Inteligjenca gjermane: Një njësit rus kreu sulme kibernetike ndaj NATO-s dhe BE-së
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka...

Ish-anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka thënë se Izraeli duhet të zhvendosë fokusin drejt Hezbollahut, në kufirin e Libanit, duke paralajmëruar që “jemi vonë në këtë pikë”.
Izraeli dhe Hezbollahu, grup që përkrahet nga Irani, kanë këmbyer sulme kufitare gati çdo ditë në vitin e fundit.
Grupi militant pretendon se po vepron në shenjë solidariteti me aleatin palestinez, Hamasin, që po lufton me Izraelin në Gazë.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
“Ne kemi mjaftueshëm forca për t’u përballur me Gazën dhe duhet të koncentrohemi në atë që po ndodh në veri”, ka thënë Gantz, duke folur në Uashington në një forum për Lindjen e Mesme.
Sipas tij, problemi kryesor qëndron tek Irani dhe rrjetëzimet e veta.
“Koha për veriun ka ardhur dhe besoj që jemi vonë në këtë pikë”, ka thënë ish-shefi i ushtrisë.
Gantz beson se Izraeli ka bërë gabim kur ka zhvendosur banorët prej pjesës veriore të shtetit, pas nisjes së armiqësive me Hezbollahun, të nxitura nga lufta e nisur në Gazë, më 7 tetor të vitit të kaluar.
“Në Gazë, kemi arritur në pikën vendimtare të fushatës”, ka thënë ai.
“Ne mund të bëjmë gjithçka që duam në Gazë”.
“Ne duhet të synojmë arritjen e një marrëveshjeje për nxjerrje të pengjeve, mirëpo nëse nuk mund ta arrijmë atë brenda ditësh apo javësh, ne duhet të synojmë veriun”, ka thënë ai.
Gantz është larguar prej qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu në qershor, për shkak se ajo nuk ka një plan për Gazën, pasi të përfundojë lufta.
Lufta në Gazë është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në jug të Izraelit në tetor, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë.
Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gazë kanë lënë mbi 40.000 palestinezë të vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë./ REL
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka...
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president...
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët ru...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për r...
Kush ka qenë mëngjeseve në Gjermani para shkollave fillore...
Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të V...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një rast të gripit të s...
Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dh...
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mër...
Sulmi me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhi...
A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet...
Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e...
Ukraina tani ka një ministër të ri të jashtëm, njëri p...
Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë jan...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serb...
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, ësh...
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës shkaktuan të pak...
Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë mbi d...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, u tha re...
Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shka...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...