“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Gjenerali i ushtrisë ruse, Sergei Surovikin, është në mesin e gjeneralëve të lartë që janë zhdukur nga publiku që nga rebelimi i dështuar i 24 qershorit që synonte rrëzimin e nivelit të lartë politik në Rusi.
Surovikin, 56 vjeç, trupmadh dhe me kokë të rruar, u pa për herë të fundit më 24 qershor, kur u shfaq në një video ku shihej se nuk ndihej rehat dhe kishte frymëmarrje të vështirësuar, duke i kërkuar të hiqte dorë shefit të mercenarëve të Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Një raport i "New York Times"-it, i bazuar në një konferencë të inteligjencës amerikane, tha se Surovikin kishte njohuri paraprake për kryengritjen dhe se autoritetet po kontrollonin nëse ai ishte bashkëpunëtor.
Kremlini e hodhi poshtë atë raport, por të enjten nuk pranoi t'iu përgjigjej pyetjeve në lidhje me gjeneralin. Këtu janë disa fakte kryesore rreth Surovikin:
Fushata e Ukrainës
Surovikin, atëherë komandant i forcave ruse në Ukrainën jugore, iu dha komanda e përgjithshme në Ukrainë më 8 tetor - i pari që u emërua publikisht në atë rol.
Rusia sapo ishte mposhtur në rajonin verilindor të Harkivit. Brenda një muaji, ai kishte urdhëruar një tërheqje nga bregu perëndimor i lumit Dnjepër në rajonin jugor të Hersonit në Ukrainë, duke pranuar se forcat e tij ishin në rrezik të mbylleshin nga bombardimi i një ure të rëndësishme.
Kontigjenti, i vlerësuar nga SHBA-ja në 30.000 trupa, u tërhoq duke hedhur në erë urën pas largimit të tyre.
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës dhe diplomatët perëndimorë thanë se Surovikin duket se ka rritur disiplinën, ndërsa ka shtuar gjithashtu sulmet ndaj infrastrukturës.
Imazhi i tij si një siberian gjigant, i gatshëm për të përdorur taktika brutale për të arritur rezultate, u bëri thirrje nacionalistëve rusë, të cilët mendonin se ai mund të mbikëqyrte tërheqjen pa hapur ndarje të rrezikshme të brendshme.
Megjithatë, me stagnimin e luftës, në janar ai ishte në vartësi të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, duke qëndruar si një nga tre zëvendësit e Gerasimovit.
Wagner
Pas tërheqjes nga Hersoni, Prigozhin, një kritik i ashpër i Gerasimovit dhe ministrit të Mbrojtjes Sergei Shoigu, e vlerësoi Surovikinin si "një njeri që nuk ka frikë nga përgjegjësia".
Një muaj më parë, Prigozhin tha se Surovikin duhet të zëvendësojë Gerasimovin.
Kur Prigozhin organizoi kryengritjen e tij, Surovikin ishte një nga dy gjeneralët që u panë një një video derisa nxitnin atë publikisht të hiqte dorë.
Megjithatë, Surovikin dukej i sforcuar dhe në siklet. Zyrtarët amerikanë i thanë "Reuters"-it të mërkurën se Surovikin kishte mbështetur Prigozhin, por se inteligjenca perëndimore nuk e dinte me siguri nëse ai e kishte ndihmuar rebelimin në ndonjë mënyrë.
"Moscow Times" dhe një publikues ushtarak raportuan arrestimin e Surovikin, ndërsa disa korrespondentë të tjerë të mbrojtjes thanë se ai dhe oficerë të tjerë të lartë po merreshin në pyetje nga shërbimi i sigurisë ruse FSB për të verifikuar besnikërinë e tyre.
Edhe agjencia "Associated Press", duke cituar burime, ka raportuar se gjenerali Surovikin besohet se është arrestuar disa ditë pas rebelimit. "Reuters" nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këto raportime.
Siria
Në vitin 2017, ndërsa komandonte Distriktin e gjerë Ushtarak Lindor të Rusisë, Surovikin, u dërgua për rreth tetë muaj në krye të forcave të dislokuara në Siri për të ndihmuar presidentin Bashar al-Assad të luftojë grupe të ndryshme rebele.
Në kohën kur ai mbaroi detyrën e tij, lufta civile ishte kthyer në favor të Assadit dhe presidenti Vlladimir Putin po përgatiste një vizitë për të njoftuar një tërheqje të forcave ruse.
Surovikin u shpërblye me komandën e Forcave Ajrore të Rusisë dhe u bë hero i Rusisë. Në vitin 2021 ai ishte gjeneral i ushtrisë, i barabartë në gradë me Gerasimovin.
Ndërsa Rusia mohoi të kishte shënjestruar civilët, Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore ruse dhe bombardimet shpesh pa dallim vranë 5.700 civilë në dy vjet deri në shtator të vitit 2017./ Rel
Liderët e Bashkimit Evropian vendosën në orët e para të më...
Më shumë se 600 persona janë arrestuar teksa përplasjet me...
Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion "Evropa e L...
Aktakuza penale federale, ndaj ish-Presidentit Donald Trum...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën të enjten, në ...
Gjeneralët më të lartë të Rusisë nuk janë parë në publik q...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të en...
Një protestë me tensione e përplasje u zhvillua ditën e so...
Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një lig...
Dhjetëra persona janë ngritur në protestë para ambasadës s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Djegia e Kuranit nga dy burra në Suedi pas aprovimit të gj...
Disa vende me shumicë myslimane kanë dënuar djegien e një ...
UASHINGTON - Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të leh...
Dy burra qëndruan jashtë xhamisë qendrore të Stokholmit të...
Alexis Tsipras, kreu i SYRIZA-s, u ka dorëzuar anëtarëve t...
Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste “Mbroj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në lidhj...
Mbrëmë është djegur pika statike e Policisë së Kosovës te ...
Administrata amerikane ndan të njëjtat shqetësime sikurse ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...