PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

FBI tha se Donald Trump "duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat" në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridës të dielën, vetëm nëntë javë pasi kandidati republikan për president i mbijetoi një tjetër atentati ndaj tij. Ish-presidenti tha se është mirë dhe jashtë rrezikut.
Sherifi i Qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw, tha se agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së qëlluan në drejtim të një personi që kishte drejtuar një pushkë të stilit AK drejt klubit, ndërsa zoti Trump ishte duke luajtur golf.
Zoti Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy çanta shpine të varura në një gardh dhe një kamerë GoPro dhe se ai ishte rreth deri në 500 metra larg nga zoti Trump dhe i fshehur mes shkurreve, ndërsa ish-presidenti luante golf. Personi hodhi armën dhe iku me një fuoristradë dhe më pas u arrestua në një distrikt aty pranë.
Disa media amerikane e identifikuan të dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, nga Havai, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të organeve të zbatimit të ligjit.
Zyrtarët që identifikuan të dyshuarin folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të diskutonin hetimin aktiv. FBI nuk pranoi të komentonte mbi identitetin e të dyshuarit dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
Incidenti është zhvillimi i fundit tronditës në një vit fushate të shoqëruar me ngjarje të pashmebullta dhe ndodh pothuajse dy muaj pasi zoti Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.
Vetëm një javë më pas presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara.
Në një email drejtuar mbështetësve të tij, zoti Trump tha: “Pati të shtëna armësh pranë (meje), por përpara se spekulimet ta dalin jashtë kontrollit, doja që të isha i pari që t’ju thoja: JAM I SIGURT DHE NË GJENDJE TË MIRË! Asgjë nuk do të më ngadalësojë. Nuk do të dorëzohem kurrë!” tha ish-presidenti.
Agjentët ishin pak përpara ish-Presidentit kur vunë re personin me armë zjarri, tha zoti Bradshaw. Agjentët dhe oficerët e Shërbimit Sekret me karroca golfi, si pjesë e masave të mbrojtjes, sigurojnë zonën para dhe pas ish-Presidentit Trump kur ai luan golf. Agjentët gjithashtu zakonisht sjellin një automjet të blinduar aty pranë, për ta strehuar me shpejtësi nëse shfaqet një kërcënim.
Ish-Presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh në Utah.
Masat e sigurisë për kandidatin republikan janë shtuar pas atentatit ndaj tij në korrik.
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente, ishin informuar për ngjarjen dhe do të vazhdojnë të marrin informacion për hetimin.
Shtëpia e Bardhë shtoi se ata ishin "të lehtësuar" që zoti Trump ishte jashtë rrezikut. Kandidatja demokrate për Presidente Harris, në një deklaratë tha se është "e kënaqur" që zoti Trump është mirë, duke shtuar se "dhuna nuk ka vend në Amerikë".
Në një postim në platformën X, senatori republikan Lindsey Graham, një nga aleatët kryesorë të Kongresit të Trump, tha se kishte folur me ish-Presidentin Trump pas incidentit dhe se ai ishte "në humor të mirë" dhe e karakterizoi si "një nga njerëzit më të fortë që kam njohur ndonjëherë”.
Sherifi i qarkut Martin, William D. Snyder, tha se i dyshuari u kap brenda disa minutave pasi FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Palm Beach lëshuan një mesazh urgjent për të kërkuar për një automjet specifik, numrin e targës dhe përshkrimin e personavre brenda tij. Zoti Snyder tha se “një nga njësitë e patrullës rrugore e pikasi automjetin, kontrolloi targën dhe me ndoqëm makinën”.
“E arritëm makinën, e ndaluam në mënyrë të sigurtë dhe e vendosëm shoferin në paraburgim.” Snyder tha se i dyshuari "nuk ishte i armatosur kur e nxorëm nga makina".
Ai shtoi se personi kishte një sjellje të qetë, pa reagime dhe shfaqi pak emocione kur u ndalua nga policia, duke thënë se i dyshuari nuk pyeti se pse ishte ndaluar.
“Ai në asnjë moment nuk pyeti, ‘për çfarë bëhet fjalë?’”.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland është informuar për situatën dhe po merr përditësime të rregullta në lidhje me të, tha një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë.
Ish-presidenti ishte planifikuar t’i kthehej fushatës, duke shkuar të martën në Flint të shtetit Miçigan dhe më pas të mërkurën në një tubim fushate në Nju Jork të mërkurën.
Në fund të javës, ai është planifikuar të marrë pjesë dhe të flasë në Takimin Kombëtar të Nivelit të Lartë të Këshillit Izraelito-Amerikan në Uashington, DC dhe të shtunën të mbajë një tubim në Uilmington të Karolinës së Veriut./ Voa
Në debatin mes kandidates demokrate për presidente Kam...
Në kancelarinë e Berlinit ekziston mendimi, se ka ardh...
DW: Presidente Jahjaga, tashmë ka disa vite që është p...
Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqi...
Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, 8 shtator...
Shefi ekzekutiv i kompanisë anglo-amerikane të miniera...
Një raketë, që u lëshua nga rebelët jemenas, Huthi, të...
Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s tha se çështja nës...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, sërish u ka b...
Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbi...
Banorët dhe autoritetet kanë vazhduar betejën e tyre m...
Të paktën tetë persona kanë vdekur gjatë përpjekjes së...
Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron a...
Zyrtarët rusë kanë thënë se nëse Perëndimi i lejon Kievit ...
Kandidati republikan për President Donald Trump tha të enj...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i bëri thir...
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Don...
Pesë persona kanë vdekur dhe më shumë se 100 të tjerë janë...
Rreth dyzet persona mësynë në departamentin e Onkologjisë ...
NATO ka mundur të bëjë më shumë për të armatosur Ukrainën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...