Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...

Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Ukrainë të premten pas vendimit të Brukselit për ndarjen e një ndihme të re prej 160 milionë eurosh, kryesisht për energjinë. Bashkimi Evropian vlerëson se rreth gjysma e infrastrukturës energjetike të Ukrainës është shkatërruar nga sulmet ruse. Zonja von der Leyen thotë se shumica e fondeve do të sigurohen nga pasuritë ruse në BE që janë bllokuar për shkak të agresionit të Moskës. Shkatërrimet nga bombardimet e vazhdueshme ruse kanë dëmtuar sistemet e ngrohjes së shtëpive, spitaleve dhe shkollave, ndërsa temperaturat po ulen përpara dimrit të tretë të luftës.
Bashkimi Evropian thotë se Rusia duhet të paguajë për shkatërrimet që po shkakton në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian Urusula von der Leyen njoftoi sot në Bruksel se do të vizitojë Ukrainën të premten me zotimin e një ndihme të re prej rreth 160 milionë eurosh.
Shumica e kësaj ndihme, sipas zonjës von der Leyen, vjen nga pasuritë ruse që mbahen të bllokuara në BE.
“Kjo përfshin 60 milionë euro ndihma humanitare për strehimore dhe ngrohëse, ndër të tjera. Vendimi gjithashtu përfshin rreth 100 milionë euro për riparime dhe energji të rinovueshme. Këto 100 milionë euro vijnë nga pasuritë ruse në Bashkimin Evropian”, tha zonja von der Leyen.
Me sulmet e vazhdueshme ajrore, Rusia ka nxjerrë jashtë funksionimit rreth 9 gigavat nga infrastruktura energjetike e Ukrainës, për të cilën zonja von der Leyen tha se ishte e barabartë me nevojat energjetike të tri shteteve baltike.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, një organizatë ndërqeveritare që vepron në mënyrë autonome me bazë në Paris, tha të enjten se Ukraina mund të përballet me një mungesë prej 6 gigavatësh këtë dimër pasi kërkesa maksimale për energji elektrike rritet.
“Për shkak të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, dy të tretat e kapaciteteve të prodhimit të energjisë në Ukrainë u humbën. Ne po i afrohemi dimrit. Siç e dini, kur temperaturat ulen, kërkesa për energji rritet dhe kjo mund të jetë çështje kryesore për energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë”, tha Fatih Birol, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.
Një e treta e hidrocentraleve të Ukrainës gjithashtu nuk funksionojnë.
Gjatë konferencës së sotme shefja e BE-së gjithashtu njoftoi se një termocentral me karburant po çmontohet në Lituani për t’u dërguar në Ukrainë.
“Ndërsa flasim, një termocentral i plotë po çmontohet në Lituani dhe po dërgohet pjesë-pjesë në Ukrainë, me mbështetjen tonë. Ai do të rindërtohet më pas në Ukrainë. Kjo tregon gatishmërinë e shteteve anëtare për të mbështetur Ukrainën”, tha zonja von der Leyen.
Bashkimi Evropian gjithashtu njoftoi se do të rrisë eksportet për të furnizuar Ukrainën me energji elektrike./ VOA
Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe agjencitë e tjera...
Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur l...
Lumi Senio ka vërshuar në Castel Bolognese Ravena dhe uji ...
Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 450 të tje...
Hakerat iranianë duket se janë përpjekur të nxisin interes...
Pajisjet elektronike të komunikimit me mesazhe ‘pager’ të ...
Radiot e dorës që përdoren për komunikim nga organizata He...
Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar të mërkurën...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) e ka...
Shtetet e Bashkuara dhe Serbia nënshkruan të mërkurën ...
Në një intervistë për një media shqiptare në Amerikë, ...
Gjermania filloi të hënën kontrollet në gjitha pikëkal...
Një kompani tajvaneze tha sot se kishte autorizuar për...
Hezbollahu dhe qeveria libaneze fajësuan sot Izraelin për ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë ...
Ditën e djeshme shpërthyen pajisjet e komunikimit, që njih...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Egjipti nuk do ta pranojë asnjë ndryshim të masave të ...
Policia australiane ka depërtuar në “Ghost”, një aplikacio...
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuar...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...