Makina me pesë të rinj përplaset me shatërvanin/ Humbin jetën tre 20-vjeçarë në Itali
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 03:3...

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit.
Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar.
Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit.
Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga serverët kompjuterikë, stacionet hekurudhore dhe rrjetet energjetike.
Ministria kineze e akuzoi NSA-në për shfrytëzimin e dobësive në shërbimin e mesazheve të një marke të paidentifikuar të telefonave celularë të huaj, me qëllim që të vidhte fjalëkalimet e punonjësve të qendrës së kohës.
Sulmet, sipas ministrisë, mund të kishin kishin rrezikuar rrjetet e energjisë, transportin dhe madje edhe nisjet hapësinore.
Autoritetet kineze kanë deklaruar se që atëherë kanë “ndërprerë zinxhirët e sulmit, kanë përmirësuar masat mbrojtëse dhe kanë eliminuar kërcënimet e mundshme”.
“Në vitet e fundit, SHBA-ja ka ndjekur në mënyrë agresive një hegjemoni kibernetike, duke shkelur vazhdimisht rregullat ndërkombëtare të hapësirës kibernetike”, tha ministria kineze.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve kinezë të jenë vigjilentë ndaj sulmeve të huaja dhe të raportojnë aktivitetet e dyshimta tek autoritetet.
Vendet perëndimore kanë akuzuar grupe hakerash, të cilët thuhet se mbështeten nga Kina, për kryerjen e një fushate globale të spiunazhit kibernetik ndaj figurave që janë kritike ndaj Pekinit, institucioneve demokratike dhe kompanive në sektorë të ndryshëm të ndjeshëm.
Uashingtoni tha vitin e kaluar se një aktor i sponsorizuar nga shteti kinez qëndronte pas një sulmi kibernetik në Departamentin amerikan të Thesarit. Atëbotë, Pekini i cilësoi akuzat si “të pabaza”. /REL
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 03:3...
Beogradi pavarësisht presionit masiv nga BE vazhdon të mba...
Ushtria izraelite ka kryer sulme në Gazë, teksa Izraeli ka...
Muzeu i Luvrit në Paris, një nga institucionet kulturore m...
Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet lokale në 80 komuna ...
Një grabitje ka ndodhur në Muzeun e Luvrit në Paris. Lajmi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kanë përfunduar ...
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se ka "raporte të be...
Hetuesit policorë po kryejnë bastisje në komunën e Zveçani...
Maqedonia e Veriut mban sot zgjedhjet lokale në 80 komuna ...
Katër shtetas grekë, përfshirë një grua 26-vjeçare dhe tre...
Administrata Trump po shqyrton mundësinë deportimit të dy ...
Analisti i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski ndërroi...
Aeroporti më i madh i Bangladeshit u përfshi ditën e sotme...
“Mungesë durimi nga Brukseli dhe kërkesë për vendosjen e s...
Izraeli ka kthyer trupat e 15 palestinezëve në Gazë më 18 ...
Irani tha se nuk është më i detyruar që të respektojë kufi...
Komiteti Ekonomik dhe Social Europian (EESC) është bërë in...
Një ish-diplomat rus, i lidhur me skandalin për shmangien ...
Ndërsa Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e vep...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Një avion civil është rrëzuar në qytetin Tomblaine, në ver...
Moska po e ndërton një kompleks të ri të mbrojtjes raketor...
Për vite me radhë, lufta e Kosovës është rrëfyer përmes hi...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...