OKB: Shqipëria në mesin e 6 vendeve, me rënien më të madhe të popullsisë në botë deri më 2054
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksion...

11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendjen e njerëzve për shkak të sulmit terrorist mbi dy Kullat Binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ajo ditë sot shënohen plotë 23 vite. Mijëra njerëz panë nga televizorët e tyre anembanë globit skenat apokaliptike që u zhvilluan në një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike të botës perëndimore.
Gjithçka nisi me rrëmbimin e katër aeroplanëve nga terroristë të Al Qaeda-s. Në orën 8:46 të mëngjesit, njëri prej tyre u përplas me kullën veriore të qendrës së madhe tregtare në New York, duke krijuar një çarje të thellë të ndërtesës.
17 minuta më vonë një aeroplan tjetër pasagjerësh përplasi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.
11 shtatori është cilësuar edhe si ngjarja që ndryshoi botën, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.
Presidenti Bush që ndodhej në Florida, në atë kohë informoi popullin amerikan se vendi kishte përjetuar një sulm terrorist. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit pezulloi të gjitha fluturimet, hera e parë kjo që ndodhte në historinë amerikane, të pezullohej transporti ajror.
Vetëm pak kilometra jashtë Uashingtonit, një avion tjetër u përplas mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë, duke shkaktuar qindra viktima dhe të plagosur.
Në nëntor të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme të furishme, larguan lëvizjen talebane nga pushteti në Afganistan.
Atë kohë, Afganistani qeverisej nga talebanët, të cilët kishin aleancë me Al Qaedën.

Misioni i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera në Afganistan ishte ta shkatërronin Al Qaedën, ta kapnin Bin Ladenin dhe t’i largonin talebanët nga pushteti.
Amerika dhe aleatët e saj larguan shpejt qeverinë talebane nga pushteti, por iu deshën dhjetë vjet ta gjenin dhe ta vrisnin Osama bin Ladenin.
Përfshirja ushtarake në Afganistan vazhdoi me vite, duke u bërë lufta më e gjatë në historinë e Amerikës.
Në vitin 2021, njëzet vjet pas sulmeve të 11 shtatorit, trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, derisa talebanët morën sërish kontrollin e këtij vendi.
Sot, 23 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë, apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake, qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë./ CNA
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), në projeksion...
Ish-Presidenti Donald Trump dhe Nënpresidentja Kamala Harr...
Gjermania ka insistuar se vendimi i saj për të kryer kontr...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...
Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani d...
"Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar...
Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes k...
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-...
Palestinezët, përmes një draft-rezolute që po e qarkullojn...
A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë...
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendos...
Alexis Tsipras ka nxjerrë jashtë loje Kasselakis. Ish-krye...
11 viktima dhe nëntë të zhdukur. Ky është bilanci tragjik ...
I quajtur si supertajfuni "Yagi" në Vietnam la pasoja ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se ka një plan...
Ish-anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka thë...
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka...
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president...
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët ru...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...