“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën n...

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të premten se rajoni i Ballkanit Perëndimor “nuk po duket aspak mirë dhe të gjithë kanë frikë se mund të ringjallen fantazmat e së kaluarës”.
Duke folur në Forumin 2BS në Budva, Lajçak theksoi se situata mes Serbisë dhe Kosovës është përkeqësuar pas konfliktit në veri të Kosovës më 24 shtator dhe se kjo është “sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për këto dy vende. "
Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.
“Fatkeqësisht, pas asaj ngjarjeje situata është e tmerrshme. Tani më e rëndësishmja është vërtetimi i fakteve dhe nxjerrja e konkluzioneve dhe pasojave. Nga njëra anë, duhet të punohet për normalizim dhe dialog, por nga ana tjetër kemi përshkallëzim", tha Lajçak.
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-kryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Më 3 tetor, Radoiçiçi u arrestua, u mor në pyetje dhe u urdhërua të mbahej në paraburgim policor deri në 48 orë, para se të lirohej një ditë më vonë, por pa pasaportë dhe me ndalesë për të shkuar në Kosovë.
Lajçak tha se ngjarja e 24 shtatorit nuk ishte aksidentale, por një çështje e rëndë dhe e qëllimshme e cila duhet të hetohet tërësisht.
I pyetur se çfarë mund të ndryshohet, Lajçak theksoi se në rrethanat aktuale nuk është e drejtë që Kosova të jetë nën masa negative të BE-së dhe se një nga mundësitë ka të bëjë me sanksionet (ndaj Serbisë), të cilat ai do t'i mbështeste.
Duke i komentuar akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se ai ia mban anën Serbisë në dialog, Lajçak tha se “kur dikujt nuk i pëlqen një mesazh, atëherë e sulmon atë që e ka sjell mesazhin”.
"Dialogu vazhdon që nga viti 2011. Në ndërkohë, kanë ndryshuar qeveritë në Kosovë dhe Serbi, kanë ndryshuar edhe strukturat evropiane. Por, dialogu është e vetmja rrugë. Nuk ka të ardhme evropiane pa marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Serbisë, dhe atje nuk ka normalizim pa dialog”, shtoi ai.
Kjo, theksoi ai, është sfidë për të gjithë rajonin dhe jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën.
"Gjatë vizitës sime në Amerikë, u takova me të gjashtë presidentët nga Ballkani Perëndimor dhe të gjithë janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës", nënvizoi ai.
Vërejtjes së prezantuesit se nuk ka mundësi të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy vendeve, Lajçak iu përgjigj “do ta shihni”.
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, në të njëjtin panel tha se në Kosovë duhet të bëhet një hetim i pavarur: “Nëse në fund do të ishte e qartë se Serbia dhe lidershipi i Serbisë qëndronin pas çdo gjëje, ajo donte ta përdorte forcën për t’i ndryshuar gjërat në Kosovë, kjo do ta 'ndryshonte lojën'. Kjo do të thoshte se kishte një vendim në Beograd që në fakt nuk ka vend për Serbinë në BE, por se ajo mbetet një nga sferat e interesit të Moskës, që do të ishte një lajm i trishtuar”.
Duke folur për zgjerimin, Lajçak tha se për herë të parë ka vërejtur që BE-ja është më e gatshme për Ballkanin Perëndimor sesa vetë Ballkani.
"Megjithatë, zgjerimi nuk do të ndodhë vetvetiu. Rajoni i Ballkanit Perëndimor është skeptik, por merreni këtë moment seriozisht. Duket se Ukraina dhe Moldavia e kanë marrë këtë moment seriozisht, dhe vendet e Ballkanit Perëndimor jo".
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia dhe roli i NATO-s janë fokusi i Forumit të 13-të të Sigurisë 2BS./ REL
Zyrtarët amerikanë dhe meksikanë mbajtën bisedime për imig...
Prokuroria e Lartë në Beograd parashtroi ankesë të pre...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një dek...
Europol mbështeti autoritetet bullgare në "çmontimin" e nj...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka mbajtur një...
Çmimi Nobel për Paqe i është dhënë aktivistes iraniane...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministr...
Një sulm me dron në një akademi ushtarake siriane në qytet...
Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen të premten në G...
Shanset nuk shfrytëzohen në takimin e nivelit të lartë...
Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe a...
Në sfondin e ashpërsimit të tensioneve mes Serbisë dhe...
Rusia ka kryer një "provë përfundimtare të suksesshme"...
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Perëndimi k...
“Pasi u bë president falë një lufte, kur zbatoi skemën e ‘...
Gazetari Armand Bajram është gjendur së fundmi në një ...
Policia gjermane, hetuesit e taksave dhe agjentët e dogana...
Një sulm rus në veri-lindje të Ukrainës ka vrarë të pa...
Policia e Malit të Zi e ka arrestuar të enjten një shtetas...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borre...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...