"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...

Olaf Scholz është një njeri i qetë, të cilin është e vështirë ta nevrikosësh. A mundet ai të dalë jashtë kontrollit, të ngrejë zërin apo të jetë emocional? Ndodh shumë rrallë që kancelari socialdemokrat të devijojë nga linja e tij e qetë, profesionale dhe e arsyeshme.
Krejt ndryshe ishte prezantimi i tij në Bundestag (11.09.2024) gjatë të ashtuquaturit debati i përgjithshëm. Ky debat zhvillohet gjithmonë javën e diskutimit të buxhetit, kur parlamenti mblidhet të konsultohet për buxhetin e vitit pasues. Qeveria dhe opozita e shfrytëzojnë këtë seancë për debate të përgjithshme edhe lidhur me punën e qeverisë.
Bilanci nga këndvështrimi i opozitës, sikurse edhe pritej, ishte mizerabël. "Eshtë Gjermania sot më e sigurtë se më 2021? Jo. Eshtë Gjermania sot më e aftë për konkurrencën se në 2021? Jo. Eshtë Gjermania sot politikishht më e qëndrueshme se në 2021? Jo". Kështu e hapi debatin Alexander Dobrindt, kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve bavarezë të partisë kristiansociale (CSU). "Koalicioni nuk është koalicion i përparimit, por i rrënimit të këtij vendi."

Tema qendrore e debatit ishte politika për azilin dhe refugjatët. Pas dështimit të bisedimeve për emigracionin ndërmjet qeverisë dhe kristiandemokratëve/kristiansocialëve (CDU dhe CSU) në opozitë, kancelari dhe kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, shkëmbyen replika të forta duke sulmuar ashpër verbalisht njëri-tjetrin. Ata i ngarkojnë reciprokisht njëri-tjetrit përgjegjësinë për dështimin e përpjekjeve për gjetjen bashkërisht të një zgjidhjeje ndaj problemit të emigracionit të parregullt.
Pas atentatit me thikë në Solingen në mes të gushtit, qeveria paraqiti propozimet për ashpërsimin e ligjeve të emigracionit dhe të sigurisë. Në thelb synohet, që qysh në kufi të kryhen procese të përshpejtuara për aplikimet për azil. Refugjatët, të cilëve u refuzohet kërkesa, duhet të mbahen në afërsi të kufirit derisa të shqyrtohet aplikimi i tyre për azil.
Këto plane janë "tepër larg asaj që është e domosdoshme" kritikoi Merz në Bundestag. CDU/CSU do që të kthehen qysh në kufi refugjatët, sepse Gjermania ndërkohë është e mbingarkuar me pranimin dhe integrimin e tyre. Njerëzit duhet të paraqesin kërkesën për azil, sipas rregullores së Dublinit, në vendin ku kanë shkelur për herë të parë kufirin e BE-së.
Merz përsëriti në Bundestag qartazi: "Sipas bindjes sonë janë dhe mbeten ligjërisht të lejueshme kthimet e refugjatëve në kufijtë shtetërorë të Gjermanisë, në sfondin e gjendjes aktuale, kjo është praktikisht e mundshme dhe madje politikisht domosdoshmëri."
Por qeveria duke iu referuar ligjeve europiane e hedh poshtë këtë. "Disa prej jush janë tani krejt të habitur, që vendet fqinje janë ende aty ku janë, e na thonë, se ne nuk e pranojmë këtë", tha kancelari i indinjuar duke iu adresuar grupit parlamentar të konservatorëve. "Meqenëse ka kaq shumë gra e burra me një hubris të madh, po jua them shprehimisht: Pushteti i Republikës Federale të Gjermanisë mbaron në kufijtë e Republikës Federale të Gjermanisë."
Scholz e vuri në dyshim, që unioni konservator vërtetë e ka pasur seriozisht bashkëpunimin. Ai e quajti këtë si një "shfaqje teatrale" dhe mungesë vullneti për ta zgjidhur vërtetë problemin e emigracionit. Unioni konservator qysh në fillim nuk ka synuar arritjen e marrëveshjes dhe më pas u "zhduk".
Duke iu drejtuar Merz-it, Scholz thirri: "Ju jeni tipi i politikanit, që beson, në një intervistë me gazetën 'Bild am Sonntag' se e ka zgjidhur çështjen e emigracionit. Por pa dalë mirë nga redaksia, harron se çfarë ka propozuar, sepse asnjëherë nuk e ke pasur në plan të kujdesesh për këtë."

Ishin sulme personale të pazakonta, toni i fjalimeve ishte pjesërisht i acaruar. Merz u indinjua më shumë nga akuza, se unioni ka synuar qysh në fillim dështimin e bisedimeve për emigracionin. Ky hamendësim, se bisedimet "ishin një inskenim", është "infam", tha shefi i CDU-së.
Ai hodhi poshtë gjithashtu akuzën, se unioni është ksenofob. "Gjermania duhet të jetë dhe të mbetet një vend i hapur dhe dashamirës ndaj të huajve." Unioni është "tërësisht dhe pa mëdyshje kundër çdo forme të urrejtjes ndaj të huajve dhe ksenofobisë".
Gjatë fjalimit të tij Merz më tej kritikoi politikën e qeverisë. Një "shumicë dërmuese e qytetarëve të federatës" nuk u beson më SPD, Të Gjelbërve dhe FDP-së, "se po e sjellin vendin në kursin e duhur", e shprehu përmbledhtas frymën në vend kreu i CDU-së. Sipas sondazheve aktuale tre të katërtat e gjermanëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë.
Zgjedhjet në Saksoni dhe Tyringji ishin një katastrofë për partitë e koalicionit qeverisës. Partia pjesërisht e ekstremit të djathtë, AfD, ka fituar dy herë më shumë vota se SPD, Ekologjistët dhe FDP së bashku. Më 22 shtator janë zgjedhjet parlamentare në landin e Brandenburgut. Edhe atje AfD kryeson.
Ndryshimet në politikën e azilit dhe emigracionit kërkohen nga një shumicë e qytetarëve. Kancelari Scholz bëri të qartë në Bundestag, se është i hapur për bashkëpunim me unionin konservator. "Të drejtosh nuk do të thotë të ngjitesh në barrikada duke bërë gjeste të egra", tha ai duke iu adresuar Merz-it. "Drejtim do të thotë, të vësh në lëvizje njerëzit e tu për një kompromis."/ DW
Këtë të enjte ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare is...
Një ish-punonjës i CIA-s dhe kontraktor për gjuhët me FBI-...
Rreth 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial ...
Në Shtetet e Bashkuara po përkujtohen të martën rreth 3 mi...
Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidenti ...
Të paktën 34 persona janë vrarë, përfshirë 19 gra dhe fëmi...
Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kry...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të ...
11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendje...
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksion...
Ish-Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harr...
Gjermania ka insistuar se vendimi i saj për të kryer kontr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani d...
"Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar...
Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes k...
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-...
Palestinezët, përmes një draft-rezolute që po e qarkullojn...
A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...