Kongresi amerikan, masa legjislative me objekt Kinën
Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes k...

"Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar nga interneti si dhe fitimet në produktivitet që lidhen me të", konstaton në raportin e tij ish-kreu i BQE-së, Mario Draghi. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e pati autorizuar 77-vjeçarin Draghi që të bëjë një analizë të aftësisë konkurruese të BE-së. Në të Draghi tërheq vëmendjen, se Bashkimi Europian është i dobët në teknologjitë e reja, që do të nxisin rritjen e ardhshme ekonomike. Vetëm katër nga 50 sipërmarrjet e mëdha të teknologjisë janë firma europiane.
Në sfondin e konkurrencës nga SHBA dhe Kina ish-kryeministri i Italisë, Draghi, vëren se europianët ndodhen përpara një "sfide ekzistenciale". Pa produktivitet më të lartë Europa nuk mund "të jetë lider në fushën e teknologjive të reja, as një fanar në përgjegjësinë për klimën dhe një aktore e pavarur në skenën botërore". Edhe modeli social europian nuk mund të financohet më. Shkruan italiani në analizën e tij strategjike.

Draghi i bën thirrje BE-së për investime masive në ekonomi, mbrojtje dhe mbrojtjen e klimës. Të nevojshme janë edhe "investime minimale vjetore shtesë në vlerën 750 deri në 800 miliardë euro", këshillon ai. Për t'ia arritur këtij qëllimi ish-shefi i BQE-së rekomandon marrjen e borxheve të reja në bashkësi ashtu sikurse u veprua së fundi në rastin e pandemisë së koronavirusit.
Edhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, i konsideron instrumentet për financimin e bashkësisë si të rëndësishme. Por është i mundur edhe përdorimi i mjeteve financiare të vendit përkatës, ku bëjnë pjesë doganat e importeve dhe kuotizacioni në BE për plastikën, tha Von der Leyen e pyetur lidhur me rezistencën e qeverisë gjermane kundër borxheve të reja në bashkësi. Lidhur me këtë duhet të vendosin vendet anëtare të BE-së.

Gjatë kohës së pandemisë BE organizoi një paktë ndihme të financuar me kredi në vlerën e 750 miliardë eurove. Vendet si Italia dhe Franca qysh atëherë kërkojnë një paketë të re duke iu referuar rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen dhe mbrojtjen e klimës. Por Gjermania dhe Holanda borxhet e reja në bashkësi i konsiderojnë si vijë të kuqe.
Duke iu referuar sektorëve me emisione gazrash të dëmshme për klimën si në industrinë e rëndë dhe transport, Draghi rekomandon për BE-në, që ta rregullojë më mirë politikën për klimën. Nëse të gjitha masat politike harmonizohen me objektivat për klimën, është "shumë e mundshme, që pakësimi i emisioneve të dioksidit të karbonit, dekarbonizimi në atmosferë, të jetë një shans për rritjen ekonomike", tha ai në një konferencë shtypi.
Von der Leyen dëshiron që ta bëjë BE-në me programin Green Deal deri në vitin 2050 neutrale ndaj klimës, kjo do të thotë, që Europa të mos emetojë më shumë gazra të efektit serë nga sa mund të kursejë. Përpara zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së politikania kristiandemokrate gjermane, Von der Leyen, në qershor e ndodhur nën presionin e konservatorëve dhe liberalëve, deklaroi se do të bëjë disa lëshime lidhur me kushtet e vendosura për mjedisin./ DW
Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes k...
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-...
Palestinezët, përmes një draft-rezolute që po e qarkullojn...
A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë...
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendos...
Alexis Tsipras ka nxjerrë jashtë loje Kasselakis. Ish-krye...
11 viktima dhe nëntë të zhdukur. Ky është bilanci tragjik ...
I quajtur si supertajfuni "Yagi" në Vietnam la pasoja ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se ka një plan...
Ish-anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka thë...
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka...
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president...
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët ru...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për r...
Kush ka qenë mëngjeseve në Gjermani para shkollave fillore...
Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të V...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një rast të gripit të s...
Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dh...
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mër...
Sulmi me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhi...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...