Transformim i thellë/ Shqipëria i jep prioritet sigurisë kibernetike
Pas tri sulmeve të rënda kibernetike nga hakerët irani...

Me disa surpriza të vogla përfundoi Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin. Çmimet kryesore në konkursin e Berlinales u ndanë të shtunën në mbrëmje.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të ariut të shtunën në mbrëmje në Berlinale Palast solli disa të papritura: "Ariu i Artë" i Berlinales iu dha një filmi dokumentar "Sur L'Adamant" të regjisorit të njohur francez Nicolas Philibert ("Të jesh dhe të kesh"). Adamant quhet klinika ditore për njerëz me sëmundje mendore që portretizohet në film. Ajo është një anije me rrasa druri në Pont Charles de Gaulle në Paris, vetëm pak hapa nga Gare de Lyon dhe Biblioteka Kombëtare Regjisori Philibert ka xhiruar në këtë klinikë për gjashtë muaj dhe ka përcjellë seancat e terapisë, aktivitetet artistike dhe momentet e pushimit të pacientëve.
Filmi është një vështrim nga afër në jetën e pacientëve dhe si ata shohin botën rreth tyre. Ishte i vetmi film dokumentar në garën konkurruese sivjet në Berlinale. Juria e quajti një "film të projektuar me mjeshtëri". Ndërsa Philibert tha se ishte "thellësisht i prekur" që një dokumentar fitoi "Ariun e Artë". Ai tha se me filmin e tij është përpjekur të ndryshojë imazhin që shoqëria ka "për të ashtuquajturit të çmendur”.
Një tetëvjeçare shpallet aktorja më e mirë
Surprizë ishte edhe "Ariu i Argjendtë" për aktoren më të mirë: Ai iu dha tetëvjeçares Sofia Otero. Në filmin "20 000 especies de abejas" ("20 000 specie bletësh") ajo luan një fëmijë në kërkim të identitetit gjinor. Vajza ishte shumë e emocionuar kur e mori çmimin në mbrëmjen gala. Ajo është aktorja më e re që fiton një "Ari të Argjendtë".
"Ariu i Argjendtë" për regjinë më të mirë shkoi po në Francë, konkretisht për regjisorin Philippe Garrel për filmin e tij "Le grand chariot", i cili rrëfen historinë e një familjeje që bën teatër kukullash. Pas vdekjes së të atit, fëmijët – tashmë të rritur – ndodhen përballë pyetjes se si të vazhdojnë me teatrin. Garrel në fjalën falënderuese nderoi edhe regjisorin franez Jean-Luc Godard, që u na nga jeta vitin e kaluar. Garrel tha se është ndikuar shumë prej tij.
Drama "Roter Himmel” (Qiell i kuq) e regjisorit gjerman Christian Petzold fitoi çmimin e madh të jurisë. Filmi i tij tregon historinë e katër të rinjve që kalojnë verën e tyre në Detin Baltik dhe kërcënohen nga zjarret e pyjeve atje. Çmimi i jurisë shkoi për psikodramën "Mal Viver" të regjisorit portugez João Canijo. Filmi rrëfen historinë e disa grave që drejtojnë së bashku në një hotel të vjetër dhe tregon marrëdhëniet e tyre.
Regjisorja gjermane Angela Schanelec fitoi "Ariun e Argjendtë" për skenarin më të mirë. Ajo u shpërblye për filmin e saj "Music", në të cilin ka bërë edhe regjinë. Filmi trajton mitin e Edipit në një formë abstrakte.
Aktorja austriake Thea Honor fitoi çmimin për rolin më të mirë dytësor. Në thrillerin e regjisorit gjerman Christoph Hochhäusler "Bis ans Ende der Nacht" - (Deri në fund të natës) ajo luan një grua transgjinore, e cila së bashku me një nëpunës policie bëjnë investigime të fshehta në skenën e drogës.
Operatorja franceze Hélène Louvart u nderua me "Ariun e Argjendtë" për filmin "Disco Boy". Filmi flet për një të ri që ikën në Francë dhe bashkohet me Legjionin e të Huajve.
Fituesit e çmimeve të audiencës u shpallën më herët të shtunën. Filmi i Apoline Traore "Sina” u vlerësua për filmin më të mirë artistik. Në kategorinë "Dokumente Panorama” fitoi "Kokomo City” i regjjisorit D. Smith, i cili ishte në avion kur mësoi për çmimin dhe zbriti shpejt nga avioni për të marrë çmimin.
Nuk është hera e parë që një dokumentar vlerësohet me "Ariun e Artë" në Berlinale. Në vitin 2016, çmimin më të rëndësishëm të Berlinales e fitoi dokumentari "Fuocoammare" i regjisorit italian Gianfranco Rosi që trajtonte jetën e vështirë të refugjatëve që mbërrinin me anije në ishullin e Lampedusës në Itali.
Zelenski dhe Spielberg pikat kulmore
Ministrja gjermane e Shtetit për Kulturën Claudia Roth e quajti Berlinalen e 73-të të këtij viti një "rreze shprese në një kohë të errët dhune dhe shkatërrimi". Fituesit qëndrojnë "për një art kinematografik njerëzor dhe human", tha politikania ekologjiste.
Në programin e Berlinales së 73-të u shfaqën 283 filma, kurse në garën kryesore konkurruan 19 filma nga 18 vende. Pikat kulmore, përveç filmave, gjatë dhjetë ditëve të festivalit që mbyllet të dielën, 26.02.2023, me ditën e publikut ishte fjalimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski në hapjen e festivalit dhe "Ariu i Artë i Nderit" për regjisorin dhe producentin Steven Spielberg./ DW
Pas tri sulmeve të rënda kibernetike nga hakerët irani...
Një tragjedi ka ndodhur në Cutro, 20 kilometra larg Croton...
Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Jo...
Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600...
Nëntë nga 10 kompanitë që morën pjesë në studimin më t...
Nancy Levin, 25 vjeçe nga Pitsburgu i Shteteve të Bash...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën T...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se mund t...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli të shtu...
Rusia i ka ndalur furnizimet me naftë në Poloni përmes gaz...
“Sava” dhe “Danubi”, përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Ser...
Mediat e huaja raportojnë se prindërit në Korenë e Veriut ...
Një takim i shefave të financave të Grupit të 20 vendeve m...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi,...
Një vit pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Moska ...
Bashkimi Europian është zotuar se do të rrisë presionin nd...
Mohammad Ibrahim Bazzi, shtetas libanez dhe belg, i cili k...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Shumica e gjermanëve besojnë se dërgimi i armëve të Gjerma...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se nuk pret “inic...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...