për rëndësinë e Kongresit. Presidenti mund të bëjë ndryshime të mëdha. Por presidenti ka edhe kufizime lidhur me atë që mund të bëjë”, thotë David Dyssegaard Kallick, drejtor i organizatës Nisma për Studimin e Emigracionit.
Duket se nuk ka të ngjarë të ketë një debat tjetër mes zonjës Harris dhe zotit Trump. Votuesit do të duhet të ndjekin nga afër planet e tyre të emigracionit ndërsa vazhdon fushata presidenciale./ VOA
Në kancelarinë e Berlinit ekziston mendimi, se ka ardh...
DW: Presidente Jahjaga, tashmë ka disa vite që është p...
Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqi...
Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, 8 shtator...
Shefi ekzekutiv i kompanisë anglo-amerikane të miniera...
Një raketë, që u lëshua nga rebelët jemenas, Huthi, të...
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se çështja nës...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka b...
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbi...
Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre m...
Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së...
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron a...
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit ...
Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enj...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thir...
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Don...
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...
Rreth dyzet persona mësynë në departamentin e Onkologjisë ...
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënsh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...