Kërkohet asociacion i komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon as...

Ndërsa lufta në Ukrainë hyn në vitin e dytë, Drejtori i CIA-s William Burns tha të dielën se Presidenti rus Vladimir Putin ka vetëbesim të tepruar tek aftësia e ushtrisë ruse për ta detyruar gradualisht Ukrainën që të dorëzohet.
Gjatë një interviste televizive, zoti Burns tha se kreu i shërbimeve ruse të zbulimit pati shpalosur gjatë një takimi në nëntor një ndjesi arrogance dhe krenarie të tepruar në të njëjtën linjë me vetë zotin Putin se “mundet ta shfrytëzojë kohën në favor të tij, se ai beson se mundet ta dërrmojë gradualisht Ukrainën, se mundet t’i lodhë aleatët evropianë, dhe se me kalimin e kohës do të zërë vend edhe një lodhje politike”.
Kjo bisedë, gjatë së cilës zoti Burns tha se paralajmëroi për pasoja në rast se Rusia do të përdorte një armë bërthamore në Ukrainë, ishte “shumë dekurajuese”, sipas tij.
Zoti Burns tha se mendon se zoti Putin është “shumë i vendosur” për ta vazhduar luftën, megjithë humbjet në radhët e ushtarëve, disavantazhet taktike dhe ekonomike, si dhe dëmin ndaj reputacionit të Rusisë.
“Mendoj se Putini, në këto momente, ka vetëbesim të plotë tek aftësia e tij... për ta dëmtuar gradualisht Ukrainën”, tha zoti Burns gjatë një interviste për emisionin “Face the Nation” të kanalit CBS, që u transmetua të dielën. Zoti Burns tha se “në një moment të caktuar, atij do t’i duhet të përballet edhe me kostot në rritje, me arkivolë që do të kthehen në disa prej zonave më të varfëra të Rusisë”, zona nga ku ai tha se janë shumë prej rekrutëve që “përdoren si mish për top”.
Zoti Burns tha gjithashtu se zoti Putin po nënvlerëson vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Ukrainën dhe se nga eksperienca e tij ka konstatuar se pikëpamjet e udhëheqësit rus janë se amerikanët “kanë çrregullime në përqëndrimin e vëmendjes dhe se shumë shpejt do të orientohen drejt temave të tjera”.
Këto komente vijnë në një moment jetik të luftës, ndërsa administrata e Presidentit Biden ka krijuar bindjen se drejtuesit kinezë janë duke shqyrtuar nëse duhet ta furnizojnë Rusinë me armatime vdekjeprurëse.
“Kjo do të ishte shumë e rrezikshme dhe jo e mençur” tha zoti Burns, duke shtuar se një lëvizje e tillë do të tensiononte më tej marrëdhëniet mes dy vendeve me ekonomitë më të mëdha të botës. “Prandaj shpresoj shumë që të mos veprojnë kështu”, tha ai.
Zoti Burns tha se udhëheqësi kinez Xi Jinping, ka vëzhguar nga afër se si është zhvilluar lufta dhe “mendoj se në shumë mënyra ai është trazuar dhe kthjelluar nga ato çfarë ka parë”. Drejtori i CIA-s foli për situatën se “ku e ka sjellë arroganca e Putinit tashmë Rusinë” dhe tha se në sistemet autoritare, ku “askush nuk sfidon” udhëheqësin, “mund të bësh gabime të jashtëzakonshme”./ VOA
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon as...
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka reag...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka...
Thellohet tragjedia në jug të Italisë, ku u përmbyt anija ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, D...
Shërbimet inteligjente të Ministrisë britanike të Mbrojtje...
Vuhledari, një qytet në lindje të rajonit të Donetskut...
Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka akuzuar vendet an...
Shqetësimet për thatësirë sa shkojnë e rriten në Europ...
Një numër supermarketesh britanike, si Tesco, Aldi, As...
Me disa surpriza të vogla përfundoi Festivali Ndërkomb...
Pas tri sulmeve të rënda kibernetike nga hakerët irani...
Një tragjedi ka ndodhur në Cutro, 20 kilometra larg Croton...
Një gjest shumë i pazakontë i presidentit amerikan, Jo...
Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600...
Nëntë nga 10 kompanitë që morën pjesë në studimin më t...
Nancy Levin, 25 vjeçe nga Pitsburgu i Shteteve të Bash...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën T...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi se mund t...
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli të shtu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...