Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve te një njeri pa ekspozim me kafshë të prekura
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një rast të gripit të s...

Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të Venezuelës, Edmundo Gonzalez, e ka braktisur vendin dhe ka shkuar në Spanjë, ku i është pranuar kërkesa për azil politik.
Largimi befasues i Gonzalez-it, të cilin disa qeveri të huaja dhe opozita në Venezuelë e vlerësonin si fitues legjitim të zgjedhjeve presidenciale të korrikut, u bë i ditur mbrëmjen e së shtunës nga zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez.
Ajo tha se qeveria venezuelase ka vendosur t’ia mundësojë Gonzalezit një rrugë të sigurt për t’u larguar nga vendi, vetëm pak ditë pasi ishte lëshuar një fletarrestim për të.
Rodriguez tha se ai u lejua të largohej nga vendi në mënyrë që “ta kthenim në vend paqen dhe qetësinë politike”.
As Gonzalez e as liderja opozitare Maria Corina Machado nuk e kanë komentuar largimin e tij.
Ndërkohë, qeveria e Spanjës tha se Gonzalez vendosi vetë ta braktisë Venezuelën dhe se ai u largua me një avion të Forcave Ajrore të vendit.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Manuel Albares, tha për transmetuesin shtetëror spanjoll, "RTVE", se qeveria spanjolle do t’i japë azil politik Gonzalez-it siç ka kërkuar.
“Isha në gjendje të bisedoj [me Gonzalez-in] dhe sapo hipi në avion ai shprehu mirënjohje ndaj Spanjës dhe Qeverisë spanjolle. Natyrisht i thashë se ne jemi të lumtur që ai është mirë dhe rrugës për Spanjë”, tha Albares.
Albares tregoi se Gonzalez-i i kishte kaluar disa ditë në Ambasadën e Spanjës në Karakas, para se të largohej nga vendi.
Gonzalez, një ish-diplomat 75-vjeçar, garoi për president në çastet e fundit pasi Machado-s iu ndalua pjesëmarrja. Ai kishte qenë i panjohur për shumë venezuelas, por fushata e tij zgjedhore ua ngjalli shpresat miliona venezuelasve që kërkonin me padurim ndryshime, për shkak të një ekonomie të rrënuar në dekadën e fundit.
Derisa presidenti Nicolas Maduro u shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut, shumica e qeverive perëndimore nuk e kanë njohur fitoren e tij.
Ndërkohë, fletat e votimit të mbledhura nga vullnetarët e opozitës nga dy e treta e makinave të votimit elektronik, tregojnë se Gonzalez-i i fitoi zgjedhjet.
Fletat e votimit janë cilësuar si dëshmia përfundimtare e rezultatit të zgjedhjeve në Venezuelë.
Në zgjedhjet e kaluara presidenciale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithmonë i publikonte rezultatet online nga secila prej 30.000 makinave të votimit, por ky komision i kontrolluar nga Maduro nuk i publikoi rezultatet këtë herë, duke e fajësuar gjoja një sulm kibernetik nga kundërshtarët e tij në Maqedoninë e Veriut.
Prokurori i përgjithshëm Tarek William Saab, një aleat i madh i Maduro-s, kërkoi arrestimin e Gonzalez-it pasi ai kishte dështuar tri herë të paraqitej para autoriteteve në lidhje me një hetim për gjoja sabotim zgjedhor.
Ndërkohë, Spanja ka qenë një vend kyç azili për venezuelasit, posaçërisht për ata që e kanë udhëhequr opozitën kundër regjimit të Maduros./ REL
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një rast të gripit të s...
Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dh...
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mër...
Sulmi me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhi...
A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet...
Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e...
Ukraina tani ka një ministër të ri të jashtëm, njëri p...
Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë jan...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serb...
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, ësh...
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan të pak...
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi d...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u tha re...
Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shka...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e priti në një...
Pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak janë mbyllur ng...
Qeveria daneze po shqyrton heqjen e një rregulli që le...
Disa e bëjnë për para, të tjerët për atdheun. Ndërsa d...
Gjendja humanitare në Rripin e Gazës, sipas OKB-së, va...
Shpallja e aktgjykimit kundër ish-presidentit amerikan, Do...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...