Scholz kërkon ripërtëritjen e përpjekjeve për paqe në Ukrainë
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për r...

Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët rusë shkelën hapësirën e tyre ajrore. Rumania njoftoi se një dron rus shkeli hapësirën e saj ajrore gjatë sulmeve të natës që ndërmori Moska kundër Ukrainës fqinje. Ndërkohë, Letonia njoftoi se një dron rus u rrëzua në pjesën lindore të vendit një ditë më parë.
Një dron rus hyri në territorin rumun herët të dielën ndërsa Moska goditi "objektiva civilë dhe infrastrukturën portuale" përtej Danubit në Ukrainë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Rumanisë.
Bukureshti aktivizoi avionë luftarakë të tipit F-16 për patrullimin e hapësirës ajrore ndërsa njoftoi banorët e dy rajoneve lindore përmes mesazheve me tekst, thanë zyrtarët rumunë.
Rumania tha se po heton mundësinë e një pike ku mund të ketë rënë mjeti fluturues në një zonë të pabanuar përgjatë kufirit me Ukrainën. Nuk ka patur njoftime për viktima apo dëme.
Më vonë të dielën, Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spr?ds, tha se një dron rus ishte rrëzuar një ditë më parë pranë qytetit Rezekne dhe me gjasë ishte futur në Letoni nga Bjellorusia fqinje.
Qyteti Rezekne, me mbi 25,000 banorë, shtrihet rreth 55 kilometra në perëndim të Rusisë dhe rreth 75 kilometra nga Bjellorusia, aleati i ngushtë i Kremlinit.
Ndërsa shkelja e hapësirës ajrore të Letonisë duket të jetë një incident i rrallë, Rumania ka konfirmuar disa raste të gjetjes së fragmenteve të dronëve në territorin e saj që nga fillimi i agresionit ruk kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Rasti më i fundit u njoftua në korrik të këtij viti.
Mircea Geoan?, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim dhe ish-diplomat i lartë rumun, tha të dielën në mëngjes se aleanca ushtarake e dënoi shkeljen e hapësirës ajrore rumune nga Rusia.
“Ndërsa nuk kemi asnjë informacion që tregon për një sulm të qëllimshëm nga Rusia kundër aleatëve, këto akte janë të papërgjegjshme dhe potencialisht të rrezikshme”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.
Ushtria e Letonisë tha të dielën se nuk kishte tregues se Moska apo Minsku i kishin nisur dronët qëllimisht drejt vendit të saj. Në një deklaratë publike, ushtria letoneze tha se kishte identifikuar vendin e rrëzimit të dronit dhe se po vazhdonin hetimet. Ministri i Mbrojtjes së Letonisë, Andris Spr?ds, u përpoq ta minimizonte rëndësinë e inkursionit me dron.
“Mund të konfirmoj se nuk ka viktima apo dëme materiale”, tha zoti Spr?ds për Radion Letoneze të dielën, duke shtuar se çdo rrezik ishte eliminuar menjëherë. “Natyrisht, është një incident i rëndë, pasi është një kujtesë tjetër se pranë çfarë shtetesh fqinje jetojmë”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i quajti inkursionet, siç u shpreh ai, “një kujtesë se veprimet agresive të Federatës Ruse shkojnë përtej kufijve të Ukrainës”.
“Përgjigja kolektive e aleatëve duhet të jetë mbështetja maksimale për Ukrainën tani, për t'i dhënë fund (agresionit rus), për të mbrojtur jetët dhe për të ruajtur paqen në Evropë”, tha zoti Sybiha në një postim në rrjetin X./ Voa
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për r...
Kush ka qenë mëngjeseve në Gjermani para shkollave fillore...
Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të V...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një rast të gripit të s...
Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dh...
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mër...
Sulmi me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhi...
A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet...
Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e...
Ukraina tani ka një ministër të ri të jashtëm, njëri p...
Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë jan...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serb...
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, ësh...
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan të pak...
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi d...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u tha re...
Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shka...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e priti në një...
Pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak janë mbyllur ng...
Qeveria daneze po shqyrton heqjen e një rregulli që le...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...