Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten gjatë bisedimeve mes udhëheqësve amerikanë dhe britanikë në Uashington.
Ukraina kërkon miratimin e përdorimit të disa armëve për të goditur më thellë brenda territorit të Rusisë dhe ekzistojnë shenja se Presidenti Joe Biden mund ta ndryshojë politikën amerikane për këtë aspekt. Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se përdorimi i armëve me rreze të gjatë veprimi ta fuste NATO-n në luftë me Moskën.
Ndërsa kjo çështje pritet të jetë në krye të axhendës së udhëheqësve, nuk duket se ka shumë gjasa që Presidenti Biden dhe Kryeministri britanik Keir Starmer do të njoftojnë ndonjë ndryshim politikash gjatë kësaj vizite, thanë dy zyrtarë amerikanë në dijeni të planifikimit të bisedimeve.
Gjatë vizitës së kësaj jave në Kiev nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, zyrtarët ukrainas përsëritën kërkesën e tyre për të përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi të dhëna nga Perëndimi, ndaj objektivave të gjendura më thellë brenda Rusisë.
Sekretari Blinken tha se ai "nuk kishte dyshim" se Presidenti Biden dhe Kryeministri Starmer do ta diskutonin këtë çështje gjatë vizitës së tyre, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara janë përshtatur dhe "do të përshtaten sipas nevojës", në përputhje me ndryshimin e strategjisë së Rusisë në fushën e betejës.
Sekretari Blinken bëri deklarata të ngjashme në maj, pak përpara se Shtetet e Bashkuara ta lejonin Ukrainën të përdorte armë të dërguara nga Amerika brenda territorit rus. Distanca për të cilën është lejuar përdorimi i armëve është kufizuar kryesisht me objektivat ndërkufitare që konsiderohen si një kërcënim i drejtpërdrejtë, për shkak të shqetësimeve për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Krahas Sekretarit Blinken, edhe Presidenti Biden gjithashtu ka lënë të kuptohet se mund të ndodhë një ndryshim. I pyetur nga gazetarët këtë javë nëse ishte i gatshëm të lehtësonte kufizimet për armët në Ukrainë, ai u përgjigj: "Jemi duke e qartësuar këtë".
Presidenti rus Putin paralajmëroi të enjten se lejimi i sulmeve me rreze të gjatë veprimi “do të thotë se vendet e NATO-s, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane janë në luftë me Rusinë. … Nëse është kështu, atëherë, duke pasur parasysh ndryshimin për vetë thelbin e këtij konflikti, ne do të marrim vendimet e duhura bazuar në kërcënimet që do të na krijohen”.
Komentet e tij ishin në përputhje me deklaratat që Kremlini ka bërë që në fillimet e luftës në Ukrainë, duke i akuzuar vendet e NATO-s për pjesëmarrje de-fakto në konflikt dhe duke kërcënuar me një kundërpërgjigje.
Më herët gjatë vitit, Presidenti Putin paralajmëroi se Rusia mund t’u japë armë me rreze të gjatë veprimi palëve të tjera, për të goditur objektivat perëndimore si një përgjigje ndaj vendeve të NATO-s që i lejojnë Ukrainës të përdorë armët e tyre për të sulmuar territorin rus, duke thënë se kjo "do të shënonte përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në luftën kundër Federatës Ruse dhe ne rezervojmë të drejtën të veprojmë në të njëjtën mënyrë”.
Kryeministri Starmer, në përgjigje të komenteve të udhëheqësit rus të enjten, tha gjatë udhëtimit për në Shtetet e Bashkuara se Britania nuk kërkon konflikt me Rusinë.
"Rusia e filloi këtë konflikt", u tha Kryeministri Starmer gazetarëve. "Rusia sulmoi ilegalisht Ukrainën. Rusia mund t'i japë fund këtij konflikti menjëherë".
Ai shtoi se: "Ukraina ka të drejtën për vetëmbrojtje dhe ne padyshim që kemi qenë absolutisht dhe plotësisht mbështetës të së drejtës së Ukrainës për vetëmbrojtje - ne po ofrojmë kapacitete trajnimi, siç e dini".
“Por ne nuk kërkojmë një konflikt me Rusinë – ky nuk është aspak qëllimi ynë”, tha zoti Starmer.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë trysni udhëheqësve ushtarakë amerikanë dhe aleatëve që të shkojnë shumë më tej. Ai argumenton se Shtetet e Bashkuara duhet t’ia lejojnë Ukrainës të godasë bazat ajrore ruse nga ku fillohen sulmet pranë kufirit, pasi Rusia ka shtuar sulmet ndaj rrjetit energjitik të Ukrainës dhe shërbimeve, ndërsa po afron stina e dimrit.
