Gërvalla: Faktori ndërkombëtar të dënojë gjuhën armiqësore të Vuçiqit karshi Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Don...

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komunitetit ndërkombëtar ta dënojë me gjuhë të qartë dhe qëndrime të vendosura atë që ajo e quajti sjellje dhe gjuhë agresive e armiqësore e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës.
Të premten presidenti serb kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, të cilat në Kosovë shihen si kërkesa për zhbërjen e shumë veprimeve të nxitura nga vet Beogradi.
"Ajo që ne besojmë se është e nevojshme, për çdo përparim serioz në dialog, është mbajtja e zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike në veri të Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të OSBE-së dhe nën kontrollin e Bashkimit Evropian. Së dyti, zbatimi i nenit 9 të Marrëveshja e parë e Brukselit, që nënkupton formimin e drejtorisë rajonale të policisë në veri të përbërë nga pjesëtarë të komunitetit serb”, tha presidenti Vuçiç, duke kërkuar mes tjerash edhe kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në vendet e tyre të punës.
Policët, gjykatësit dhe prokurorët serbë në veri të Kosovës dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 në shenjë proteste ndaj shkarkimit të një oficeri të policisë nga autoritetet në Prishtinë meqë ai refuzoi zbatimin e urdhrave që kishin të bënin me zëvendësimin e targave të makinave serbe me ato të Kosovës.
Presidenti serb tha se "institucionet serbe" në Kosovë, "nuk do të shfuqizohen apo mbyllen" dhe pranë kufirit me Kosovën, do të hapen zyra ku serbët e veriut të Kosovës do të kenë qasje në shërbimet e mbrojtjes sociale dhe që ato do të ofrojnë shërbime vitale shtetërore dhe administrative për qytetarët. Ai paralajmëroi edhe themelimin e prokurorisë që posaçme “që do të ndjek të gjithë ata që kryejnë përndjekjen e serbëve në Kosovë, përfshirë serbët që punojnë për shërbimin shqiptar” dhe se parlamenti i Serbisë do t’i shpallë të paligjshme dhe të pavlefshme të gjitha aktet që janë miratuar nga Prishtina në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit. Në një postim në rrjetin Facebook, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla tha se presidenti serb tregoi se nuk e ka ndër mend të ndalë instrumentalizimin e serbëve të Kosovës dhe interesave të tyre, duke i shfrytëzuar për politikë ditore dhe përfitime financiare, ndërsa theksoi se ai kishte urdhëruar largimin e tyre nga vendet e punës dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
“Tani, duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm që personat, të cilët me urdhër të tij janë përfshirë në vepra penale, krime dhe akte të dhunshme në Kosovë tashmë nuk mund të luajnë asnjë rol në jetën publike dhe institucionale të Kosovës, kërkon kthimin në gjendjen e mëparshme, pa treguar madje së paku arsyet e largimit dhe bojkotimit të institucioneve”, shkroi mes tjerash ministrja Gërvalla.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi të shtunën se për situatën e rënduar në veri të Kosovës, përgjegjësi kryesor është presidenti serb, që ka sabotuar çdo nismë për vendosjen e normalitetit dhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Kërkesat e tij, “janë veç vazhdimësi e luftës së tij kundër Kosovës”, shkroi zoti Haradinaj, duke nënvizuar ndërkaq se terrenin për këto veprime anti-Kosovë të Serbisë, të mbështetura edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, e ka krijuar politika shkurtpamëse e qeverisë së kryeministrit Albin Kurti. Ajo ka bërë që politika fashiste e Serbisë ndaj Kosovës, të mos duket edhe aq e keqe.
Kërkesat e Beogradit pasuan veprimet e qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve paralele të mbështetura nga Serbia në veri në fund të gushtit. Mbyllja nxiti kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të shqetësimeve se tensionet në Kosovë mund të çojnë në jostabilitet më të gjerë në Ballkan.
Autoritetet në Serbi mblodhën të shtunën ambasadorët e Bashkimit Evropian në fillim të asaj që ata e quajtën fillim të një fushate globale diplomatike" për të arritur plotësimin e kërkesave për të cilat presidenti serb tha se do t’u shkruaj Presidentit amerikan Joe Biden, atij rus Vladimir Putin dhe udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ndonëse akuzoi Perëndimin se qëndron në anën e Kosovës. Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kërkojnë Serbisë dhe Kosovës të normalizojnë marrëdhëniet e tyre si kusht për përparimin drejt anëtarësimit në bllok.
Serbia pohon synimin e saj për integrim në Bashkimin Evropian por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, të cilat e mbështesin pretendimin e saj ndaj Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit./ Voa
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Don...
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...
Rreth dyzet persona mësynë në departamentin e Onkologjisë ...
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se ka nënsh...
Tridhjetë e shtatë persona, përfshirë tre amerikanë, një b...
Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në m...
Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë po...
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë prof...
Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ...
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka prezantuar masat...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në një deklaratë...
Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të...
Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionit, për her...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Pre...
Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit ...
Organizata “Medica Gjakova”, e cila trajton cështjen e të ...
Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me...
Michel Barnier është ende në kërkim të ministrave për ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...