Ndërprerja e energjisë në Maternitetin e Durrësit/ Spitali Rajonal sqarim publik
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...

Sulmi rus kundër Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë e kanë dobësuar ekonominë në të gjithë botën. Çmimet janë rritur, vëllimi ekonomik në shumë vende ka rëndë. Në përgjithësi lufta në Ukrainë ka çuar në ngadalësimin e ekonomisë botërore. Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN, ka bërë të ditur se në vitin 2023 më shumë se një e treta e ekonomisë botërore do të tkurret. Arsye: pasojat e luftës dhe pasojat e vona të pandemisë. Në SHBA, BE dhe Kinë rritja ekonomike do të mbetet në vendnumëro. Shumë kompani nuk i përballojnë dot kostot e shpenzimeve, por ka edhe nga ato degë që shënojnë fitime rekord.
Fitime të mëdha të degës së armatimit
Një nga përfituesit më të mëdhenj të luftës në Ukrainë është dega e armatimit. Lufta ka rritur nevojën për siguri në të gjithë botën, dhe me këtë edhe kërkesën për armë dhe pajisje ushtarake. Aksionet e prodhuesve të armatimeve janë ngjitur në maja që nga fillimi i luftës. Shembull për këtë janë aksionet e koncernit të armatimeve me qendër në Dyseldorf, Rheinmetall, vlera e një aksioni u rrit me më shumë se 200 euro, dy herë më shumë se para luftës. Sipas vlerësimeve paraprake në vitin 2022 fitimet e këtij koncerni janë rritur 20%. Kjo është "vlerë rekord" bëri të ditur vetë koncerni.
Sipas ekspertëve kjo degë do të mbetet e kërkuar edhe pas luftës. "Në këtë drejtim vihet re një kthesë në të gjithë botën dhe nga kjo mund të kuptohet, se industria e armatimit edhe pas luftës do të përfitojë në plan afatgjatë", shprehet Klaes Wohlrabe nga Instituti i Ekonomisë, ifo. Qeveria gjermane do të verë në dispozicon me fondin e posaçëm 100 miliardë euro për ushtrinë dhe do të shpenzojë mesatarisht të 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen - kështu industria gjermane e amatimit pret porosi të reja.
Koncernet e energjisë me fitime rekord
Edhe koncernet e energjisë kanë rritur fitimet nga lufta. Çmimet në tregun e gazit dhe naftës u rritën tej mase, edhe për shkak të uljes së ofertës nga Rusia. Fitimet e koncerneve të energjisë u rritën në të gjithë botën. Për shembull koncerni Exxon në vitin 2022 arrit vlera rekord. Ai e rriti fitimin me 147% në 55,7% miliardë dollarë- Kurse koncerni Shell e dyfishoi fitimin falë çmimeve të larta të gazit dhe naftës.
Edhe sektori i energjive të rigjenerueshme përfitoi me fillimin e luftës. Lufta tregoi, se kthesa energjetike ka rëndësi jo vetëm nga ana ekologjike, por edhe ajo politike. Pak pas fillimit të luftës u rritën vlerat e aksioneve të kompanive që prodhojnë energji të rigjenerueshme.
Dega e shërbimeve të sigurisë
Një sektor tjetër që ka shënuar fitime të larta pas fillimit të luftës ka qenë edhe dega që mbulon sigurinë. Lufta nxori në pah rreziqet e larta për sigurinë: Sulmet kibernetike u shtuan. Kërkesa për shërbime sigurie u rrit ndjeshëm. Kështu menjëherë pas fillimit të luftës, sipas revistës "Forbes" u vërejtën brenda 48 orësh 800% më shumë sulme kibernetike nga Rusia.
Shumica vuajnë pasojat e luftës
Por vetëm disa kanë përfituar ekonomisht, shumica e degëve të ekonomisë vuajnë pasojat e luftës. Sidomos sipërmarrjet që kanë pasur biznese me Rusinë apo tregti me Europën lindore kanë shënuar humbje të ndjeshme. Rritja e çmimeve, ngushticat në furnizime dhe pasiguria bëjnë që shumë degë të shënojnë humbje.

Te humbësit e mëdhenj bëjnë pjesë përveç kësaj edhe degët që në prodhim kanë nevojë për shumë energji, si industria kimike apo ajo e farmaceutikës. Çmimet e larta të energjisë vështirësojnë procesin e prodhimit. Kësaj i shtohen kohë më të zgjatura të furnizimeve për shkak të ndryshimit të destinacioneve të furnizimit si pasojë e luftës, apo mungesa e shoferëve të mauneve, për shkak të mungesës së shoferëve nga Ukraina apo Rusia. Sipas Shoqatës Gjermane të Industisë Kimike perspektiva për vitin 2023 nuk është e mirë. Koncerni kimik BASF ka shënuar humbje të ndjeshme, jo vetëm për shkak të prodhimit me kosto të lartë energjie, por edhe të prezencës me biznesin në Rusi. BASF ka bërë të ditur shkurtimin e 2600 vendeve të punës në të gjithë botën.
Edhe gastronomia dhe tregtia e pakicës vuajnë nga lufta në Ukrainë. Këto degë u goditën gjatë pandemisë dhe luftojnë me çmimet e larta të energjisë dhe artikujve ushqimorë. Kësaj i shtohet dora e shtrënguar e konsumatorëve, që për shkak të rritjes së inflacionit përpiqen të kursejnë. Dyqanet e bukës vuajnë ndjeshëm pasojat ekonomike të luftës. Rritja e çmimeve të energjisë që çon në rritjen e çmimeve të produkteve të bukës ka shkaktuar rënie të kërkesës./DW
Këtë të hënë (27.02.2023) takohen sërish në Bruksel kryemi...
Ka disa ditë që takimi i paralajmëruar në Bruksel mes krye...
Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, përmes ...
Alexander Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë dhe një al...
Një masë e ftohtë nga Arktiku ka shkaktuar furtuna në ...
Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori ...
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon as...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
Thellohet tragjedia në jug të Italisë, ku u përmbyt anija ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtje...
Vuhledari, një qytet në lindje të rajonit të Donetskut...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar vendet an...
Shqetësimet për thatësirë sa shkojnë e rriten në Europ...
Një numër supermarketesh britanike, si Tesco, Aldi, As...
Me disa surpriza të vogla përfundoi Festivali Ndërkomb...
Pas tri sulmeve të rënda kibernetike nga hakerët irani...
Një tragjedi ka ndodhur në Cutro, 20 kilometra larg Croton...
Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Jo...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...