Presidenti Zelenskyy gjithashtu dëshiron më shumë armatim me rreze të gjatë nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë Sistemin e Raketave Taktike të Ushtrisë, i njohur si ATACMS, për të bërë sulme në Rusi.
Sistemi ATACMS nuk do të ishte përgjigja e duhur ndaj kërcënimit kryesor me të cilin përballet Ukraina nga raketat ruse me vetëdrejtim me rreze të gjatë, të cilat po nisen nga më shumë se 300 kilometra larg, përtej rrezes së sistemit ATACMS, tha nënkoloneli Charlie Dietz, zëdhënës i Pentagonit.
Zyrtarët amerikanë gjithashtu nuk besojnë se kanë mjaftueshëm sisteme armësh në dispozicion për t'i siguruar Ukrainës numrin e nevojshëm për të bërë një ndryshim thelbësor në kushtet në terren, tha një nga zyrtarët amerikanë.
Gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të vendeve aleate javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se nuk besonte se furnizimi i Ukrainës me sisteme të armëve me rreze të gjatë veprimi do të arrinte një ndryshim domethënës në këtë luftë të zgjatur. Ai vuri në dukje se Ukraina tashmë ka qenë në gjendje të godasë brenda Rusisë me sistemet e prodhuara vetë brenda vendit, përfshirë dronët.
"Nuk besoj se një aftësi e caktuar do të jetë vendimtare, dhe unë i qëndroj këtij komenti", tha Sekretari Austin.
"Për momentin, politika nuk ka ndryshuar", tha të enjten gjeneral major Pat Ryder, sekretari i shtypit i Pentagonit.
Kryeministri Starmer tha se po e vizitonte Uashingtonin për "takime strategjike për të diskutuar për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme". Ky është takimi i dytë i kryeministrit britanik me Presidentin Biden, që kur qeveria e tij e qendrës së majtë u zgjodh në muajin korrik.
Vizita vjen pasi Britania javën e kaluar mori një qëndrim ndryshe nga SHBA-ja, duke pezulluar disa eksporte të armëve drejt Izraelit, për shkak të rrezikut se ato mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Takimi i Presidentit Biden dhe Kryeministrit Starmer vjen gjithashtu përpara takimit vjetor të udhëheqësve botërorë që mbahet këtë muaj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi në Zyrën Ovale ishte planifikuar pjesërisht për t’i ndihmuar dy udhëheqësit të bashkërendojnë pikëpamjet mbi luftën në Ukrainë, përpjekjet për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gazë dhe çështje të tjera, përpara takimit të OKB-së.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu ka kërkuar ditët e fundit të vendosë një theks më të madh në lidhjen mes luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, që u ndez pasi militantët e Hamasit të mbështetur nga Irani në Gazë nisën sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor.
Administrata e Presidentit Biden tha këtë javë se Irani e furnizoi rishtazi Rusinë me armë balistike me rreze të shkurtër për t'i përdorur kundër Ukrainës, një furnizim për të cilin zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë shqetësohen se do t'i lejojë Rusisë të përdorë më shumë nga arsenali i saj për objektiva e ndodhura shumë më larg vijës së frontit ukrainas, ndërkohë që do t’i përdorë raketat iraniane për objektivat me rreze më të shkurtër veprimi.
Nga ana tjetër, administrata amerikane thotë se Rusia ka forcuar marrëdhëniet e saj me Iranin, fale edhe faktit që Teherani ka ofruar teknologji bërthamore dhe hapësinore.
"Kjo është padyshim thellësisht shqetësuese", tha zëdhënësi për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, duke folur për furnizimin me raketa. "Dhe sigurisht që kjo dëshmon për mënyrën se si ky partneritet kërcënon sigurinë evropiane dhe se si ilustron ndikimin destabilizues të Iranit, tashmë edhe përtej Lindjes së Mesme"./ VOA
Kina do të “rrisë gradualisht” moshën e pensionit, për her...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Pre...
Banka Qendrore Europiane ka ulur normën bazë të interesit ...
Organizata “Medica Gjakova”, e cila trajton cështjen e të ...
Koreja e Veriut ka shkrepur shumë raketa balistike, me...
Michel Barnier është ende në kërkim të ministrave për ...
Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e v...
Këtë të enjte ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare is...
Një ish-punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-...
Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial ...
Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mi...
Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidenti ...
Të paktën 34 persona janë vrarë, përfshirë 19 gra dhe fëmi...
Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kry...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të ...
11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendje...
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksion...
Ish-Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harr...
Gjermania ka insistuar se vendimi i saj për të kryer kontr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...