Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...

Gjermania ka insistuar se vendimi i saj për të kryer kontrolle kufitare në kufijtë e saj tokësore që ndan me nëntë shtete, me qëllim që të ndalë migrimin ilegal, është në linjë me rregullat e Bashkimit Evropian.
Berlini nuk do të ndërmerrte masa të njëanshme “që do ta dëmtonin BE-në”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, pasi Polonia kritikoi vendimin e Gjermanisë dhe BE-ja bëri thirrje për kujdes, pasi argumentoi se kontrollet kufitare mund të aplikohen vetëm si një masë “e jashtëzakonshme”.
Feaser një ditë më herët njoftoi se kontrollet kufitare, që aktualisht aplikohen në kufijtë me Austrinë, Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën, do të zgjerohen edhe në kufijtë me Francën, Luksemburgun, Holandën dhe Danimarkën. Kjo masë, fillimisht do të jetë në fuqi për gjashtë muaj.
Kryeministri polak, Donald Tusk, e dënoi këtë vendim, duke e cilësuar si “të papranueshëm”. Ai tha se Varshava do të kontaktojë edhe shtete të tjera që preken nga ky vendim i Berlinit “për të zhvilluar konsultime urgjente”.
Por, Ministria e Brendshme gjermane tha se vendimi i Berlinit është në përputhje me ligjet kombëtare dhe evropiane dhe është “veprim i koordinuar brenda Gjermanisë si dhe brenda BE-së”. Ministria e Brendshme tha se “Gjermania vazhdon të varet në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet e saj fqinje, për shembull përmes patrullimeve të përbashkëta dhe qendrave të përbashkëta policore në kufi”.
Autoritetet në Gjermani po përballen me presion që të kufizojnë hyrjen e migrantëve ilegalë, pasi së fundi publiku është zemëruar për shkak të disa sulmeve vdekjeprurëse, të cilat dyshohet se janë kryer nga militantët islamistë.
Partia konservative opozitare, CDU, dhe ajo e ekstremit të djathtë, AfD, po i bëjnë presion koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz, që të trajtojë çështjen e migrimit ilegal.
CDU-ja ka kërkuar hapa më të ashpër për këtë çështje, duke thënë se Gjermania duhet të shpallë “emergjencë” kombëtare dhe që autoritetet të refuzojnë në kufi migrantët që nuk kanë dokumente. Por, ky propozim është refuzuar nga Qeveria.
Ministrja Faeser ka prezantuar një plan, sipas të cilit, policia përkohësisht do të ndalonte azilkërkuesit që veçse janë regjistruar në shtete të tjera të BE-së, teksa autoritetet do të punonin me shpejtësi për t’i kthyer në shtetin e tyre.
Policia në BE ka qasje në data-bazën Eurodac, ku gjenden gjurmët e gishtërinjve dhe të dhëna të tjera për migrantët e parregullt dhe azilkërkuesit.
Ministria e Brendshme gjermane tha se sipas planit të propozuar, policia gjermane pasi do të ndalonte azilkërkuesit në kufi, do të shikonte në Eurodac, nëse personat e ndaluar mund të identifikohen, do t’i ndalonte ata dhe me procedurë të përshpejtuar do t’i dëbonte./ Rel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani d...
"Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar...
Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes k...
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-...
Palestinezët, përmes një draft-rezolute që po e qarkullojn...
A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë...
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendos...
Alexis Tsipras ka nxjerrë jashtë loje Kasselakis. Ish-krye...
11 viktima dhe nëntë të zhdukur. Ky është bilanci tragjik ...
I quajtur si supertajfuni "Yagi" në Vietnam la pasoja ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se ka një plan...
Ish-anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka thë...
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka...
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president...
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët ru...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për r...
Kush ka qenë mëngjeseve në Gjermani para shkollave fillore...
Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të V...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...